Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Adivie Hoxha EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Adivie Hoxha EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Adivie Hoxha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Adivie Hoxha Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Adivie Hoxha   Poezi nga Adivie Hoxha EmptyFri Aug 14, 2015 8:19 am


Poezi nga Adivie Hoxha Adivie10

Poezi nga Adivie Hoxha





*MEDITIM*


Një letër zhubravitet nëpër xhep
dhe një laps majthyer djersitë në dorë,
por mendimet kanë marrë arratinë,
ndoshta kërkojnë një metaforë…

Një plak opingat tërheq zvarrë
nga plaka “gërmuqe” kafen pret.
Rinì e mplakur sillet vërdallë
si fëmi pa emër kërkon nënën e vet!

Bukuroshja yjet numëron çdo natë,
nën jorgan struket duke mërdhirë
“princi i kaltër” që pret orë e çast,
tjetrën, pa gjuhë të tij,
në krah ka mbështjell…

Dhe bredhin e bredhin mendimet e mia
nëpër mjegull humbur, pa adresë…
I gjori njeri s’i sheh hallet e tija
e tjetrit, ngushëllim përpiqet t’i qesë….





MË DO APO S’ MË DO…



Nga dritarja shoh udhën që humb,
fletët e luledeles këpus një e nga një,
nga ti pres pareshtur një kumt,
në pritje plot zjarr dhe pa zë…

Natyrisht, pres një përgjigje
një PO…
më thuaj:
-Më do apo s’më do?!….
Atje poshtë këndojnë valët e lumit
dhe era nëpër fushë vallëzon..

Tek ti, fluturojnë ëndrrat e gjumit,
nëpër pemë grinden fletët e njoma…
Duket, flasin për dashurinë tonë.
Tani s’ka më Hamlet dhe Elsinor….





NJIHE VETEN…


Kur shpirti ish pushtuar
nga vetmia e trishtimi,
tek “TEMPULLI-FALTORE”,
u gjet ngushëllimi…

Të pështysh në faltore
a e di çdo të thotë?
-Është mallkimi më i madh
në këtë botë…

Por ajo fal,
prandaj quhet FALTORE,
të mirin dhe të ligun
kur i bien prore…

Të njohësh vetveten
GUXIM duhet të kesh,
ndryshe, i destinuar
të përseritësh, do të jesh…





MOTIV PRANVEROR…


Dielli syqeshur përshendeti
e me krahët e praruar kodrat i pushtoi…
Dallëndyshja folezës i buzëqeshi..
Era pyllin ëmbël e ledhatoi…

Dega e shkozës dridhet lehtë
dhe në ënderra mendja i flururon,
shikon lisin hijerëndë
i duket sikur e përqafon…

Po lisi kokën mban përpjetë
dhe shikimin e çon larg,
harron se e çuditshme është kjo jetë,
se vlen më shumë ajo që ke pranë…





*PRANVERËS*



Era përkund mendimet e mia,
kthjelltësia shpirtin më zgjon,
pranvera e ëmbël si dashuria,
plot hir dimrin e zbon.

Me mall e përkedhel luledelen,
që e para ma bekoi dashurinë,
që me gaz përshendet pranverën
dhe pakursyer fal bukurinë…

Dhe valëza lumit ngazëllehet,
dielli loz gjithnjë më lozonjar,
nën hijen e kumbullës unë dhe ti,
i këndojmë dashurisë,
të ëmblat këngë,
pa fjalë…





*KËRKOJE FALJEN*


Përse me sjelljen tënde të panjerzishme,
m’i provokon nervat çdo ditë,
e kur reagoj me shpirt-drejtësie,
më sulmon,
si fajtor i pandreqshëm, duke bërtit?!…

A harron se bota rrotullohet
e vrima e miut për ty, portë do ish?!
Mund të ndodhë që tek unë një ditë të ndalet,
por unë veç Zotin di të bëj veqil.

Kur dorën s’ke burrni të ma zgjasësh,
përse dhe me sy shtrembër shikon?!
FALJEN, qe mike gjithmonë kam patur,
kërkoje, se s’është ulje, por finikërim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Adivie Hoxha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Arianita Hoxha
» Poemë nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: