Cikël poetik nga Skënder LazajS'MUNDEM TË TË PREKKam soditur qiejt me yje
Por kurrsesi një yll si Ty
Kur në orbitën e syrit hyje
Prej orbite më dilnin të dy!
Ndoshta ndonjë yll i qiellit
Në tokë për mua edhe ka zbritur
Por Ty dhe planetin e diellit
Kurrsesi s''ju kisha pritur!
Se askush nuk i është afruar
Atij lëmshi t'zjarrt gjer më sot
Në buzë diellin e ke ngujuar
Prandaj dhe nuk të t'prek dot!
BUZËQESHJA TË BËN HYJNORES'të kam thën kurr se Je më e bukura në botë
Se bota ka plotë vajza të pashme
Por të të them se pa Ty s'jetoj dotë
Sepse si Ti askush s'është e ngjashme.
Ti je ajo pika mindis hyjnis dhe njerëzores
Ku s'kam njohur tjetër atje të jet ngjitur
Kur Ti buzëqesh mer nga anë e hyjnores
Ndaj dhe me shpirtin tim i Yti është nginjur.
Ty s'mund të krahasoj me asnjë mbi rruzull
Me askëd tjetër në ktë jetë dhe në tjetrën
Sepse për mua Ti je si një busull
Ku më drejton të gjej të vërtetën.
FRYMËMARRJATerrit u nisa të ikja sonte
e lash ëndrrën me Ty në gjumë
por më ktheu frymëmarrja Jote
pa të s'merja frymë as unë !!!
GJERMANEdhe pse ma dogje tre herë qytetin tim
unë nuk u hakmora ndaj teje, gjerman
sepse erdha si mik e më prite si të tillë
folëm e dorën njëri tjetrit i shtrënguam!
Desha të ta bëja një pyetje në fakt
por k'saj here s'erdha për të në t'vërtet
vallë pse erdhe nga kaq shumë largë
të kujtohet kur e dogje?quhej Përmet!
Pasi dëgjove poezit e mia në Bon
ndoshta mundet të jesh bërë edhe pishman
por ajo që ndodh s'mund të zhbëhet, kupton?
ndaj erdha si mik e më prite si të tillë, gjerman!