Poezi nga Lola ShehiVETËVETES, SOT…Sa shumë qenkam mbushur sot, vullkan
Buza s’më qesh, shpirti-rebelim..!
Largohem qiejsh, si një re e vrarë,
Që thërret rrufetë për klithma me gjëmim…
Më kot harrakatem, askund nuk e gjej,
Ta shoh, ta prek, ta ndjej, ta kuptoj…
Veç stuhi dhe furtuna shoh gjithandej,
Me kot, veten time nëpër qiej kërkoj!
Kujtimesh, brengash, lotësh kristal,
Është arratisur…dhe s’di, vallë për ku…
Më shfaqet papritur, pa thënë asnjë fjalë,
Edhe unë i qëndroj heshtur, gjithashtu…!
Mos më thuaj...I shtrenjti im,jeta ime, nuk i ngjan jetës tënde
ndaj, jeta ime mos më thuaj aspak
kur brengave s`mundesh të më ndjekësh
kur s`e shpëton dot jetën time ngecur në lak
Joooo,mos më thuaj më jeta ime
tashmë,lodhur jam`, përsëritur shpesh ky togfjalësh
e di,ca të ashpër do të duken këto vargje
si re e vrarë ndihem sonte ,nuk kërkoj as të më falësh
Mos më mendo të fortë,jam veçse nje dritëz e vogël kandili
që pikës s`fundit t`vajit e lodhur lëkundet
jam veçse një filiz i brishtë,një fijëz e hollë peri
që pakëz ta tërheqësh, rrezikon të këputet.
Ahhh kjo e bekuar jetë, na qenka një det i trazuar
ne, qenkemi ca varka të vogla që lundrojmë mbi të
kur befas na përmbys ndonjë dallgë e tërbuar
pa frymë ,ashtu me shpirt e pa shpirt... bregut na lë...
RREBESH…Ngjitur rrobat trupit nga ky shi rrebesh,
Ftohtë nuk paskam, shpirtin e kam larg…
Koha rrotull meje ecën e përhumbur,
Nuk e ndjen aspak, lagur është një vajzë…
Çadrën telkëputur ja rrëmbeu era,
Larg ja vidhisi…s’dihet…se për ku...
Unë mendoja ty ndër të tjera,
Shpirtin tënd rrebel…gjithashtu...
E vështroja në sy qiellin e sterruar,
Iu drejtova ashpër me të rreptin varg:
“Ti rrebesh i egër,qiejsh i tërbuar,
Dashurinë time…dot…s’e lag.