Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi Empty
MesazhTitulli: Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi   Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi EmptySun Jan 19, 2014 9:38 am



Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi Kp_zej10


Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash!

(Shkëputur nga vëllimi poetik “Ujëvara e syrit”)




Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi Zej10

Zejnepe Alili-Rexhepi





Mëngjeseve të jetës


Në mëngjeset e ditëve tona,
si trëndafil i posaçelur
me ngjyrë gjaku të ndezur,
si zjarr i vrullshëm dashurie.
Je shpresë, imazh lumturie,
je vetë jeta ime!

Në pasditët e vonuara
u bëre heshtje e rënduar,
loti si vajgur të bie në shpirt
se honeps dot blozën e trishtimit.
Je prtret i lodhur nga koha
me marrëzinë e vetmisë!

Po një ditë, sërish do të jesh
jeta ime e jetuar me pasion,
një ditë pasi të treten pasditët,
të rikthehen mëngjeset e buzëqeshura,
ty, o jeta ime
do të jetoj me pasion!





Jeta në parakalim



Në qytetin e braktisur,
dashuritë qenë zbehur.
Një vogëlushe hapëronte,
në dorë mbante trëndafil
të bardhë…
Çiltërsi!

Në joshjet e shpirtit,
Ajo…vajzë bridhte,
e shoqëronte trëndafili
i kuq.
Dashuri!

E mbi stolat në park ulur
rënien e gjetheve sodiste,
trëndafil të verdhë mbante,
numëronte puthje kujtimesh.
Jeta u zbeh!





Mbi petalet e kohës



Petalet tua të brishta,
t’i perkëdhela me mall.

O trëndafil i gjakut tim!

Befas një lot të rodhi,
si kristal i moçëm
e rigat e shiut mbi qelq,
më ndollën mall për dhembje.

Po…s’ndjeva mall,
as trishtimin e dikurshëm pa ty
veç rigat e shiut mbi shpirt,
strehuar mbi flatrat e kohës.

O trëndafil i gjakut tim!

Petalet tua të brishta,
u gjakosën mbi gjembat e kohës.






Si në ëndërr



Ëndrra zbret mbi qerpikun tim
dhe syri det zbulon thesaret.
Shpirti trazohet si epsh dashurie!

Malli, eh malli djeg si prush,
Loti, eh loti tret gëzimin!

Ti zbret me flatrat e ëndrrës,
loz si era me lulet erëmira
në kopshtin e dashurisë gjuan shigjeta.
E unë pres, pres në ëndërr
shigjetën e ngulur në zemrën e mollës ...
Ajo si në vegim bëhet shtojzovalle,
zanë mali a vashë me shtatin selvi,
faqet shegë përgjakur,
buzët me ëmbëlsi qershie
e gjoksin zjarr jetëgjatësie.

Malli, eh malli djeg si prush,
e loti, eh loti sjell gëzimin!

Kur ëndërrat më zbrisnin mbi qerpik,
si në arkë kujtimesh derdhte lot dashuria,
eh, dashuria qe vetë magjia.





S’më shuan nata


Të përndezur pas etjes, yjet bëjnë sehir
dhe deti i trazuar qetësohet, fle ...
shpirti i robëruar dremit në pritje,
ëndërron një valle trëndafilash
ca pika të kuqe petalesh mbi buzë.

Ankthi është trazues, pritja vrastare,
orëve të mëngjesit vetmia mposhtet,
arsyeja mund pasionoin,
koha plagët i shërron, e dremitur
në pritjen e së nesërmes.

Kur hëna të pushtohet nga yjet,
deti të përgjumet nga vala e qetësuar,
shpirti bredharak le të trazohet…
në pritje sypishë,
mëngjes për mëngjes.





Lozonjarja



Me fustan valëvitës
tantelash që dridhen nga ritmi,
lozte në skenë Ajo,
me flokët rrufshake e lëvizjet çapkëne.
Ata deheshin në përgëzim
të dashurisë së zijosur ...
Buza e trëndafiltë, joshëse si petale
digjej në pëshpëritje e mall.

Ajo…lozonjare, në vallëzim përhidhej!
Në tantelat dridhëse të fustanit lulor,
me një kaltërsi mbretërore
varej krenaria,
ndillej epshi i fshehur,
e përzjarrtë Ajo dridhej.
Flaka e shpirtit rrufeshëm rritej,
e pse…pse të ketë pritje?!





Përndezje


Si lule dremitur në vazo rije,
kundërmoje aromë çiltërsie.
Në mua rrezatoje ëmbëlsi!

Më joshje me shpirtin urtak,
sa herë që buronte mirësia.
Në sy të buzëqeshte lumturia!

Dëshirë e brishtë jete më je,
si gjurmë shiu në pranverë.
Ndër shekuj mall më le!





Si siluetë


Pas grilave të dritares
me bojë të purpurtë lyer,
shoh siluetën tënde të lodhur,
të zverdhur si hije trishtimi...
s’bëzan, s’troket…
kthen kokën mënjanë
si pulëbardhë e plagosur,
shikimi ikën larg mbi stolat
e kopshtit të trëndafiltë.

Stepem në këndin e dhomës...
Pas pak ikjen tënde pres
sa më larg shikimit të perënduar
atëherë, shkëputesh
si një yll nga qielli i ndezur,
bukurezë shpirti më bëhesh,
të përgjërohem: më shpëto!
Mëshira s’preku siluetën e gjymtuar,
në heshtje më le të pres!.





Atë çast


Nëse vjen…nëse,
eja në çastin e pushtimit të madh
kur bota është e jona!
Me verë të lagim buzët,
si trëndafil në vazon e argjendtë,
si ëndrrat në mua dritë,
joshëse të fatit tim.
Pse dergjemi pabesisht dhe larg,
atje ku vargu as fjala s’nguron?!
Më pas lutem, e lodhur shpresoj
të të dua …nëse vjen!





Imazhe të prera



Teksa qiriri merrte flakë
e shpirti prush përndizej,
koha zverdhej si kujtim,
ëndrra zbriste ngadalë
po si nur hyjnie,
puthja m’prekte mbi qepallë
si magji dlirësie.

Si zogjtë kapur në valle,
si flutura në këngë hareje,
dashuritë e mërguara
në zemër me ngulm trokasin,
vështrimet lulëzojnë si manushaqe,
kujtimet e trazuara gjejnë kthim
për të pushtuar me mall.

(Nepi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Vargje me frymëzim petalesh e aromë trëndafilash! / nga Zejnepe Alili-Rexhepi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezia "Shkapërderdhja e fisit" nga Zejnepe Alili-Rexhepi / Poems "Scattering of the tribe" by Zejnepe Alili-Rexhepi
» Poezi nga Dr Zejnepe Alili – Rexhepi
» Poems by Zejnepe Alili - REXHEPI
» Mos më fajsoni pse më lidhen duart / Vargje nga Rudi Berisha
» VARGJE, PËR DY PAMJE NË BEOGRAD?!… / Nga: Dila Gecaj, Këngëtare-Nju Jork

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: