VARGJE, PËR DY PAMJE NË BEOGRAD?!…
Nga: Dila Gecaj
Këngëtare-Nju Jork
Në çdo shtet normal sportistët mysafirë,
i presin me shumë respekt e çdo të mirë,
po këtë gjest njerëzor nuk e bëri Serbia,
se barbarët nuk e dinë ç’ është bujaria?!
Kush janë serbët e di mirë çdo shqiptar,
po tani e mësoi dhe tërë bota mbarë.
Me 14 tetor 2014, në qendër të Beogradit,
u zhvillua një lojësporti, sipas kalendarit,
në mes skuadrave të serbit dhe shqiptarit.
Pas 35 vitesh, ajo ishte ndeshja e parë,
sa filloi loja, nisen djemt’ tanë duke i sharë.
Serbët ishinnë stadium më se tridhjetë mijë,
ndërsa shqiptarët tanë vetëm njëzet’ e dy.
Ata filluan duke u hedhur karrike e zjarre,
duke bertitur: “T’i vrasim, këta shqiptarë!”
Në fushë ishin 11 lojtarë, të tjerët rezervë,
gati që t’i ndihmojnë vëllezërit e vet.
Të gjithë ata serbë nisën duke i kërëcnuar:
“Të gjallë shqiptarët nuk kemi për t’i lëshuar!”
U ndërpre ndeshja, se lojtarët shqiptarë,
pa tjetër, do të dilnin në fushë fitimtarë…
Dhe armiqsinë ndaj nesh e pa bota mbarë!?
Pa pritur, mbi stadium u pa një helikopter,
serbët e frikësuar u mbushën me tmerr,
prej së larti, bashkë me rrezet e Diellit,
simboli ynë po zbriste prej qiellit;
në Flamur Ismail Qemali dhe Isë Boletini,
prandaj serbëve u hyri frika e trishtimi...
Loja u zëvendësua me shqelma e grushta,
në fushë, gati sa s' kërsiti pushka!?
Fort qëndruan djelmoshat shqiptarë,
po i sulmonin serbët nga të katër anë...
Njëzet’ e dy shqiptarë, të gjithë të rinj,
fyt për fyt me më shumë se tridhjetëmijë.
Nuk frigohen djemtë tanë, ai Taulant Xhaka,
me duarët e shpejta e të mprehta si shpata,
i gjallë ai nuk e lëshon atë tonin Flamur,
nuk e lejon serbin t’ia ndyej me ato duar.
Po, çfarë po bënte ai djaloshi Lorik Cana,
se trim’ mbi trima shqiptarët i ka lindë nëna?
Po i binte një serbi me shqelma e grushta,
goditja e shqiptarit më e rëndë se pushka;
se ata agresorët e pabesë të Serbisë,
nuk i kanë njohur mirë djemtë e shqiptarisë.
Trimat e historisë sonë të gjithë janë të gjallë,
jetojnë në gjakun e pasardhësve të tyre shqiptarë.
Fyt për fyt përleshen me serbët djelmoshat tanë,
qumshtin, që u ka dhënë nëna, hallall e kanë.
Ja, pra, kjo ishte në sytë e botës ajo Serbia,
si në pasqyrë u treguan “mikpritja” e “bujaria”?!...
Ndërsa ata panë dhe djemtë trima shqiptarë,
që për nder e Flamur nuk u dhimbset jeta fare!
Nju Jork, 17 tetor 2014