Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani   Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani EmptySun Jan 19, 2014 9:16 am


Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani Liber_17


Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani



Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ”  i autores Farida Ramadani Farida10

Farida Ramadani





Emri yt


Sa herë dëshiroj të shkruaj
një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Pse çdo fjalë fillon nga Ti.

Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.

Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës,dhe duke i
bërtitur!

E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur,
sistemohen!

Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkoj me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!






Shkruajmë me ndjenja


Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.

Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...





Magji mashkullore


Të gjithë,
për bukuri femërore,
shkruajnë, pa kuptuar,
se pa meshkuj,
bota shuhet.
Edhe ato kanë plot hijeshi,
bukuri e magji,
kanë cilësi të kërkuar,
nga ajo që preferohet...
E kush nuk kërkon
Të munguarën …!?





Vajzat miklojnë


Një vajzë,
po miklonte një djalosh,
herë me kokën lart,
herë poshtë.
Zhubravit në mendje,
tiparet e tij,
i sistemon,
siç dëshiron t’i arrijë.
Hedh hapat drejt tij,
rrugëtuar me ndjenjat,
që e përfshijnë.
Ngatërrohet, sa nuk bie,
vetes s’po i gjente fije…





Ti më ngatërron


Dashuri, si forcë e egër,
provoj të të bëj kontroll,
po ti bie në ngatërrim...
shtrydh mendjen në kuptim...

Po më të hutuar më lë,
të dashuruar dhe të lirë...
Ç’lumturi dhe tmerr,
njëkohësisht:
Mëshirë e vrer!...

Fsheh sekrete të mëdha,
me lot muron kala...
Sytë e përkufizuar: “Më të bukur”,
nga ty tashmë kanë humbur!

Preferoj të ngrihem,
të ngjitem në shkallë,
të lexoj pa shkronja,
të kuptoj pa fjalë!

Ç’mësove nga ky lëndim,
nëse më ke njohur.
Do të kesh një shpërblim,
prej meje tashmë e panjohur...





Më mirë siç je


Po zbrisja shkallët,
dy e nga dy,
Ai priste poshtë...
Ishte aty.
“Sa u vonove!” - më tha.
Po unë rrugën bëra shpejt,
shkallët dy nga dy i kapërceva.
Eh, ky hap i “drejtë”!

Kapur përdore,
në një përqafim...
Ashtu pa folur...
fliste dora mbi shpinë!

Të nesërmen, mendova,
të vesh krahë,
të shkoj më shpejt,
por te shkalla e fundit
desh rashë...
U dërmova krejt!

“Po ç’tu deshën krahët!?
Mirë ishe dje,
thjesht,
ashtu siç je!”

Të nesërmen s’i vura,
kështu çdo ditë lëvizte,
po nuk ishim vetëm,
dikë lamë të priste ...
Gëzimin, lumturinë,
si mikeshë të vjetër,
Dashurinë.
Sa shpejt i ngjisim,
i zbresim shkallët,
malli rritet, gazërisht,
mezi presim krahët,
të biem tërësisht:
Në përqafim!




Skaner i vetvetes


Dua të të shoh më afër,
nuk të dalloj mirë,
të shoh tërësinë tënde...
Mendova ta fal mendjen,
kur s’dije, ku kishe tënden...
Pata gjithë qiellin,
preferova vetëm një yll!
Pata detin,
mora vetëm një pikë ujë!
Pata botën,
të tërhoqa vetëm ty!
Rrugët e jetës,
flisnin vetëm për ne të dy!
Diku do të kryqëzohen prapë,

Dhe ne do jemi ,po ty.

Me tërhoqe “zvarrë” shpirtërisht,
filloje të më kishe frikë...
Vallëzoj, sikur askush s’më sheh...
Këndoj, sikur askush s’më dëgjon...
është më mirë të hesht.

Kjo le të mbetet një sekret...
Them se kurrë s’ke dashuruar,
Ndriço mendjen, o i uruar,
Buzëqeshja në fytyrën time,
Nuk do thotë se perfekte jam...

Po shpirti im po çalon,
dua dikush të dijë:

Se ku jam,
me kë jam,
si jam!
Të realizoj ëndrrat,
të më mbrojë nga frikimet e mia,
të më korrigjojë të metat,
të më trajtojë me respekt...
Atëherë për mua, natyrisht,
je tepër i dobishëm...
E pse mos ta them çiltër,
pa trembur syrin:
“Je perfekt!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: