Poezi nga DILA GECAJ (Nju Jork-SHBA)
ISHTE, DIKUR DHE ËSHTË, SOT…
( Për të qeshur dhe për të qarë!?… ) Dikur, te ne, në secilën shtëpi,
Fjala e një burri ishte vetëm ligj.
Këtu, në Amerikë, është marrëzi,
Se fjala e ca burrave,vlen një “hiç”!
Dikur bëhej, siç thoshte burri,
Ai ishte shtylla dhe i fortë si guri.
Nëse llapa e gruas ka bërë “llam-llam”,
Grushti i burrit ka rënë “bam-bam”!?
Ato kohëra ikën, i ka tretur era…
Për një fjalë, gruaja burrit,
Tani policin ia sjell te dera
Dhe i qeshë me djallëzi:
“Aha,ti do me mua, trimëri!?…
Rri aty,,mbylle gojën, kokëhardhuc,
Jam ajo, që të çoj e të mbyllin në birucë!
T’i marr paratë, fëmijët, me gjithë shtepi,
Të lë me gishta në gojë e duart në gji!....
Mos u ndiej gjallë, or i ngratë,
Ligji këtu i mbron, sidomos, gratë.
Kujdesu për fëmijët, rri në një qoshe,
Unë po dal të shëtis me një shoqe!...
Ka ikur koha e Biblës,Kuranit dhe Ungjillit,
Eshte harruar Kanuni i Lekë Dukagjinit;
Unë jam mbretëreshë dhe, përndryshe,
Kush e pat’ futur, djallin në shishe?!”
Kështu i ka thënë, tash, gruaja burrit…
Luaje, maçok,po deshe,kokën e buallit!?
Nëntor, 2014