Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Gentjan Banaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Gentjan Banaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Gentjan Banaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Gentjan Banaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Gentjan Banaj   Poezi nga Gentjan Banaj EmptyWed May 15, 2013 10:40 am

Poezi nga Gentjan Banaj Foto_g11

Gentjan Banaj


Poezi nga Gentjan Banaj



NËNA


Nënë…
…sa pak i ngjaj lotit të gjirit tënd…





TINGUJT

Kambana ra. Ora 7 : 00
Tingujt morën udhën.
Heshtja pjell kufij mbi fushën e pamatë.… 3 pika kërkojnë ngjyrën në eter
Ne cakun e dy kohëve
E tashmja uli bërrylat mbi qytet
… gjysmë dritë, gjysmë terr…
… 3 rrahje u perulën mbi trini
Në eter,
Filli i mbetur i agut
Shuhet në agoni
… 3 here mbi çati dielli u nis
Nga honi i kambanës
Gjuhëza ra,
Strehuar nën një qiparis
3 herë rrugët morën kthimin
Dhe vete tingujt u kthyen natë.
Kambana ndali.
Ora 7 : 00






BEBE

(Bebe Alisës, që i duhej një emër vetëm për çertifikatën e vdekjes)

Ti, mbetesh një kujtim fare i brishtë
Sa gjurma e një loti, që dora aq natyrshëm e fshin mbi faqe.
Aq e vogël
Sa dy orët e tua të jetës
Që shkuan po aq natyrshëm
Midis dremitjes dhe ëndrrës për të qenë
E përsëri kaq thjesht
E fshij edhe një lotëz tjetër me dorën që kryen ritualin e pastrimit.
Pas teje,
Dy orëve të vogla të zërit tënd që kërkonte në hapësirë
Ekzistencën
Gjithë vitet e mia rendin të kapin kuptimet deri tek thinjat e reja
E po kaq lehte prej syrit davaritet mjegulla
Me pak vesë mbi faqe.
Ti s`mund të jesh më tepër se një imazh ku unë
Zvaritem përditë të gjej detajet e muguara për plotësinë tënde
Jashtë kornizave të thyera.., në konturet e trupit tënd.
Ndoshta
Në dy orët e tua vogla
Ti vajtove lirirkën e një jete që shkon me mua
E përsëri në vite zëri humbi tej mureve të sallës
Në duart e gjakosura , të përditshmerisë së një mamie.
Bir.
Bir i vogël,
Edhe ti ndoshta kuptove se ç`është loti.
Ndoshta dy orë të një jete
Janë pafundësi…
Tashmë u bënë 11 vjet e pak muaj
E kush e di
As të dielave rruga nuk më bie andej
Në një varr që veçse në qiell mund të jetë.*
Ndonjëherë, eja të më takosh
Ashtu si do të bëje me buzkat e vogla e flokëzat kaçurrela
Në dremitjen e paqtë të ëndrrave të tua.
Kam ndierë që më ke thirrur
E ke pasur frikë nga errësirra, ndaj strukeshe nën shtroje e belbëzoje ne gushën time
Ashtu e vogël
Sa pëshpërima e një mesnate.
Gjithë këto kohë
Të dy orëve të tua
Unë të kam treguar gjithë përrallëzat me hirushe e kësulkuqe
Që ti të dremisje e qete…, veçse nuk di pse gjithë ditëve I përsëris edhe në rrugë.
Vëllai dhe motra më pyesin përherë për ty,
se e dinë që ti je gjumashe e madhe dhe lodrat ata t`i kanë ruajtur
në shportën tënde të vogël.
Tashmë fli !
Babi do të iki në punë të të sjell kukullën me sy të shkruar si të tuat
E me flokëzat e verdha bishtalec.
Në mbrëmje, kur ti të më përkëdhelësh e të më puthësh me dihatjen tënde sit ë lepurushes
Unë do të të tregoj përrallëzën tonë.
E do të të tregoj gjithë c`më ka ndodhur këto kohë.
Edhe kur të më bjerë rruga andej
Do vij të të shoh,
Fli,
….
E vogla ime që s`do të rritesh kurrë.
Ti me dy orët e tua
Sa një dremitje
Që nuk u zgjove kurrë
M`i zgjat në pafundësi këto kuptimet e mia
Dhe duart,
Natyrshëm…
Fshijnë lotët që më aviten mbytshëm, sa herë të kërkoj ty…

* Duke respektuar traditën, një fëmijë të porsalindur dhe të paemër i jepet një varr që prindërit të mos e gjejnë. Ndjell keq sipas gojëdhanave nëse prindërit e gjejnë dhe njohin atë vend. Ndaj dhe ajo prehet atje , ku askush nuk e di…








KOHA


Qëndroj ballë pergamenit të kalbur
Një molë e bluan pa të keq me tik-tak.
Hieroglifet heshtin nën gri harrimi…,
Në lëkurën time mbijnë nga pak
Koha shkel mbi kufoma dhe eshtra
Duke thënë me vete një postulat modern.
Qëndroj ballë testamentit si kohë që shkoj
Rrotullimi rreth boshtit shkon dhe vjen.
Avujt e frymës vizatojnë një ëndërr
Deri sa bie si gërmë mbi pergamen .
Mola kompozon në tretjen e tik-takut
Gërmat rriten si bimë të përflakura.
Koha na përdor,apo ne kohën tonë
Harxhojmë me kupa uji të përgjakura!?









AT


Ati im, më rrokullis në lutje gjithkund
Teksa vdes nga pak i kryqëzuar kështu.
Parajsën në mëkate shoh të humb
…Dhe tokën të humb gjithashtu.
RRetullohem rreth vetes si mohim i njëshit
fytyrash që sillen kohës absurd
ferri e parajsa kthehen në mister,
në qiell, në tokë, kuturu, gjithkund..
Ti, veç vret me butësi e mungesë
E pas dere prej ajri thuhet se je.
Unë, vec pëshpërim rënkimi dëgjoj
Nga rrufete që ti zbraz përdhe.
At, dhe pse s`të shoh më larg se “unë”
të luash zare fat`thënash kohëve që s`janë,
Një të diele, krejt i kërrusur mbi altar,
të tregoj shpinën që ti m`shqeve me kamë.
Pas dere, ti, vec britma dëgjoje
kur akuj shkelja pas dimrave të tu.
Ti, vjeshte psherëtije, zhveshje dhe përulje
dhe dyert i theve, po ashtu.
E me pas, prej zjarri e zëri, Zeus më zbrite
Ne token ku vriten vetetimat dhe engjëjt.
Dhe ti, si Kronus kerkon te me perpish
Mua, birin tënd të harruar në ëndërr.
Pra, At, o At gjakatar……
Eshtrat e mia të bezdisin në fyt
të përjeteshmit u lodhën me pavdekësi
Ndaj ëndrra ka filluar të të mbyt.
Kështu pra, imzot që darkon me mërzinë
Teksa prej barkut qëe i linde, ëngjëjt t`u bën djaj.
Hesht, as ëndrra me lojra e vdekje mos shih,
Prej toke, biri yt të dënon; Mos qaj.









ART I MALLKUAR


Koha i kthen brinjët në shpata
shpatat,
zejtarët mallkojnë.
armë …të gatitura për një akt të nëmur
nga duar qe lutje dhe bollek mekojne
që nga drita e botës….
qëndisur
nga duart e uritura të një arti mbijetese
Mbi heliken e kryqtë të kohës
ngulur në gjakun e trazuar të një zoti
të paditur
vrarë në rrugën e përditshme të vdekjes
një mesdite….
midis së mirës dhe së keqes.











NDARJE


Ura .
Shumë ura.
Matanë brigjeve ku drita thyhet
Anëve të këtejme ku dhimbja lind.
Ura që hedhin shtat deri tek ti
Deri tek mungesa mbërrijnë
Ura.
Shuma ura.
Afrime që vrundullojnë në ardhje
Eshtra hekuri mbi ndarje te shembura
Zgjatuar si kordat e lirës Orfe
Që Hadin përcjell deri tek dhembja
Ura.
Shumë ura.
Skajeve të kohës tënde të vetmuar
Ëndrrave që I ngjajnë gjethes që ra,
E sërisht endemi në nyje rrugësh
Larg, pa dritën e ardhjes në prag.
Shumë ura.
Ura .










PAK PEIZAZH NGA VJESHTA E SAJ


Një degëz
Si maja e një loti të rrokullisur në stinë
Avitet në xham.
Krah i venitur dega e tharë.
Vjeshtë…,
Vjeshtë e parë…
Me herët se stina e ikur
gjethja ra
si buzëmbrëmja
në shegën e përgjakur
të perëndimit të çarë.
Dege e avitur
me qiri përshpirtjeje
brinjë kishës sime të heshtur.
Ç`më kujton një ritëm ikjeje
me krahun tënd të tharë , mbetur.










KARMA

Mos shkruaj më fal, mbi letrën prej bore
As shpirtin zëulët mos e pëshpërit më,
Në fushë, minutat kapin fundin e një ore
E kohë ciklike s`do ketë mbi të.Datat kalendarike do te vijnë sërisht
Si rekuiem i thjeshtë përkujtimor.
Atje, mbi puthje u heshtën dashuritë
U ndamë, askush se ka fatin në dorë.
Ik. Një tjetër qiell është ai, Dikush
Ose një yll me rrugën sa një lutje.
Dhe ti, si unë, vetmisht heshtja të mbush
Me petka pëshpërimash e përshpirtje.
Orët janë të gjata, ka ende mjaft kohë
Për të vrarë edhe erën që luante mbi flokë.
Pak copëza nga unë të kanë mbetur mbi lëkurë
Nxito pra, t`i strukesh dhe ato nën toke.
Ti. Unë. Shumë heshtje shoh në ëndrra,
Dhe mbrëmja pas pak do të bjerë natë.
Harrimi vrapon të kapë të tjerë akrepa
… dashuritë e mëdha kurrë nuk kanë fat !
….












Përhumbje

Përhumbem në qerpikun
Që përshkon udhën deri në mbyllje
Si një hap që ngushton hapësirën
Nga e tashme në pritmëri.Gjithçka është kaq e thjeshtë.
Ti, je – “unë” i lënduar
që loton në puthjen e parë
kur perënditë dehen
me mëkate të brishta mishi.
Sot
Edhe pse ndajnë hapat
Nga pritshmëria në pafundësi…
Të dua







AKORDE NË VETËN E PARË, MINOR


kitarat bien mbi heshtje.

Heshtja tingëllon shigjeta 
                     që shkojnë si metrote e mesnatës
në errësirë.

sa shumë vaje e gota derdhen mbi hon
ku bie një kitarë e vetmuar
sa një kraharor.

kaq shumë arsye për t`i shkundur telat !
kaq shumë meditime për një këngë të shkruar
që rend të të  kujtojë dhe sytë, dhe ikjen dhe trishtimin?!

sa një kraharor përngjet kitara !
..............
.................
kaq...
troku i territ mban ritmin e vetmisë
dhe mbrëmja bëhet tjetër kohë
ku gjithcka që ti kujton
është një copëz e jotja e mbetur pa zë dhe imazh.

heshtja nën hënë nxin sa një hon
akorde që vec pasthirma për ty më thone

shume kitara
prehen mbi akorde qe nuk u luajten kurre
kitara vetmitare me jehonë mërzie
mbi syte e mbushur me  yje të shuar
rrugëve  të mesantës ku zoti nuk ezkiston.

luan tek unë një serenatë...
 një kitarë e vetmuar
sa një kraharor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Gentjan Banaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezia " KOHËS DUAM T`I JAPIM FYTYRË, BOTËS PRONOR " nga Gentjan Banaj
» Poezi nga Iliriana Koleka
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: