Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi lirike nga Natasha Xhelili

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi lirike nga Natasha Xhelili Empty
MesazhTitulli: Poezi lirike nga Natasha Xhelili   Poezi lirike nga Natasha Xhelili EmptySat Jun 06, 2015 8:56 am

Poezi lirike nga Natasha Xhelili Natash10

Poezi lirike nga Natasha Xhelili




E DËNUAR…


Jam e dënuar të të dua
Të mbaj si flakë në shpirtin tim,
Të më djegësh pareshtur mish e thua,
Të ngrihesh në shenjat që japin gëzim.

Jam e dënuar të të kem me vete
Zhytur në ashtin më të thellë,
Si pjesë zemre, burim jete,
Si gur Meke që s’mund të bjerë.

Të çoj si Sizif në majat e mia
Ti rrokullisesh të të marr prapë,
Si Promote më hahet mëlçia,
Nga dejet s’të shkul të të japë!

Ti përtërihesh me frymën time,
Dhe kur zvarritem në pakufi,
Je prapë atje në fluturime,
Më ngre, më ul, më deh si ti…

Ty të kam si plagë të freskët,
Që dhemb, shpon njëmijë gjilpëra,
Që të mos jesh një yll që meket
Si gjeni ndriçoj botë të tëra.




ASKUSH S’MË DO SI TI


Askush s’më do si ti
As pjesët e pandashme të trupit tim
As dielli dhe hëna që më krijuan,
As gjërat që prek e përkëdhel përditë,
As plagët e jetës që më dhembin kaq shumë,
As frymëmarrja ime që një ditë do mbarojë…

T’i hap fjalët si letrat e fatit,
Ndjenjat e tua janë qiejt e mi,
Horizontet e ëndërrta,
Agimet imagjinare në krahët e tu.
Gjendemi midis
Jetës dhe amëshimit,
Përjetësisë së ylbertë të binjakëve,
Tkurrem e strukem të mos shfaqem,
Po ndjenjat e tua më bëjnë gjigande…
Askush s më do si ti!
I lutem vetes të hap portat e botës për ty




FLATRAT


S’e mposhta dot zemërimin
E mohova dashurinë
E humbur nisa flatrimin
Humnerash të end mërzinë.

Po ti heshtjen si gjithmonë
Vë mburojë për shigjeta
Ulur rri në stolin tonë
Sa të bëhem unë vetvetja.

E urrej unë fluturimin
Prej territ në tëndin gji
Se ti nuk e njeh tundimin
Të jesh mbret në lartësi.

Të derdhesh si heshte pas meje
Të ndiesh frikën, dhimbjen , mallin,
Në psherëtima rrufeje
Flatra dragoi të dalin…

I tjetërsuar në deje
Rigjen ëndrrash unin tim
Vallen e nisur prej teje
Do ta ndjek gjer në flijim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi lirike nga Natasha Xhelili
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Natasha Xhelili
» HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili
» PËRROI I NUSES / Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili
» Poezi nga Natasha Limaj
» Poezi lirike nga Alfred Molloholli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: