Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat Empty
MesazhTitulli: Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat   Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat EmptyMon Apr 13, 2015 7:15 am

Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat 11015210


Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mati



Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat Jokkid10

Jokida Mati



Lermëni të lirë në mendimet e mia!


Lermëni të prek ëndërrat, të endem e lirë,
Krahët mos m’i këputni në fluturim!
Jam zog dhe flutur që kërkoj hapësirë,
Të prek, të ndjej ëndrrën dhe dashurinë.

Lermëni, ku dua e lirë të rrugëtoj!
Kilometrat kam nisur në fluturimin pafund,
Lermëni të adhuroj detin edhe zogjtë,
Shpirtin mos ma burgosni, askush e askund!

Mos m’i preni ëndrrat e saponisura!
Udhëtimet bashkë me shpirtin i dua përherë,
Të ndalem lumenjve, deteve si pulëbardhë,
Të gjej dashurinë time ndër shumë të tjera.

Lermëni të lirë në mendimet e mia!
Çensura nuk më ka pëlqyer kurrë,
Kufirin e gjithçkaje e kam ndër sy,
Kam shpirt e zemër dhe jo gur!





Një mesazh përtej detit


Kam kohë që nuk të shoh me sy,
As në ëndrrat e mia nuk më vjen,
Shpesh më ndodh të derdh edhe lot,
Largohet buzëqeshja e strehë nuk gjen.

Kur malli më merr dhe dua të qaj.
Në liman ulem dhe pres të më vish.
Me sy përtej detit, shikoj nga larg.
Vala të më sjell mesazh dashurish.

Me kokë të varur, tejet e trishtuar,
Ndiej buzën që dridhet nga malli
Nuk do të lodhem së prituri kurrë,
Për ty më merr malli dhe digjet xhani.

Por mos u shqetëso i dashuri im.
Në pritje s’do të terem prej sikletit,
Kur buza të më thahet, do e njom në shkumë.
Do të pres në liman me shikim përtej detit.




Humbas në sytë e tu të qielltë


Me valët e detit luaj si një sirenë,
Në thellësi të tij humbas e tëra,
Fundosem si algat brenda thellësisë,
Të prek një yll, që gjëndet brenda.

Humbas thellësisë të detit blu,
Jon e ke emrin, si vetë bukuria,
Kurora lule limoni rrëmbejnë sytë e mi.
Në parajsë gjëndem, jam vetë gjithësia.

Fundosem e tëra të eksploroj thellësitë.
Të zbuloj më të bukurat që gjënden këtu;
Oh, Zot! Në ç’parajsë me ke prurë Ti?
Nuk ngopem me Jonianin dhe sytë blu.

Ata sy që zemrën ma rrëmbyen,
Nuk jam më vetëm, jo, nuk jam...
Mbi shkumë kridhem, brigje dhe gurë.
Sytë i stopoj në ikonën tënde të kristaltë.

Nuk kam faj, që pas teje marrosem.
Ti je mëkatari më i bukur i çmëndurisë,
Humbas, dhe përsëri më pëlqen të humbas...
Më pëlqen të jem pengu yt i dashurisë!





Për ty u ktheva,engjëll mbrojtës



Në breg të detit, dal dhe pres çdo ditë.
furtuna s’e ndal dashurinë e kësaj zemre
Mbi dallgë heshtur qëndroj në shkëmb,
Malli dhëmb, nga pritja ardhjes tënde...

Përtej horizontit... Një anije vështrojnë sytë
Përpëlitet si shpirti që tretet në agoni,
Mes mallit, pres ardhjen tënde, ëndërr...
Malli, çdo ditë, më kthehet, në lot flori.

Brenga më mbyt, në ngashërim lotësh,
Lotët vërshojnë si lumenjtë ndën qepallë,
Malli, çdo ditë tret, të gjithë qënien time.
Për ty, u ktheva engjëll mbrojtës i rrallë.

Tek vëndi nëse kthehesh, dhe nuk më gjen...
Në shkëmb do të jem kthyer, e gjitha padyshim
Një ditë, kur të kthehesh, tek moli ynë...
Spirancën hidh, lidhe fort pas trupit tim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: