Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poemë nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU Empty
MesazhTitulli: Poemë nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU   Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU EmptySat May 02, 2015 2:51 am


Poemë nga  BAJAME HOXHA-ÇELIKU 10413310

Poemë nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU




Lotët e shpirtit


PJESA E PARË



Ëndrra mbrëmë ish suferinë
Sa lëndoi shpirtin tim
Për tërë natën shpirt s'e di
Të kam lënë, lotin në gji.

Kam dy vjet, s’të kam në gji
Dhe ndjej dhimbje pa kufi
Më dridhet fjala në buzë
Se të dua si askush.

Loti më shpërthen sakaq
Shpirti më kthehet në flakë
S'dua të më shohësh lot
Kurrë! Nuk zbret një lot i kot.

S'dua që të ndjesh për mua
Eh, o shpirt i përvëluar
Loti oh, gjithë psherëtima
Më përshkon si vetëtima.

Veç kjo zemër, është e qartë
Për ty qan me lot të zjarrtë...
Ku je ti, zambak me vesë
Këtë zgjim, këtë mëngjes?

Unë e ndjej se dhe për ty
Nata mbrëmë ka qenë stuhi
Nga një xixë, nga një shkëndijë
Nëpër ëndërr qemë të dy.

Dashuria s'është e lehtë
Duhet zemër, që ta ndjesh
Duhet shpirt, duhet jetë...
Duhet besë që ta kesh.

Kush e humbi dashurinë
Dhe për të, s'qau çdo stinë?
Çdo kush thotë: ah po, vërtet
Qan çdo çast, qan nëpër net!




Ej ju miq që lexoni vargun tim aty
Thoni, u janë terur lotët nëpër sy?
Në thellësi të shpirtit, jeni mbushur lot
Doni t'u heq brengën, po s'ua heq dot.

Për ty isha unë virtyt i kulluar
Por ja që mbeta, e trishtë, e lënduar
Dua që të mbahem,por që s'mbahem dot
Në zemër rëndon oh,gjithnjë një lot. 10 strofa

Atëherë ligjëroja, bilbil në kajsi
Isha për ty isha, më e bukura perri
Për dashurinë tënde, hirplotë
Përherë në shpirt, më mbin një lot.

Sakaq fjalët e mia me gaz i rrëmbeje
Pa ligësi, në mua çdo gjë të ëmbël gjeje
Çdo fjalë e kulluar, me dashuri vërtitet
Sa loti në thellësi, më arrin dhe mbytet.

Me bukuri, dashuri, kam qenë stolisur
Me xixa në sy, më gjeje, ndaj të ngrysur
Tani shoh ëndrra, s'përmbahem dot
Rreze drita më gjen, të mbytur në lot.

Premtimet e bukura, kishin vlerë atëherë
E unë, e bukur si lulëz me erë
Më prisje në tis, plot jetë, plot gaz
Me shpirt të bleruar, të ndiqja nga pas.

Eh, puthjen e lehtë e provoi poeti
E ndjeu se vinte porsi një valë deti
Rritmi zemrës ah, sa vinte e shtohej
Dimri në acar, ndizej edhe ngrohej.

S'do desha jo kurrë, që ëndrrat t'i ndal
Atëherë edhe vdekja do vinte ngadalë
Por brengën momenti, vjen e më zgjon
Kur loti lag sytë, me vdekjen ngjason.

Një rrjetëz e thurur është dashuria
Me afsh e padurim u futa si njerëzia
Kur bëra të dalë, e portë s'gjeta dot
Mbeta aty skllave, eh,për jetë e mot.

Rrjetëza e bukur më joshi sakaq
Kjo furi tërë jetën në mua zgjat, zgjat
Dielli plot zjarre që hynë edhe ndrinë
Në gjinjtë e dashurisë ai vezullinë.



Prapë në zemrën time ti po mbretëron
Dhe ja, prapë ti, si mbret rri në fron
Valë emocionesh ndjej në çdo agim
Të dhashë botën time, ta dhashë pa mbarim.

Kujtova se jeta, do vinte plot lezet
Kështu do kalonim të dy njëqind vjet
Dhe kur abazhuri, ndizte shtratin tonë
Unë natën çelja, si një lulëz e njomë. 20 strofa

Unë s'u rrita jo,me dhelka e pekule
Po pranë teje ngjaja, ngjaja me një lule
U plagos çdo shpresë eh, e rritur kot!
Medet! O zot! Që s'e dita dot !

Për hir të zotit, të të shoh një ditë
Natyra do më falte të gjitha stolitë
Shpirti im në pritje acarin do ta shkrinte
Diell i ngrohtë sakaq, në gji do na hynte.

Si mund një dashuri të quhet hyjni ?
Më thuaj shpirt! Do ta bëja për ty.
Për dashurinë, për të madhin Zot!
S'ka fuqi në botë, që më ndal dot!

Në psherëtimë u kthye shpirti im
Se ty të dhuroi jetë e çdo gëzim
E di, gjithçka me ndjenja të dhashë
Në shpirtin tënd, timin e lashë.

Dashuri s’i thonë të jesh veç në shtrat
Sublimja ndjenjë, qëndron më lartë
Tek ne, mbeti e lirë, mbet’ në fluturim
Në qiej më mirë, se një shtrat, pa zgjim...

Si rrezja e diellit, më hyre në gji
Plot zjarr e plot afsh më puthje në sy
Po moti keq, plot erë e suferinë
Zuri rreze diellin, vrau gjirin tim.

Me zhdërvjelltësi unë vija pranë teje
E ti sy shkëndijë qëndroje pranë meje
Ku ishim, ç'bëmë, as vetë s'e dimë
Me sa e ndjeja, ajsbergun kemi shkrirë.

Që buza të më qaj, o zot, ç'bëre ti
Nuk më le të qesh, në jetën plot stuhi!
Në jetë dashurie kur qeshë plot nur
Sytë e tij të bukur s'më tradhtuan kurrë.



O ju o ditë të bukura, që ikët si stuhia!
dhe ti o shpirt i im, që erdhe si magjia
Pse ike, lashë tek ty, ndjenjat shpuzë
Tani, veçse loti, më ngrinë mbi buzë.

Dashuri si zjarr që kurrë s'ke të shuar
Jeto në mes yjesh në qiell të kthjelluar.
Në mua dashuria, s'ka gojë, e s'flet
Kjo zemër sa vuan, s'e dini vërtet. 30 strofa

Në ëndërr më the: je dashuri e zjarrtë
E flladit të freskët e zemrës së artë
Dhe unë stolisur me ndjenjë e pasion
U dogja mes yjesh, brenda zjarrit tonë.

Për të madhen dashuri,betohem tani
Kjo ndjenjë sublime shthur dhe mbretëri
Sa desha dashuria të ish' e pa thyer
Kurrë o shpirti im, ty s'të kam urryer.

Dhe pse ditët e bukura u kthyen në acar
Edhe pse ka dy vjet, që digjem në zjarr
Kjo zemër s’gjen dot, shërim shpirti im
Dhe tisi violë, më gjen në ngashërim.

Oh, zëri m'u bë i largët si tingull i ngjirur
Nga siluetë e largët, vjen sarkazëm e hidhur
Të dy mallin tonë të bashkojmë a mundim?
Me forcën e dashurisë qiellin do të tundim.

A e mban mend pranverën e praruar
Lulet e mollës, dhe shpirtin e lulëzuar
Kur putheshim, një dritë e vockël ndrinte
Kur qyteti i qetë, i gjithë në paqe flinte.

Lulëzo dashuri, zgjohu ti plot gaz!
Dua si njëherë të loz e të të ngas
Tinëz shpirtin zeher, nuk e duroj dot
Në sy e në zemër, kam vetëm një lot.

Thuaj zemra ime më doje me përgjërim
Me thellësi shpirti në ty kisha besim
E di, jetën tënde, për mua e bëje thërrime
Zot, kompensim, nuk desh zemra ime.

Zogjtë në pranverë kthehen nga shtegtimi
Unë dal i pres, mos vjen dhe i imi
Me shpresë i drejtohem, yllit Afërditë
Netëve të vetmisë, i vetmi më bënë dritë.



Kjo dhimbja ime vallë, s'do të rresht përjetë
Që troket kaq fort, dhe kjo zemër e shkretë
Pse qemë besnikë, vdekja s’na fal, na merr
Kur të vij zemra ime, në parajsë do të gjej.

Oh, dashuria ime! Tani nis e më erret
E plogësht e mbytur vjen e më rrëfehet
Çudi s'do të ish, por as do të ish lavire
Të bashkohej me ty prapë kjo zemra ime.

S'harroj që këndoje me zë aq të bukur
Dhe unë, në gjunjët e tu, porsi një flutur
Si mund të harroj eh, dashurinë tonë
Përqafime, puthje, që vinin me pasion?

Sa doje që dorën, ta shpije pa pushim
Oh, mbi zemrën time, oh,mbi gjirin tim
Të mbajta në gji, oh, për jetë e mot
Zjarrin e dashurisë, tani e qaj me lot.

