Cikël Poetik nga Lida LazajSfilata
(mund t`a lexoni edhe “Fushata”)Me kërcinjtë e thatë
njëzet e ca vite të gjatë
sfilojnë modelet
Seksin e bërë pleh
prej epshit pa fre
se mbulojnë mantelet
Pasarela kockë e lëkurë
hepohet e s`jepet
lëkundet e s`shembet.
Letër VëllaitTi gatit ikjen,mua më vijnë lotët
dhe avionët s`po m`ngjajnë si dallëndyshe
por skifterë, që zhgarravisin lamtumira në qiell
dhe hije trishtimi në tokë
Teksa ti gatit ikjen
e mua më janë bërë lumë lotët,
ndën plloçën e oborrit
zogori liliputësh-filiza bari t`lig
mezi ç`presin të pushtojnë pullazin
e të shembin tymtarin e ftohtë
Ndërsa ti tashmë ke ikur e mua mu thanë lotët
një krimb i vockël bren zemrën time
e bëhet bullafiq me mishin e drunjtë të portës.
Magjitë e mëngjesitS’janë vetëm vezullimet që ndez gjithësia
kur mbi të derdhet vesku i artë i rrezes së zjarrtë.
me natën ikin mëkatet inatet , mëritë
mbetur kujtim, veç dashuritë
Pa nerva, gjak, eshtra e mish
bëhem fluide, ndjehem puhizë
vezullon vesku në cdo qelizë.
Dal e ngadalë përditshmëria merr pushtetin
nis perceptoj, rifitoj qëndrën e gravitetit.
Po ata sy, po ato udhë
tek unë shohin lëkurën e vjetër
askush se di, që çdo mëngjes bëj dashuri
me veskun e artë të rrezes së zjarrtë
dhe nën lëkurë ngjiz tjetër jetë.
Shikim i shpejtë mbi zhguallin e breshkës.Era e re ja zhveshi rrugës lëkurën e vjetër
një tjetër, të re, shpresëndezur,
ngjeshur-ngjeshur si luspat e peshkut
me penj integrimi të fortë ia qepi Bashkia.
Si pyll i pushtuar nga sythet në mars
përplot me dëshira në rrugë u derdh njerëzia.
Jeta
për ta mbajtur entuziasmin në nivelin e asfaltit
në sfond të së bukurës, të kaltrës, të lumturës
e mbledh të trishtën pikë-pikë
në skutat e errëta, periferitë
nën petkun e shkëlqimit
në zemrat e pandjeshme
në mendjet e paplleshme.
Me të shtata ngjyrat, e plotë si ylberi
mbi zhguallin e breshkës zvarritet, rritet, sprapset, mësyn
përtyp vetveten, premtime qeverish, fara luledielli
zhgënjime, pezm e lëvozhga të zeza pështyn!
Gishtërinjtë primitivëU shkëputën nga lianet dhe arrat e kokosit
dhe për të rritur fëmijët ndërtuan qytete.
Kur e kur për hir të zakonit
kafshatën e njomin me ujë primitiviteti
mbi kurme njerëzish, që ecin në rrugën e Zotit
piskama të qelqta thërrmohen si breshëri.
Të njëjtit gishtërinj,
si thneglat i shtypin të heshturit
mandej, për shpirtra të pafajshëm ndezin qirinj!
Në mungesë të njeriutPër pak purpur të perëndimtë
për pak trishtim shiu në sy
duhet të lësh pak shpirt
në thonj pinjollësh të rinj nga fis i barbarëve.
Një përralltar të urtë
për të trembur vdekjen me një ëndër të re
s`e gjen as mes të ngjashmëve
që ushqehen si ty me bukë e kripë.
Ke qef të shtrihesh mbi lëndinë
si mbi kurme të qumësht foshnjash
ndën një qiell të ndezur shpirtrash
të vjen të jesh lëndinë
edhe të rrosh mbi të si bari.
TingullTingull mund të jetë
dhe ky shi cicërimash
dhe ky ajër i mermë i mëngjesit
dhe pëshpërima e flakëzës së shkrepses
dhe heshtja e këpuckave të bebit, që s`ka lindur ende
dhe kumbimi i këmbanës në ajrinë e së djelës...
Tingull mund të fanitet
dhe në livadhin me bar të kultivuar egzotik
kullotur nga qingja të bardhë gëlqerorë
dhe në përçapjen e mëtuesve të poezisë
që rreken ta ngërrthejnë vargjeve të bardhë
e limiteve të përcaktuara të metrikës e rimës
dhe në mundin e milingonës
që ngjit Everestin me gurin e Sizifit mbi shpinë.
Nën këtë diellNën këtë diell
ky ajër plot marrëveshje, kundërshti
lidhje, zgjidhje tradhëti.
pasione epshe: imitim dashurie
kur e kur vegon një gonxhe e freskët
Relikte e kohës kur dashuria dhe njeriu ishte tempull e vlerë
nën këtë diell.
Nën këtë diell
trafik shurdhues mendimesh
nën flokë bjondë, të kaftë, të zes
nën këtë diell.
Nën këtë diell
freskinë e vesës dhe myshkut të kopështit
të një shporte me kumbulla aguridhe
si dhe kapardisjen e sallatës e spinaqit
që kanë përvetësuar vlerat e mishit
e dergjen në trotuar për tu shitur,
për hir të pjatës së supës së drekës
Nën këtë diell
një varg fëmijësh: burra e gra të një kohe të pritshme
si rruaza gjaku dorëpërdore
bllokojnë lëvizjen
dhe ja përcjellin trotuarit përballë
ku një kuti e përmbysur kartoni shpërfaq të njëjtin ankth mbijetese
duke ofruar stringla kineze e bar farmacije
nën këtë diell...
Nën këtë diell
dhe unë më shpirt të zgavruar
nga malli për malet,për njerëzit, për lulet dhe yjet
nën këtë diell
Nën këtë diell
s`u lodhën pëllumbat e bardhë të ndjesive
dhe krahët e mij kilometrikë të përqafimit
nën këtë diell...
Nën këtë diell
dhe bota s’u lodh duke m’i ngjyer pëllumbat
me ngjyra dyshimi.
Nën këtë diell
ngrohemi të gjithë pa hile
i vetmi që s`bën kompromise
është ky diell!
Stafford, babai dhe unëMe trenin tim të gjelbër
po nis këtë mëngjes, në udhë mendimesh
adhurimin tim, si vijë e drejtë,
nga vendi im me teka stinësh
deri përtej vijës së kufirit Kanadez.
Për të të thënë, se:
“ushtari i panjohur, që kurrë nuk u vra”
është babai im, jam unë
janë miliona si unë,që nga këto bokërima
deri te kufiri, e përtej kufirit Kanadez.
Jam unë që vdes në mbrëmje dhe rilind në mëngjes
si fije e hollë, e mprehur bari
prej erërash dhe acari
si tel i tendosur violine
ku strehohen dashuri, e këngë vaji.
Po nisem me trenin e gjelbër të adhurimit
nga këto maja malesh, ku shqiponjat kanë foletë
duke shpërfillur shpërfillësit
burra e gra të nënqiellit tim.
Po nisem! Me dorën time të sedeftë,
ku ruaj nga babai, si thesar të vetmin trashëgim
lotin e nxehtë, kur kali i bardhë ndërroi jete.
Me këtë dorë të prek çdo fije
ti përkulem, si tempullit, çdo guraleci
ku shikimi yt ra
‘’përgjatë kufirit Kanadez”
Kur shkruaje në letër
‘’heroizmi për emër, qiellin ka”
*William Stafford, poet amerikan 1914-1993
TrëndafilI vogli trëndafil
të mëkova me ëndërra
me ujë sysh, me kafshata të mira nga jeta
me përralla e ninulla sa m`u sos fryma
e të përkunda, deri sa dora m`u bë cung
Si t`u mbush mendja
t`i çelësh petlat
të kundërmosh përmbi humnera
tani që zemra s`më ka guxim?
Heronjtë e gjethes së spinaqitNën hijen e stërlashtë të qerpikut
mirazhe anijesh të mbytura iu shfaqen në horizont
si etërit dhe bijtë,
në kërkim të thesareve që gjyshërit si gjetën
eksplorojnë thellësitë
Dalin në breg në trajtën e spinaqit në avull
rikrijojnë strukturën
dhe thellë e më thellë
kërkimi vazhdon
dhe djepat përkundin
të tjerë heronj.