Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës Empty
MesazhTitulli: Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës   Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës EmptyThu Sep 05, 2013 7:05 am

Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës


Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës Namik10

Nga Namik Selmani


Po të ishte gjallë Migjeni (Milloshi i bukur,  jetëdhimbshmi, I patrashëguari me fëmijë, i dashuruari  tragjik me mjerimin,  grushtforti , zëpararendësi, mësuesi gjokskollitur, varrhapuri në një vend  të huaj te një varrezë me emrin “Torre felice” (kala e lumtur!!!!!) do të ishte 102 vjeç. Po ai s’e provoi luftën , s’e provoi burgun, komunizmin , s’e provoi demokracinë.. e ishte me në dhe mbetet me ne në mungesën e  tij. Dhe na la vetëm një një një libër me poezi. Një libër që ia botuan të tjerët miq që libër që ai nuk arriti ta dërgonte në libraritë e kohës. Nuk vrapoi që t’i luste librarët për t’ia shitur. Një libër që i dha kurorën e kujtesës dhe të lavdisë në tërë këto 75 vjet të mungesës së tij. Nuk kishte kritikë që ta “përkëdhelnin“ në promovimet  e shumta me koktejle e buzëqeshje shpesh maska. Se po të kishte , ai do kishte thirrur Lulët, Zenelët , statujat fëminore të ngrira në kasolle e, për besë s’do kishte vend as për ne, as për gazetarë që të nesërmen do bënin kronikën e  rastit.
Nuk vrapoi tribunave për të premtuar mirëqenie, shtëpi  bamirëse për pleqtë, punë për punëtorët e papunë edhe pse bëri më shumë se ç’mund të bënin sa e sa politikanë. Po ai ishte Migjen..
Dhe ia vuri emrin VARGJET E LIRA. Një liri që ede nuk e kemi të tërën. Po ai ishte Migjen Një Migjen  që nuk vjen më në këtë vend. M’i gjeni  ëndrrat e vrara do të thonim ne sot klithshëm duke parë grushtin e  gjakosur të POETIT . E shumë herë me e pa libra ne jemi Migjenë . Se edhe për shumë kohë të tillë do të jemi. Me dhe pa lavdinë e tij.


MIGJENIANE

Të hapura
Mbetën kanatat e këngëve liridonash migjeniane.
Antivirusi i Harresës
Na e ka rrekur lumnueshëm memorien e Kryepoetit lavërtar.
Një dorë pendëartë
Zgjatet drejt kështjellave nëpër gurët e bedenës flakadane.
E padurimthi
Fort po kapka fletët e lavdisë, bash si përqafen valët mbi valë.
Shkërmoqshëm
Mbeti grushti qëndrestar e i gjakuar i poetit kah Mali.
Kishtet e xhamitë
Rizgjueshëm puthkan fjalësertat, fjalë të pathëna poeti.
Dangdanget këmbanore
Si flutura ëndrrash flatrojnë qiejve gazmuar nga flladi
Një copë bukë
Në duar lypësish të rinj koha dhimbshëm na e thau, na e treti.
Ani, poet gjokspikëllima
Ku ylberet hyjnorë të shpirtit munden pagjakshëm nga tufanet.
Ani, Kalorës i Dhimbjes
Që vrullon e vrullon pa u ndalë në udhët mërgimtare.
Po si s’u theqaf
Kjo kreni e shtirur poltronash, prostitutash , kjo kohë vrastare?
Po si s’u tha
Ky pikëlot syve të Luleve e Zenelëve shpesh me duar pa shkronjat amtare?
Dielli u venit
E kaltërisë ia hoqën qilimat e odës së lashtë të maleve.
Tupanet e fjalës tënde
Si s’i dëgjojnë shkëmbinjtë që hepohen ndër humnera njëherësh?
O ditëvdekje migjeniane
Që nxitoni fitimtare mes një karvani këngësh majekrahu , telash bjeshkatare.
Mes testamenteve gjyshërore
Mos mbetshi si fletëvolante të një fushate në tribunat pa njerëz!
O fjalë poeti
Me mërmërima pëllumbash me mëmësi lehonore në qelizat gjakblerta.
Ku Ora e Kohës
Nuk njeh çirakë të ndërrimit të një kthimi tragjik.
Një turme
Mund t’i thahen në duart e lodhura lulet për idhujt pa krena
Po kurrë, kurrë s’i thahen fjalët e lume të POETIT që riçelin filizë…
Tupanet e Fjalës së Rrejshme
U bafshin lëmashk për guva e për hapa të hedhur.
Kollë e Kohëkrisjes
Ta kallë kollën e poetit në turravrapin parajsor!
Në ditëvdekjet migjeniane
Sup më sup, gojë më gojë e duar mbështetur
Dhe tingullin e fundit të këngës
Në katarakt ta kthejmë për gjakun e frymën që vlon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një 75-vjetor të pasjetës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël Poetik nga Lida Lazaj
»  NJË HUMBJE E MADHE PËR LETËRSINË TONË ( Me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ramadan Musliut)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: