Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Dr Zejnepe Alili – Rexhepi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Dr Zejnepe Alili – Rexhepi   Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi EmptySun Jan 12, 2014 5:28 am


Lirikë me ritual shiu
(Poezi shkëputur nga vëllimi “Ujëvara e syrit”)



Poezi nga Dr  Zejnepe Alili – Rexhepi Zejnep11

Dr Zejnepe Alili – Rexhepi




Vargje për shiun

S’pushon së rëni ky shi i rebeluar!
Shpirti vërshohet me nostalgji,
kur më mungon ti.

Dikur shpresoja,
se s’do të shkruaj më poezi
për shiun…
as për tëndin mall.

E pamundur…
qe një zhgënjim çasti,
që më rrëmbeu atë kohë.

Shiu s’pushoi,
as me ty s’u çmalla dot!
Në sy…shi
për një varg, një poezi.





Sërish në vargje

Pasqyrohem në lotin tënd
ujëkulluar,
si loti i pendesës.

Jehoj në zërin tënd
fuqishëm,
si këngë kushtrimi.

Pëshpëris me t’ëmblat buzë
magjishëm,
si baladë pranvere.

Dehem në prekjen e flokut,
dashuroj,
më e ëmbël është jeta.





Kur të ikësh


Para se të ikësh,
më thuaj, nëse e dehur mërgove
si perëndesha e shiut!

Para se të ikësh,
më le një fjalë pa thumb!
Gjurmët e mallit të dehen në harresë.

Para se të ikësh,
lëri magjitë e puthjes
në sy…në gushë,
nëse për jetë mike më ke?

Para se të ikësh,
zbraz valixhen e shpirtit të lodhur,
bëji vend dashurisë së re, po të mundesh!?
Jetën jetoje pa mua!






Shpresë pas shiut

Loti dhemshëm rrëshqet faqeve
si rrëketë e shiut të sotëm,
çdo gjë më përmallon
si mungesa yte e kahershme.
Në korniza kujtimesh e ruaj
shpirtin tënd kristal,
delikat je kur më thua:
Pse më bëre kaq shumë të të dua?!
Në vend të fjalës të fal buzëqeshje
ajo të zhduk brengën,të shton shpresën
sakaq thyhet qelqi i zemrave tona.
Jo, s’na ndal shiu i sotëm rebel
as e nesërmja dritë e diellit,
me valixhet e shpresës për të ardhmen
ngremë dolli: Bekuar qoftë dashuria!





Poema e syrit

Në ligjërimin e shiut
kur ndjehet melodia e valsit,
ata të dy kërcejnë me ankth
që të mos pushojë melodia e shiut.
Po në çast ndizet jeta
shkruhet poema,në pika shiu
numërohen fatet njerëzore
me onomatopenë e qyqes
kur prek shiu i lodhur vjeshtak.
Rinis drita e jetësimit
udhëtimin për në bregun e lotëve.





Pas shiut

Një mbrëmje marsi me shi,
na shoqëroi mua e ty
kur qemë të përmalluar
e çaste dashurie rikujtonim.
Më ike pa përshëndetur
sa i madh u bë trishtimi!
Po kur shiu pushoi
lulet çelën përsëri,
natyra u qetësua si më parë
veç ti u trete s’u ktheve më.





Begati shpirtërore

Ëndërrimeve të mia bredhin
netë të gjata pa fund
pushtuar në vuajtje shpirti kalorsiak.

Asgjë s’mundem pa ty,
dhembjen dot s’e mposht
me letrën e dashurisë lagur në lot.

Në ujëvarën e syrit
ndjenjën e vrarë me rastësi,
lumturinë e varur për një fije shprese
për atë shpirt të begatshëm jete.

Kur prehja bëhet kurorë
vështrimet mikluese trazojnë mallin,
takimeve në gjurmë lumturie
kur dashuria vihet në bast,
sundimtare e skllave si në lojë.

Me sy gjeraqine pushtohet flladi
si shtrëngata në pyll me shiun pas,
zemrës së ngrirë i ngjallet dëshira
me valën e detit niset porosia.






Breshërimë lotësh


Shi bie!
Në dhomën e errët
pranë dritares, netëve të ftohta
papritmas…
rrëshqet loti i nxehtë
përvëlues për shpirtin.
Diku bashkohen shiu e lotët
si rrjetë xhevahirësh,
në zemër bulojnë mijëra dëshira
shndërrohen në lot të tharë,
të fluturuara buzëqeshje
a ëndrra të pambaruara.
Lotët dhe shiu…
bëhen pjesë e zemrës,
plot dhembje e dëshpërim
që shkatërrojnë pa ngushëllim.






Baladë motesh

Ikën vite të shumtë…
E shkuar mbeti ajo kohë
kur u deshëm me afsh.
Pranë më rije …
që gjumi t’më merrte në shtegtim.
Dhe, kur më dridhte ëndrra
buza venitej për puthje,
malli më digjte syrin
loti i dhembjes s’kishte vend,
se pranë më rije ti.
Kudo e kahdo hija yte,
me puthje më mbuloje,
sërish kisha etje,
për çastet e bukura me aromë jete.
Dikur, krejt u rrënua si kullë letrash.
Eh, sa më djeg malli,
dhembja s’ka mëshirë për ne,
as për ndjenjën e dikurshme,
jeton sot për sot.
Të lutem, mbyllja shtegun vuajtjes!
Prania e saj është e tepërt.
Unë dua vetëm të shuaj mallin
me freskun tënd shpirtëror,
të të magjeps, t’më duash sa jetën.
(NEPI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Dr Zejnepe Alili – Rexhepi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezia "Shkapërderdhja e fisit" nga Zejnepe Alili-Rexhepi / Poems "Scattering of the tribe" by Zejnepe Alili-Rexhepi
» Poems by Zejnepe Alili - REXHEPI
» Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated Translated from Albanian into English by Alfred Kola
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: