Poezi nga Ylli Meçe
Ylli MeçeFLAMURI !Flamuri....
Është jetë nga jeta jonë - më shumë se jeta !
Është gjak nga gjaku ynë - më shumë se gjaku !
Është tokë nga toka jonë - më shume se toka !
Ështe bajrak , bajrak i kuq - më kuq se bajraku !
Flamuri !
Është drite nga drita jone - èshte me shume se drita !
Është nder për ç 'do shqiptar- është më shumë se nderi !
Është qendresa e një kombi - më shumë se qëndresa !
Është në ballë të luftës fortesë - më shumë se fortesa !
Për Flamurin....
Rebelohem nëse ma djegin , ma shkelin - Rebelohem !
Rebelohem nëse nga shtiza, ma ndrojnë - Rebelohem !
Rebelohem kur mbi të, hedhin gjithe vrerin - Rebelohem !
Rebelohem oh sa shumë ... e gjer në qiell - Rebelohem !
Flamurin...
Mos guxo ta prekësh ti hasëm i lig - ti që je vetë ligësia !
Mos guxo dhe ti që më ndave - kur trupin e patëm gjithë plagë!
Mësoje! -vallen kurrë nuk mund të heqësh - mbi plagët e mia !
Mësoje në horizontin e përflakur - e lirë fluturon një zhgabë !
Për Flamurin
Mësoje dhe ti " patriot" i shitur - që nder e dinjitet s'pate kurrë!
Që ç'do ditë lumturinë tënde e ngre- mbi hallet e vuajtjet e mia!
Ti që i gatshëm je të na shesësh - se ne dorë mban njëqind flamurë
Veç..jo jo të bukurin të qèndisurin në ar - qe valëvit Shqipëria !
Për Flamurin
Rebelohem rebelohem oh sa shumë e gjer në qiell- Rebelohem
Në vdeksha prapë do të ngrihem që ta mbroj me jetë- Betohem!
EVROPË !!! ... - E KAM FLAMURIN !I shtrëngova duart grusht...
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke...
Kosovar !- që s' pret prej fatit ...
Nëse unë e kam flamurin..
Pse në shtizë.. vure një tjetër ?
Do të thuash ... se lirinë
Ti ma fale...?- "zuskë e vjetër" ?!!!
Unë ndër shekuj vrullshëm renda...
Për liri ...e për flamurë..
Bota hiq... se nuk e dashka..
Ata hiq....- e......ne prapë vur ! ...
Ky flamur më duket ndryshe
Nuk me duhet...jo për besë !
Pa një dritë ...ç'do lule vyshket
Pa një zemër ...ç'do komb vdes ! ...
Si se njohe kurrë shqiptarin ?
Moj Evropë ...që rri mbi letër !
Ne Lirinë edhe Flamurin...
Nuk e ndrojmë...me asgjë tjetër ...!
Nëse fale një flamurë...
Dhe e morën pa e parë...
Sytë vallë ku i kishin ?
Se me gjak - ky s'është i larë... !
Ah moj kohë e padrejtësive
Si më vjen kështu maskuar
Pse ma ndan më dysh flamurin
Pse më bën të rebeluar???
A e di ti... moj Evropë ?
Se flamurin kam Atdhe
Nëse ti më heq shqiponjën
Kot që rrojmë.... përmbi dhe !!!
Ndaj " të lutem "...mos godit !!!
Mos godit.... mbi gjak të rënë
Padrejtësive shekullore
Pse u shton një më të rëndë ????
Kët " dhuratë " unë... nuk ta dua... !!!
Është turp....turp për besë...
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe në zemër do të mbesë !
Ndaj dhe zemra më rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba !!!
Ne shqiptarët që prej motit....
Pak i pamë lulet e fushës......
S' na la tymi i barotit...
Nuk na lanë erërat e luftës.....!