Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vullnet Mato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vullnet Mato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Vullnet Mato Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vullnet Mato   Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Apr 26, 2015 3:33 am

Poezi nga Vullnet Mato 11149310

Poezi nga Vullnet Mato



LUFTA TROJANE BRENDA KOKËS


Mbrëmë, brenda mureve kockore
të kokës sime,
bëhej luftë, si brenda mureve
të kështjellës trojane.
Akejtë e tërbuar të tregut
kishin qiellëzuar çmimet,
sapo kali prej duri i tatimeve,
kapërceu portën qeveritare.

Hekuba ime u kthye e pikëlluar
nga pazari mesdhetar,
ku ca mikenas të babëzitur,
kuletën e saj kishin zbrazur krejt,
për pak barishte stine,
spinaq, presh e panxhar,
sikur të ishin desh me brirë,
të kërcyer nga dheu përpjetë...

E frikësuar nga zemërimi im,
për atë boshatisje kulete,
ajo mendoi se unë, Priami,
do bëja sherr pse bleu karrota.
Por ndonëse i thashë:
“Paratë na marrshin të keqen!”,
gjithë natën gjëmimet e luftës,
më shpërthyen tymnajë nga koka...

I vrarë egërsisht nga kujtimet
jetike të rrogës së vjetër,
kundroja gruan me dhimbje,
tek sillej rreth kuzhinës mjerane,
se ditët e ardhshme, deri në
mini pensionin e muajit tjetër,
kështjella e kokës do më bëhej
gërmadhë e kësaj lufte trojane...





NË SYTË E MI, ENDET I PAPUNI...



Ai sytë i ka ndërruar
me dy liqene të tharë,
me kallamishte qerpikësh
gati për të lotuar...
Te nofullat ka vendosur
të çeliktën darë,
grahmat e urisë
në fyt për t’i penguar...

Në xhepa shtrëngon
dy breshkat e duarve,
me katër këmbët e kokën
të mbledhur grusht.
Trurin e ka të pllakosur
nga udhëkryqi i udhëve,
me katër horizonte shprese
te emigrimi në muzg...

Në tru i qëndron fiksuar
domosdoshmëria e ikjes,
se ka shumë pikëllime
fëmijësh të uritur aty brenda.
Ata me sy të zgurdulluar,
në shekullin e ikjeve kozmike,
shohin kulaç Hënën dhe Marsin
netëve nëpër ëndrra...

Heshtja e dëshpërimit të tij
është gjithë brenga ime,
që shkon tutje postblloqeve
me polici rrethuar...
Mund të isha krejt i qetë
madje i kredhur në gëzime,
sikur ai të shkonte te një yll,
larg Tokës për të punuar...





TI ANONIM NË LOG TË FJALËS
(Njeriut pa emër në internet)



Ti, që nuk nxjerr emrin e vërtetë,
nuk je krenar për emrin tënd në jetë
dhe nuk zotëron të drejtën morale,
të ndeshesh me të tjerët në log fjale.

Ashtu i fshehur pas maskës anonim,
mund të jesh frikacak i zhytur në krim,
mund të jesh hajdut që fsheh njollën,
dikush që hedh gurin dhe fsheh dorën.

Emri i vërtetë, të bën Gjergj Elez Ali,
kurse epiteti anonim, të lë Bajloz të Zi,
që nxjerr shpatën me synime të mprehta,
gjakos fjalët e tjetrit në prita të pabesa.

Lë kundërshtarin të godasë nëpër hije,
pa fytyrën e dukshme, pa emër burrërie.
Qofsh femër e bukur, apo e shëmtuar,
të paktën ndeshu me emrin tënd zbuluar.

Siç bëri Teuta, Shota e Maro Mokra,
e mos sulmo fshehtas me shigjeta dokrrash.
Po ta mbajti, dil në shesh drejtpërdrejt,
të kesh nder te shpata e gjuhës së vërtetë!...

Ose ulu te spektatorët e fushës së madhe,
të ndjekësh garën virtuale me kalorës fjale!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vullnet Mato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» TË GJALLËT, PA TRUP... / Poezi nga Vullnet Mato

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: