Poezi nga Agim DeskuCUCA E MALEVE E DITËVE TONA
(Cuca e maleve)Kur zoti krijoj botën
Cucën e maleve e shndërroj
Në vet Shotën.
Të flet me gjuhën e zotit
Shqip.
Diellin e luti të ngroh
Tokën e zanave
Të ndritë udhën e shqipeve.
Orën e maleve e ruajnë
Edhe nga mërgimi
Zemër plasur eh,sa me mallë pikëllimi.
Kjo tokë rritë mijëra zana.
Cuca e maleve e ditëve tona
Ngjanë në vet hyjnitë e ozonit.
Linden në tokën e trofeve
Kujtime ruajnë në gjirin e shqipeve.
Sa e bukur është toka dhe bota
Me cucën e ditëve tona jo vetëm në ëndrra.
Dashurinë e shkrepin vetëm për shpirt adheu
Nga djajët lakuriq me fytyrë ujk a njeri.
Kanë lindur në djepa zanash
Mbi sy yje Davidi pranë
Bota e tyre më asgjë nuk e ndërroj.
Cuca e maleve e ditëve tona
Rri atje ku rri vetëm zoti.
Në tokë e male ,qiell e det
Ngado që shkon,ecja e saj ngjanë
Si vet Shqipëria zot e mbret.