Poezia "Vlorë moj " nga Klarita SelmaniKlarita SelmaniVlorë moj!Vlorë moj e mira moj, ç'bën atje në breg të dritës
kush ja merr e kush kthen, ison kush, e kë ke pritës.
Vlorë moj, e mira moj!
Rrugës tek më shpie dallga gërxh më gërxh e breg më breg
pas më ndjek ti, pulbardha, pas me iso Vlorë më ndjek.
Ditët më mblidhen tërkuzë, DITA jote pranë më vjen
një bejte përtyp në buzë, ngrihet isua e më mbërthen.
Seç më bëhet lemsh në grykë, ah që nuk të jam pranë
seç më lamburisin sytë, ditëve që kam larg vatanë
Rrugët shkruajnë veç një emër, rrugët shkruajnë "100 vjet"
Vlorë, e Pavarësisë themër, Vlorë e madhe, o shpirte det
Ditët ikin, ditët vinë, niset vendi për në Vlorë
që nga Teksas e në Athinë, bijtë e kombit Arbëror
Nis flamuri nga Kosova, rrugën drejt për tek Ty, Vlore
seç më bëke gjithësinë, për shqipëtarë këtë Nëntor
Nis të rrjedhë gjaku ndër deje të atëdheut drejt mushkrisë
shkojnë djemtë si përrenjtë, drejt Vlorës së Pavarësisë
Hapi krahët Vlora ime, hape gjoksin e na prit
nderit tënd i jam thërrime, isos tënde i jam dritë
Vlore moj, e imja moj!