Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Riza Çato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Riza Çato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Riza Çato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Riza Çato




Male

Join date : 15/03/2015

Cikël poetik nga Riza Çato Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Riza Çato   Cikël poetik nga Riza Çato EmptyFri May 01, 2015 8:30 am

Cikël poetik nga Riza Çato Downlo10

Cikël poetik nga Riza Çato





Miqësi e rreme


U zunë, u shanë,s'lanë gjë pa thënë,
dy miq e më shumë ishin.
Pastaj me grushta e me dhëmbë,
e  ç'kishin e ku kishin.

U zunë,po përse u zunë,
kaq keq dy miqtë e mi ?
U zunë dhe kokë nuk i vunë,
pështynë  në turi.

Ca thonë u zunë për një femër
( Të dy ishin feminist ).
U zunë ,u therën u bënë emër,
shanë Muhamed e Krisht.

U zunë e s'i ndante njeri,
të gjithë sehirxhinj.
Thonë se u zunë për qeveri
dhe ishin arixhinj.

Të tjerët flasin vesh më vesh,
u zunë për pasuri.
Turinjtë i bënë përshesh,
por prapë s'i ndau njeri.

U zunë e sot e kësaj dite
nuk flasin më me gojë.
U zunë thonë për ujë Selite,
të tjerët thonë qe lojë.

U zunë me fjalë, u zunë grushta,
u doli edhe gjak.
Ca thonë se u zunë dy pushta,
ndaj lërini rehat.

Një budalla që u ndodh pranë,
qeshte edhe lotonte.
U tha e humbët kot davanë,
a rrihemi bashkë sonte ?!

U zunë e s'e mbyllën me kaq,
duhej kurban pa tjetër.
Të vras,më vrit,kërkojmë paq,
sipas zakonit të vjetër.

U zunë,u shanë me rob shtëpie,
dy miq e pak më shumë.
U zunë për çështje miqësie
dhe pse miq  s’ishin kurrë.





Flladi i Natës


Flladi i natës sa ka nisur,
në ballkon rri të pres ty,
çdo gjë tjetër e kam stisur,
pres të puth pak dashuri.

Nuk më tremb aspak qetësia,
as dhe terri këtë natë,
kam frikë mos lëvizi shtëpia
dhe s'më gjen në këtë prag.

Frikë kam shumë nga rruga e gjatë,
se të lodh e të zë gjumi,
më lë mua në mëkat,
si një zall përbri një lumi.

Jo s'e di ç'ndjell kjo qetësi,
prapësi apo ndjell fat,
helmin tënd si verë e pi
dhe më duket lugë me mjaltë.

Hëna lindi mbi korie,
unë si qyq pres në ballkon,
trupin hëna zgjat për hije,
buza ime nusëron.

Shikoj hënën mendoj ty,
drita jote zemra ime,
ti ke dhe një veçanti,
ma mbush shpirtin me zhgënjime.

Me zhgënjime jemi rritur,
ti e ke në profesion,
boll në ballkon të kam pritur,
sa më nxore në pension.

Iku hëna mbrapa malit,
po ndriçon në një shtet tjetër,
ti je një risi e djallit,
dashurinë e djeg si letër.





E dashura ime nuk ka emër


E dashura ime nuk ka emër,
as kush në botë s'e njeh,
nuk është e njëjtë siç do femër,
në zemër mban dhe re.

Ajo del pak në për qytet,
më shumë jeton në qiell,
shikimi i saj është shumë i qetë,
e ngrohtë është si një diell.

Të gjithë i flasin Hënë e bukur,
se ajo s'ka emër,
rri mbi lëndinë njëlloj si flutur,
nuk është si çdo lloj femër.

Ajo jeton dhe ku s'ka jetë,
jeton në shkretëtirë,
se akullnajat i shkrin vetë,
jeton si shpend i lirë.

Disa “shejtankë” i thonë buzëqeshur,
se ka lindë e tillë,
ajo me ajër rri e veshur,
ballon në qiell të pirë.

E dashura ime nuk ka emër,
as mua s'ma tregon,
në botë nuk gjen,jo si kjo femër,
nuk ka nuk ekziston.




Se mos më shan


Se mos më shan o bukuri,
qoftë edhe në heshtje,
neve miq jemi të dy,
puthim buzëqeshje.

Se mos loton o Perëndi,
nga fjalët e mia,
kthehem erë,kthehem stuhi,
veç nga dashuria.

Se mos nuk vjen ku të them unë,
më quan "shejtan",
lakuriq më vjen në gjumë,
në gojë fjala xhan.

Se mos harron nuk më fton fare,
ndoshta s'ndjen asgjë,
qiparis më ke në varre,
pa fjalë e pa zë.




Kush më shan


Kush më shan pa shkak e fakt,
s’ndjej siklet e as pendim,
s’marr mundimin ti them : Mjaft!,
Se ai s’është miku im.

Prekem,rrekem nga dikush,
që më njeh e që njoh,
po më shau shpirtin mbush
dhe i them : Më mos vazhdo !

Kush më shan prapa kurrizit,
më bën nder e më ngre vlera,
janë si gjembat e murrizit,
që shumë shpejt kthehen në plehra.

Kush gjithë ditën le si qen,
e ka hallin veç me vete,
nga kjo sharje gjë s’më gjen,
si një lule rroj në Mbrete.

Kush më shan le të vazhdoi,
s’do ti them kurrë as një fjalë,
se kush s’di të dashuroi,
është i vdekur dhe i gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cikël poetik nga Riza Çato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Riza Çato
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Sabrie Selimaj
» CIKËL POETIK NGA NEHAT JAHIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: