Poezi nga Mirvete MehmetiMRËMJA NORDIKETani në rrugën tënde jam
brenda teje dhe vetes time
të gjithë janë në gjumë...
Vetëm hapat e mi
të pa dukshëm
në lëvizje janë
sikur mundohen
ëndrrën ta zgjojnë
të ikin…
hija ende rrin
në pritje të ujërave të kohës
apo të një grimce blerimi me diell
që kur shputa shkelë
të lë gjurmë të buta...
Ҁ'KEMËҀ'kemë për drekë sot moj nënë?...
bukë e shpresë,si cdo ditë
për shtatëmbëdhjetë vite
gjellë me ujë loti,
bukë nga dheu ,atdheut
e ëmbëlsirën
me gurë vendlindje sheqerosur
SI DRURIN
Burgosur brenda vetes
me mendimet,
si dhe ku të hedhë hapin
me këmbë të lidhura nyjë.
peshë e rëndë
kodër i bëri supet
me ngjyrat e jetës
që vetëm fati din me i dhënë.
botë e kotë,e shkretë
me njëmijë pyetje
pa as dhjetë përgjegjëje,
e shpirti,ngryset nga trishtimi
duke mbajtë pesqindmijë dhimbje
me shpresën se koha i shëron
mbase deri atëherë
krimbi të han si drurin.
GJALLË A VDEKURS'mund ta lë heshtjen
të bëj fole në mua,
aroma e luleve t'ua
mos mendo se më mashtron
A nuk e vërenë
se edhe bimët lotojnë
për mënyrën se s'i dhe pse jamë këtu
,,muri me gjoks nuk shtyhej''!...
Kot pëlhura e pranverës tënde më mbështjellë,
malli për atdhe
po e shqyen e bënë copë,copë...
Jo,jo s'do e lë ëndrrën skutave t'ua
një dallgë ndjenje
gjallë a vdekur
më skicon rrugën e kthimit
në djepin me ninula nëne.