Poezi nga Ganimete ThaçiGanimete Thaçi
BOTA ISHTE E JONAMa sollën muzen kujtimet tona
Në agun e freskët në orët e vona
Në ditët me djell e me shi pafund
Pena solli vargun që ti deshe shumë
Ti shumë me deshte dhe mua
Kur ditet ishin të ftohta
Kur Dajti sillte freskin
Ku bota ishte e jona.
NUK JAM FOLE Nuk të mora në valixhen
E kujtimeve shpirt trazuar,
As në zemrën time të vogel
Ndoshta pak të llastuar .
Më ndali driten hija jote
Perëndimit m’ja prishi sharmin ,
Teksa unë flisja për jetën
Rregulloje ti veq shallin.
Hedhja syt n’fytyren tënde
Me endje dy fjal i kërkoja,
Ti dredhje cigaren për t’më tymosur
Sfida ime per ty ish loja.
Zot kerkove t’bahesh mbi mua
Sikur të isha dru për tu pre
Por harrove që jam Hasjane
Për asnjë zog nuk jam fole.
DOMAJ-HAS(Vendlindjes time) Nëpër kodren mbi Drin të Bardhë
Ja vodha aromën Manurshaqes.
Nëpër vjeshten gjethe rënë
Ja mblodha frutin thanës.
Për balluken që të merrte flladi
Mu dogj zemra më shkrumboj malli.
Fusha e vogel diku i thonë
Ku më mbushet syri, ku gjaku më vlon .
Nën atë hije ku pleqt kuvendonin
Mu tund djepi këngët mu këndonin.
Tek ai burim që fshatin e ndan në dysh
S’më ngopi uji burimit as bukuria e trefishtë.
E kur dallendyshja zu fole ndër fusha
Për shekuj të tër jet zotit ju luta.
Perendimi djellit kur m’zu te qershia
Më vinte zëri gjyshit ku më shkoj bija.
Më doli nga goja fjala nën
Atje në atë të madhin Domaj-Has.
FAKTI I GUXIMIT Në agun e sotem më je
Malli i puthjes.
Në diten e sotme më je
Arsyeja e lutjes.
Në mbrëmjen e sotme më je
Endërra e zgjimit.
Në përditshmërine time më je
Fakti i guximit.
PARAJA DHE DASHURIA PARAJAMë dha kostume shumë të shtrenjta,
Por jo ndjenj tek buzëqeshja,
Mi mbushi me ar duar e qaf
Por zemren ma la that.
DASHURIAMë mbushi shpirtin me manurshaqe
Në atë rrugën me akull të pafundme me harqe
Më thirri bij,moter e nan
Ma te lumtur se une nuk kishte ajo anë.
MBI BUZËT TUA I dehur më vjen portreti yt
Në ënderrat e mia të Çikës Hasjane,
Ti etshem përkëdhel flokun tim
Më puth mollzën e kuqe të kësaj faqe.
Teksa lexoj në syt e tu
Lumturin e c’asteve që je pran meje,
Më rreshqasin gishtat mbi buzet tua,
Me afsh kerkoj të jesh afër meje.
Ndersa më rremben ajo puthje malli
Më mbushen syt me lot gezimi,
Çë jam Çika jote Hasjane
Çë do jesh baba i tim biri.
NUK U NGOPA Nuk u ngopa nga agimet
Që zgjuar na gjenin,
As nga këngët e zogjve
Që na defrenin.
Nuk u ngopa nga uji
I ftoht i burimit,
As nga aroma e
Tandafilit.
Nuk u ngopa nga fjalët
E nanës loke,
As nga buka me krip
E asaj sofre.
Nuk u ngopa me muzgun
Që yjet drit mi jepnin,
As me kënget e nanë
Duke më perkund djepin.
VAJZA ME PRETENDIME S’të pash se bryma kishe luluar
Mbi xhamin e dritares time ,
Por mbi xham gervishtur gjeta
‘’eh kjo vajza me pretendime’’.
E kuptova ishte për mua
Prej kapriqove të pafundme
Por jam rritur unë jetime
Ju druhem rrugve të gabume
S ‘ mund ti zaj bes ecjes tënde
Netve kur yjet të bajn drit,
Me nder jam rritur dhe pse jetime
S’dua shoqet t’ma bajn me gisht.
TË PRES Kur hap shqiponja krahet mbi male
Mbi pashtrigun toke Hasjane
Ku Hëna natën e shkëlqen
Ku të dha gji ajo trimnesh.
Tek guri bardh nën hije të thanes,
Ku për herë të par i qeshe nanës
Ku djepi tundje me kangt ma t”mira
Me zanin e nanës duke thur ninulla.
Aty të pres duke qëndisur
Shamin tënde të beqaris
Duke thur këngen e fundit
Për kujtim të vajzërisë.
TI NGJAJ ZANËS Më beri vargu këng
E malli më dha fakt,
Që telat qiftelis
T’mos ja lëj rehat.
Dil e ngoje kangën
Nën hije te thanës,
Një keng dashunie
Të kesaj hasjnes.
Kam shami të kuqe
Veshur krejt tradit,
Mos me njofsh ne pamje
Ki mem njoft në shpirt.
Mos ma prish qetësin
Teksa këndoj këngën,
Më ler veq një here
Të pakten ti ngjaj zanës.