Lulja e shelgut, çdo mbrëmje kundërmonte
Me yje na priste pasionin na shtonte
Kur mungonim ndonjëherë të dy sa rrallë
Kur shkonim, putheshim, të tre me mall.

Gotën e helmit thashë se e pimë njëherë
Por ah, s'paska të sosur për ne asnjëherë
Na thuaj, çfarë kemi gabuar, o i madhi Zot!
Që jeta e thërriste, po ti s’e mbajte dot?

Betohem për ty, për dashurinë që s’e kursyem
Dhe për helmin e ëmbël që përgjum arsyen...
Mos duhej të isha: një vajzë e shthurur, putanë
Që fati të më donte, me ty të isha pranë?

S'e dija që ekziston një ndarje në dashuri
Kur ajo është e fortë, më e vjetër në histori
Dija shumë gjëra, s'dija ç'është zhgënjimi
Që m'u ngul në shpirt, brenga hidhërimi.

Tani dhe pse lutem, për ty falem çdo ditë
Që të të dojë Zoti, për gjithë mirësitë
E di se pa fund, mirësitë ti ke shtuar
Por di që zemra ime, për ty është përvëluar.

Thesarin e dijeve çdo ditë për ty do jepja
Më është më i shtrenjtë edhe nga vetë jeta
Po për ty, çdo gjë, dhe virtyt do të zhvesh
Që trëndafili ynë, mos fishket mes nesh.



Ditët që ikin, vitet me dashuri që përcolla
Me ndjenjë dashurie, me afsh i mbështolla
Në kthim, t'i gjeje ti, të freskëta, plot zjarr
Si dikur mes aromave nën shelgun e bardhë.

Natyrë abstrakte pranverat na gëzonte
Dhe kur Afërditën, hënën na dërgonte
Me aromë trëndafili rrethuar plot yje
Qeshte mes puthjeve dhe kjo zemër ime. 50 strofa

Më thërret në ëndërr, më mbush mall e lot
Gjer tek ty i dashur, e di, s'ngjitem dot
Më gënjen mendimi, aq sa më hynë frika
Dua ta çaj zemrën ta bëj copë e çika.

Vallë a të kërkoj, netëve të pagjumë
Kot sa vuaj aq, ah, s'të gjej kurrkund
E di, ti psherëtimat, rënkimet s'i ndal
Që ditën që ike, Që natën që s'u pamë.

Nga malli në sy, jo s' të sjell dot pranë
Ndaj unë të kërkoj, udhëve të paanë
Dhe pse kaq shumë vuaj, prapë më vjen në sy
Seç m'u tret qerpiku, ëndrra seç m’u shkri.

E shoh veten xixë, dhe them: ah, të jetë
Po vuaj zë heshtur, çdo hir e shend m'u tret
Më ngjan më erdh fundi, ashtu e harruar
Etje ndjej për puthjen, buzëpërvëluar.

Më vjen fjala jote, premtim sy venitur
Shpirti valë lëndohet, të dua mall zhuritur
Le t’më heqin zvarrë, shpirtin rrokullisur
Pastaj të lë xhan, parajsë e ujdisur.

Do trokasësh vallë, gjersa jam në prush
Për çdo çast kam ndezur, zjarre nëpër gush
Për çdo çast e mjera s'po gjej dot shpëtim
Zemër plasur ngela nuk gjej ngushëllim.

Vrik do të përgjigjem , sikur zëri jot të jetë
Pas maleve të thatë, pas pyjeve të blertë
Do të ndjek si bilbil, në degë e nëpër gjeth
Gjer t’më lërë fuqia, ajo e madhja shpresë.

Mos vono se fiket zjarri, më vonë do gjesh veç hi
Prona ime është veç loti, dhe s’e dua nëpër sy
Mbi çdo gjë, zemra më ndjehet ,aq thatë si shkretëti
Eh,po shkrihem nga meraku, sepse s'jam në tëndin gji.



Pas hapit të zemrës tënde, nuk arrita që të shkoj
Zemra jote mbi të gjitha, ajo qe që më lëndoi
Ajo që mi dogji ëndrrat, dhe më la rënkimin pranë
Ajo qe armikja ime, of, medet! Gëzim nuk kam.

Dhe me zërin e agimit, të dërgoj sot zërin tim
Që të duket zemër zgjimi, sikur je në gjirin tim
Do të desha në dritare, të jam zog e të të shoh
Porsi zog do cicëroja nëpër shtrat o zemëro ! 60 strofa

Do të puthja lotin tënd, edhe shpirtin e përvëluar
Do të ndizja zemrën tënde, mu në timin kraharuar
Do të shihja buzën dridhur, do të puthja me tërbim
Dhe me sqepin mrekulluar, do të flisja pa pushim.

Ti më del përpara syve, sikur je në gjumë të rëndë
Unë çukis me sqepin tim, mu afër te veshi tënd
A thua të jesh në ëndërr, dhe me mua këtë natë?
Si lum unë këtë agim, qenkemi të dy në shtrat.

Nuk e di në këtë agim, po të ndjej mbi buzën time
Është ndjenjë pafajësie, çfarë ti bëj o zemrës sime
I shkela jetës gjelbërimin, dhe tani veçse rroj kot
Me agimet e së ardhmes, a thua e ndreqim dot?

Mbi vetminë lakuriqe, shohim se nata ka rënë
S'ka më afshe pranverore, rruga krejt më është zënë
Me afsh të zjarrit që më djeg, rri e pres e përvëluar
Pres një ditë të çaj rrezikun, si dallgë e dallgëzuar.

Se kam lindur të të njoh, me të madhen dashuri
Në çdo frazë të kam skalitur,ashtu si të mbaj në sy
Të shoh ty në horizont, pushtetin e fjalës tënde
Si tablo që s'i mungon, portret i zemrës sime.

Dhe pse qeshë e papërlyer, zjarr e afsh të dhashë të plotë
Syrin tënd porsi shigjetë, nuk e di e ngopa dot
Si lis i freskët të mbaj mend, dhe më të fortin djalë
Ramë e humbëm njëri tjetrin, na ndau dheu, si mal.

E mbaj mend dashurinë nëpër kampe në çdo grimcë
Dhe e ngritëm, dhe e rritëm, porsi zogj në shtegtim
Se ti ishe besniku im, dashuri yll i kërkuar
Tani mbet pikëllimi, dhe loti dëshpëruar...

Mbeta mes kujtimesh, po vdes nga pak për ditë.
Vështrimi rreth e qark, të kërkoj m'u lodhën sytë
Ti më dhe, dhe unë të dhashë, aq sa hapet shpirti zjarr
Ja që Zoti e ka shkruar, unë e ti të djegim mall.




Forcë e shpirtit tim më shtynë, drejt marrëzive të mëdha
Nuk e di ç'po ndodh me mua,shpirti më fre s'më ka
Është lëshuar shkon me vrap,në lëndinat lule plotë
Fluturon nëpër fusha,te vendi ku qamë me lot.

Eh, te kampet ku e nisëm o të madhen dashuri
Fjalë për fjalë e kam qëndisur, në të madhen histori
Në çdo germë e në çdo varg, ty të ngre në piedestal
Sepse je si asnjë tjetër,shpirt o zemër, më le plagë.

Kur kujtoj unë ato fusha,blerim e mbaje në sy
Se për ditë në sytë e zemrës,kishe dritë e dashuri
Një lumë dhimbje më goditi, ja që mbeta kuturu
U tret,u tret,o Zot ku humbi? kujtimi yt mbeti këtu.

Dorën tënde kam mbi zemër, edhe ty mall e plagë
Do të desha të të ndjek, shpirti im mbet në çark
Bën të dalë po s’del dot,vallë ju duket çmenduri
Dashuria është e fortë, dhe prangat i kthen në hi.

Do vendosem nëpër qiej,që të jem te ty përbri
Zemra ime aq e mjerë, të shtrëngon thellë në gji
S’të lëshon në fluturim,po të puth me afsh e zjarr
Të puth sytë, të sheh në sy, të epet, dalëngadalë.

Do vij maji do çelin lulet, aromë fushe çdo pranverë
Bilbili do ja marrë këngës dhe vajit nganjëherë
Do të qaj bashkë me bilbilin, vaji i zemrës s’do më shteret
Unë do qaj çdo çast të motit,syri s’do më teret.

Flas me vete qaj për ty, kur shoh gjethin që po shplon
Më duket se të shoh ty, në çdo lule që bleron
Të shoh ty mbi çdo zambak, në çdo gjethe në çdo syth
Të shoh ty o shpirt i im,tek më puth të dy sytë...


Vazhdon..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poemë nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Arianita Hoxha
» Poezi nga Adivie Hoxha
» MËKATI ME FRYMË PARAHISTORIKE / Poemë nga Vullnet Mato
» ZËRAT E DETIT SHKASIN BUZË DRITËS / Poemë nga Bardhyl Maliqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: