Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Muhammad Shanazar / Përktheu në shqip Dr. Albana Alia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Muhammad Shanazar / Përktheu në shqip Dr. Albana Alia   Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia EmptySun Apr 05, 2015 10:00 am

Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia Muhamm11


Muhammad Shanazar


Muhammad Shanazar është poet i mirënjohur bashkëkohor nga Pakistani, i cili ka arritur sukses të lartë në rang botëror falë talentit të tij poetik. Pjesa më e madhe e poezive të tij trajton çështje dhe probleme aktuale nga bota. Komuniteti ndërkombëtar “Voices Network” nga North Carolina (SH.B.A) e ka cilësuar si një ndër poetët më të shquar bashkëkohorë duke e nderuar në vitin 2004 me Çmimin e Veçantë Ndërkombëtar “Poet in Residence”. Ka botuar tre vëllime poetike: The Cold Stars (Yje të ftohtë), Gems (Gurë të çmuar) dhe The Dance of Darkness (Vallja e errësirës). Veç kësaj, është vlerësuar në shumë vende të botës për kontributin e tij poetik. Kongresi XXII Botëror i Poetëve e përfshiu në listën e Poetëve Laureatë të Bashkuar Ndërkombëtarë (United Poets Laureate International); Qendra Ndërkombëtare e Përkthimeve dhe e Kërkimeve Shkencore në Kinë (International Poetry Translation and Research Centre) e nderoi me çmimin “Përkthyesi Ndërkombëtar më i mirë i vitit 2012” (The International Best Translator Prize 2012) për përkthime krijimesh të disa poetëve bashkëkohorë. Lëvizja Poetike Botërore në SH.B.A. (World Poetry Movement, U.S.A) e shpalli një ndër poetët më të mirë të vitit 2012. Ka qenë, gjithashtu, President i Jurisë për Cmimin Letrar Shqiptar “Frang Bardhi” 2013. Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Artistëve të SH.B.A. (International Writers and Artists Association, U.S.A). Kohët e fundit revista letrare italiane “Margutte” e përfshiu në rubrikën “Poetë nga Bota” (Poeti Dal Mondo) dhe botoi disa nga poezitë e tij në sitin web. Shanazar shquhet si “Poet Kundër Luftës” dhe poezitë e tij janë vlerësuar dhe botuar nëpër antologji të ndryshme ndërkombëtare.




Poezi nga Muhammad Shanazar  /   Përktheu në shqip Dr. Albana Alia Albana10


Përktheu në shqip Dr. Albana Alia






Poezi nga Muhammad Shanazar




Për sa kohë akoma


Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të shtojmë radhët e varreve?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të zgjerojmë kufijtë e varrezave?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të zgjasim listën e martirëve?
Për sa kohë akoma do të vazhdojnë
të vuajnë fëmijtë tanë nga mjetet luftarake?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të vajtojmë të dashurit tanë?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të djegim fshatra e lugina?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të ngremë në kurriz trupat e shokëve tanë?
Për sa kohë akoma do të vazhdojnë
të shumëfishohen radhët e jetimëve dhe vejushave?
Për sa kohë akoma do të vazhdojmë
të dëgjojmë sirenat e ambulancave nëpër rrugë?

Arsyeja është se mendja jote dhe imja nuk përputhen.
Arsyeja është se sytë e tu nuk shikojnë njësoj si të mitë.
Arsyeja është se unë kam lënë mjekrën e gjatë,
ndërsa ti ke fytyrën të pastër e nuk pyet.
Arsyeja është se lëkura jote është e bardhë, e zezë e imja.
Arsyeja është se ti shkon nëpër tempuj e kisha,
ndërsa unë përkulem përpara Zotit në xhamia.
Arsyeja është se ti vesh xhinse të ngushta,
ndërsa unë shalwar[1]dhe qameez të gjerë.
Arsyeja është se unë ndjek disa parime të drejta,
ndërsa ti je i lirë të sillesh si të duash.

Oh, armiku im!
Nuk jam burracak,
pasi jam i zoti të luftoj papushim
për t’u kundërvënë kam forcë të dyfishtë goditëse,
por nuk dua të luftoj më kundër teje.
Ja pra, këtu hedh armët e mia dhe
hap krahët për të të përqafuar, ndonëse
është peshë e rëndë në egon time, ndonëse
nuk më intereson nëse shpon gjoksin tim.

Oh, armiku im!
Veç ki durim,
më lejo e të mundësoj të marrim frymë lirisht
nën qiellin e kaltër, mbi Tokën e mirë.
Të dy jemi të destinuar të vdesim, herët a vone,
por nga një vdekje natyrale, secili më vete.
Prandaj, mos më drejto armën mua,
mos mprih thikën apo heshtën tënde
mos sulmo me kamë apo me dron për të më vrarë,
një vdekje që, ndërkaq, mund të vijë nga natyra.

Oh, armiku im!
Tani e tutje do të të thërras vëlla.
Ki kujdes! Ne jemi bij
të të njëjtës nënë, të të njëjtit atë,
zemra dhe mendje të njëjta kemi,
dhe gjak të njëjtë.
Oh, vëllai im!





Planeti i Njerkës



Bota është e zënë me aktivitete sportive,
stadiumet janë mbushur plot me tifozë,
britmat e tyre dëgjohen deri në kupë të qiellit,
fituesve u shpërndahen medaljet.
Bashkatdhetarët e mi nuk kanë kohë
për të parë nëpërmjet vuajtjeve të të tjerëve.
Kanalet televisive shfaqin seminare e receta gatimi,
këngë e valle për kombin e uritur,
Pikërisht tani, njëri prej tyre na tregonte që në një enë me ujë
veza e freskët është më e rëndë se ajo e prishur.
Në një kanal tjetër i bëjnë reklamë një pajisjeje të vogël
që me kujdes tërheq qimet e panevojshme nga lëkura…

Politikanët dihet, vrapojnë si zakonisht pas pushtetit
pas poltronës së autoritetit,
të mjerëve nuk u mbetet tjetër
veçse të mbledhin vepra bamirësie dhe lëmosha.

Kryeministri im është larguar
me një avion të ngarkuar me arka të mbushura
me mango për Mbretin e Arabisë Saudite
dhe personazhe të tjerë mbretërorë,
për një pelegrinazh të tipit umrah.
Duke dhënë shfaqje bashkë me familjen,
për hir të Zotit dhe për të lypur
bekimet e tij, duke lënë pas të varfërit.
Duke gulcuar për bukë kombi është i zënë,
me vepra sa për sy e faqe, nëpër festa e darka.
Xhamitë dhe vendet e shenjta frekuentohen
nga njerëz devotë të veshur me stofa fëshfëritëse.
Misione këtu, misione aty, misione
gjithandej, duke vrarë, vrarë e vetëm duke vrarë.
Kanë në dorë karburantin dhe mineralet e tokës.
Bota është kthyer në një sallë operimi…
Ebrenjtë shfrytëzojnë rastin.
Ata vrasin e vrasin Palestinezët me bijtë e tyre
Qëllojnë vendbanimet e tyre me predha të fuqishme
retë e tymit ngrihen deri lart në qiell.
Ndoshta edhe Vetë Zoti me ëngjëjt thith
tymrat e eksplozivit, por edhe Ai hesht si të tjerët.
NATO-ja, po ashtu, shikon interesat e veta,
OKB-ja si njerka gërrhet në gjumë,
si zakonisht, nuk dëgjon kurrë intelektualët, ndonëse
e ka të qartë fare mirë çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë.

Kur do vijë koha për t’u zgjuar nga gjumi,
nuk besoj që bota do të bëhet një vend më i mirë,
i përshtatshëm për brezat tanë, pasi Toka tashmë
është e destinuar të kthehet në një planet të njerkës,
Oh! Lexues, vëlla, mos u kënaq me shpresa të kota!





Në kujtim të bletëve të shkrumbosura



Ishte muaji dhjetor,
Një mori bletësh u grumbulluan te degët e manit
krejt afër banesës sime.
Ishin me mijëra, gati
për të filluar përsëri punën.
Gumëzhisnin përreth ndërsa zbardhte dielli
e punonin gjithë ditën.
Pastaj pushonin të tëra bashkë në perëndim të diellit,
zukatnin kur dikush u afrohej.
Derisa një natë, nja dy javë pasi kishin zënë vend,
një grup njerëzish u afrua
për të vjelë mjaltë nga hoje,
që nuk u përkisnin.
I këshillova të mos luanin lojë djallëzore
por ata bënë si deshën vetë.
Njerëzorë në dukje, por shtazarakë brenda.
Për të shmangur thumbat,
zgjodhën rrugën më të lehtë,
Ndezën një flakadan pikërisht poshtë tyre.
Në fillim zukatën,
më pas filluan të bien poshtë të shkrumbosura.
Disa u përpoqën të fluturonin,
shpëtuan nga kurora e krijimit,
Por, në fund, u dëmtuan të gjitha,
shumica e tyre i humbën flatrat.
Ata njerëz nuk mundën të vjelin mjaltë,
nga hojet e papjekura.
Pak më vonë, ca re të bardha u shfaqën në qiell,
Filluan të pluskojnë duke fshehur fytyrën e hënës,
sytë e yjeve,
Pastaj një erë e ashpër e akullt filloi të fryjë,
Filloi të bjerë një shi i imët.
Dhe njerëzia u kthyen të flenë rehatshëm
nëpër shtëpitë e ngrohta të tyre.

Herët në mëngjes, kur u zgjova, u gjenda përballë
një pamjeje rrënqethëse dhe zemra m’u rëndua
nga pesha e dhimbjes,
Bletët e djegura ishin shpërndarë përreth.
Toka ndërkaq u kthye në rërë.
Bletë të panumërta, të shtrira njëra pranë tjetrës,
të palëvizshme, të gjitha me flatra të shkrumbuara.
Zemra po më qante për fatkeqësinë e madhe,
pasi nuk mbeti asgjë përtej degëve.
E m’u kujtuan shpërthimet bërthamore
në Hiroshima e Nagasaki, kur trupa njerëzish të shkrumbuar
shtriheshin nëpër rrugë, njësoj.
Kuptova frikën e luftës së ardhshme,
kur krerët e fuqive të mëdha,
do të zihen çmendurisht dhe do të përdorin armë bërthamore.
Bota do të shikojë fundin e saj katastrofik,
pa asnjë pushtues për të festuar fitoren,
dhe asnjë të pushtuar për të vajtuar situatën e rëndë,
veç një amfiteatri të trishtuar e të heshtur kufomash të shkrumbuara.
Disa prej bletëve të palëvizshme atje tej
mbi tokën e lagur dukeshin të gjalla,
në mënyrë të pakontrollueshme lëviznin gjymtyrët
por pa shpresë. I ngrita me kujdes të gjitha
dhe i vendosa pranë ngrohësit,
Shumë prej tyre morën veten,
të tjerat madje morën fluturimin.
Zemra ime ndjeu një lumturi që kurrë më parë s’e kish provuar.
Por ato që fluturuan dhe ato që sikur po shëroheshin,
që të gjitha morën fund disa orë më vonë,
si për efekt të mëvonshëm të radiacionit.
Ligështimi errësoi qenien time.
Më vinte veç të qaja për fatin e tyre të zi.
Njerëzit nëpër botë u treguan indiferentë,
kishin të tjera halle dhe shqetësime për të përballuar.
U ula e mendja më shkonte te trupat e karbonizuar,
të bletëve që na kishin dhënë mjaltin.
Ndërsa ne u dhamë vdekjen, madje tepër të tmerrshme.
Një vdekje të llahtarshme, një vdekje ku hoqën shpirt dhimbshëm.
Njerëzit e Zotit i dogjën me zjarr, por Zoti Vetë
shtiu mbi to ujin e ftohtë të shiut…
Ah! Sa e hidhërueshme ishte! Ah! Sa sa e dhimbshme!





APOKALIPS



Natyra njerëzore nuk mund të durojë pa përgatitur
armë djallëzore,
Çdo komb merr pjesë në garën
e shpikjes së mjeteve dhe pajisjeve fatale,
që çojnë drejt fundit katastrofik.
Armë të zakonshme, bërthamore, kimike.
Disa të tjerë janë bërë mjeshtra për përgatitjen
e bombës antimaterie.

E kam të qartë që një ditë
ndonjë i çmendur, i ashtuquajtur nismëtar
i paqes, do të shtypë tastin
me dorën lebroze.
Një breshëri raketash do të derdhë,
Toka do t’i durojë plagët
si kratere të mëdha e të thella.
Tymi do të mbysë planetin,
jeta biologjike do të rrezikojë shfarosjen.
Vetëm pak kundërshtarë të furishëm
do të mbijetojnë, duke luftuar pareshtur,
me gurë, shkopinj, dhëmbë dhe thonj.
Do të vijë një kohë kur dy luftëtarë rivalë
do të mbeten pas të tjerëve.
Në përleshje me njëri-tjetrin,
njeri do të vritet, tjetri pas do të mbetet,
do të shikojë veten me fodullëk.
Ai, luftëtari i madh, heroi, triumfatori,
duke ecur fill vetëm, i pashoqëruar.
Vetmia e stërzgjatur do ta bëjë më të vrazhdë
dhe si një dem i tërbuar do të thyejë
kokën pas një shkëmbi duke i dhënë fund jetës.
Asnjë kafshë, asnjë zog saprofag nuk do të dojë
të merret me kufomat në faqen e pajetë të Tokës.


[1] Shalwar dhe qameez, veshje karakteristike pakistane, pantallona (shallvare) të gjera dhe tunikë e gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Muhammad Shanazar / Përktheu në shqip Dr. Albana Alia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Giovanni Pascoli / Përktheu në shqip : Sinan Vaka
» Poezi nga Siti Ruqaiyah Hashim / Përktheu në shqip Erina Çoku
»  Poezi nga Christiana Rossetti (1830-1894) / Përktheu në shqip Alfred Kola
»  NJERIU NË LUFTËN E FUNDIT - Poezi nga Tarana Turan Rahimli / Përktheu në shqip: Mehmet Rrema
» Poems by Muhammad Shanazar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: