Anita Bitri (8 janar 1968-19 tetor 2004)TRE ARKIVOLE, PËR NË SHQIPËRI!?...
( Kushtuar Anita Bitrit, në 10-vjetorin e vdekjes )Nga: DILA GECAJ Në tetor 2014 u mbushën dhjetë vite,
nga ajo ditë tepër e tmerrshme,
përgjithnjë u nda nga jeta Anita Bitri,
një këngëtare aq e mrekullueshme.
Sikurese zjarri u përhap lajmi i zi:
Bijë e Sarandës dhe shkolluar në Vlorë,
tragjikisht ka vdekur, me nënë dhe me bijë,
duke lënë mbrapa vetëm një vëlla të gjorë!
Ah, rrugët e mërgimit...kaq të rrezikshme,
nuk dihet se çfarë do na sjellë e nesërmja,
Anita me familje ishin të pafajshme,
në mënyrën më trishtuese i rrëmbeu vdekja.
Anita i kishte tridhjetë e shtatë pranvera,
ishte plot jetë, me këngë dhe gjallëri,
fati i zi papritur i trokiti asaj te dera,
e rrëmbeu artisten me nënë dhe me bijë.
Se çfarë mund të ketë ndodhur, Zoti e di,
prej asaj dite dhe gjer’ në diten e sodit?
Vallë, në mos ishte e shkruar ose rastësi,
duhet që të heshtim...janëe punët e Atij!
Sibora shtatëvjeçare, bija e Anitës,
engjëllushja e vogël shkonte në shkollë,
në mes nënës së vet edhe të gjyshes,
dhe ajo fatzeza përfundoi në arkivol!
Ju ndërpre jeta voglushes shtatëvjeçare,
na iku njëra ndër këngëtaret më të mira,
po vdiq dhe e ëma e Anitës, grua bujare,
se pa familje asaj nuk i vlente jeta fare.
Kështu u shua kënga e bilbiles Anita,
tre arkivole i nisën bshkë për Shqipëri,
për t’u varrosur në trojet e veta,
duke çuar gjëmë e vaje në farefisni.
Medet! Ikën tri femra, pa mbrojtje,
pa mbështetje, pa mashkull në shtëpi!
E vërteta rreth vdekjes së tyre,
deri sot ngeli në errësirë, një misteri?…
Nju Jork, 18 tetor 2014