CIKËL ME POEZI
nga ARTUR VREKAJPËRLIND O DIELLDritën buro dhe shtegëto
nëpër qiej shpresërimi
të përlidhësh shpresën e Shqiptarit
që nuk jepet pa e bërë ëndrrën,
se është si zoti duruar
kur merr një rrugë që e mundon
fatpenguar shtigjeve të zëna
lakngritur kaherë në soj.
Dritëro dhe përtej bebes
në çdo shpirt të stërmunduar,
që nderet mbi lëndina të reja
ku lulërojnë lulet e egra
rreth gjurmëve këmbëzbathura,
që mbetën brezash në grunaja
si shenja trojesh vëndbanuara.
Se ku tjetër botës e kemi
nga një mal kult e shtëpi,
se s'na ngroh dherash të tjera
si atje në Shqipëri,
se dhe qeshja e shpërnguljes
dhëmb si plagë siç dhëmb dhe ti,
kur sheh rrugëkthimin bar buruar
se nuk frymet më njeri,
veç një zog që me vargcicërimën
të shkund qiellit kur të pyet ty:
O Diell pse kthen përsëri?
Gjurmëdritën syve na e ko si mërgimtar,
të na feksësh për të bukurën ardhmëri;
O zjarr që zotin na kujton
dhe fjalën atdhedashuri.
PËRZGJIM PREJ AKULLITMbi liqenin faqengrirë
heshtjerrahurin prej erës,
me klithmërima shpesërie
dita gjall shenjat e jetës.
Mëngjesit përmes përshpirtjesh
tek një varkë ankoruar
qan mbi një shenjë buzëputhje
si vajzë dashurimërguar!
Frymëngrohur si bir i vetëm
që prej gjirit mbi syprinë,
mi rrëmben të parat fjalë
që i them zogut Robin.
Më ndjen që jam mërgimtar
nga e shpirtit valë përvalur,
me vargjeperlat Lasgushiane
e përzgjoj liqer e akullt.
FOLEJA E BRAKTISURMë mbeti si dëshmi e pikëllimit
ethezënë për vdekje pragdimrit
për tre fluturakë dhe mëmën
që me aq mundime i rriti.
Në qiell të hapur Hëna kërcuret
se bosh edhe nata friket
pa jetë, pa zëra,
shtratngrirë jashtë e brenda.
Bar e baltë trupëruar
mollë-herekes duken
sikur pyesin Diellmardhurin
që perëndon ngritur supesh.
Shpirti më çahet më dysh
dhe lotët kujen vargjesh në hon
gjer sa i bie të fikët
fundnëntorit që mort dot s'duron.
Fjalën time e bën shtizë
majëdrejtuar nga unë,
ëndrrës më zgjojnë zogjtë Robin-ë
që të mos fikem në gjumë.
Plagëruar si shtëpia ku linda
si në këtë jetë dhe tjetrën,
shtegtuar dhe vdekja hije s'të ka
as dheut botëvjetrës.
NJERËZISHT TË DUA!Aq më duhet nga ty,
një vështrim i qeshur,
që të nisin vrapin neuronet e mia;
E shpirti të më shumëngjyret
lëndinave ku fill poezia...
S'të bëra dhuratë të diamantë,
as edhe një,
as të shtrenjtë, të florinjtë,
Se bashkë,
e shtrydhim trurin më shumë
për të nesërmen dhe shtëpinë...
A s'ishte surpriza më e bukur
një libër - buqetë poezish,
netëve Hënëpikuara për ty,
e dashur - thurur ?
Syve të tu,
Vallëzonte bebesh lumturia;
Mu derdhe e tëra si drita:
Ti apo dashuria?
Njeriu në mua,
botës rendur lumë,
heshtur flet më shumë.
Zemrën ma dëgjon:
rreh a vargëzon?
Me ty,
fatshtegtuar,
jetëgjurmëruar.
Njerëzisht të dua!
Edhe pa më pyetur,
mërgimit jam rrëfyer:
Si tokës ku linda
vargjeve dorëshkruar!
KUR TË QESH SHPIRTIImazhin tënd pirë, stërpirë
me syvështrimin e parë,
thesar e ruaj në retinë
për bukurinë që më la pa fjalë.
Rruga më ndih të vij tek ty,
ndërsa hija ime në dritë t' Hënës
lodron pas fjalëndrojturave të para,
lutje dashurore të zemrës!
Në sa rrahjezemre vajzash
vetëm jotja, rrahjeëmbla,
trokoi tek unë dashurisht
gjer sa u bë ëndërrbëra!
Po ajo erë dashurie fryn si herëparën,
as lulet s’harroj të ti dhuroj,
i lumtur jam kur të qesh shpirti,
Tokë e qiell, me ty shtegtoj!