Poezi nga Gjelina Xhika
E DUA JETËNDashurova diellin, i hapa krahët..
Aty mbi lule, e parfumuar,
Buzëqeshja ime kurrë nuk shuhet
Ëngjëjt lartë më rrezatuan.
E dua jetën Zoti im..
Në duarte e tua kristal qëndroj,
Fali frymën tënde magjike,
Qiriun ndez, lutje kërkoj,
Kur të marr larg udhetimin..
Tokës i them ; pse me trete?
Shpirti dhimbjen më se ndjen,
Në parajsë nuk jam më vetëm.
DASHURI E PËRJETSHMEDashuria e përjetshme nuk njeh moshë..
Tingëllon lehtë, fjalën “të dua”
Sytë e saj dashuri shprehin,
Dorën më puth, e paharruar.
Ajo jeton në çdo qelizë..
Dashuri e përjetshme ndjenjën zgjon,
Në krahët e tu s'ërisht linda ,
Vetmia zhduket, shpirtin shëron.
Thinjat në kokë na kanë mbuluar,
Iku rinia, prapë të dy jemi,
Ulur të dy, lule më fale,
Fjalën të dua, gjithmonë do e kemi!
RËNKIMI I TOKËSRënkoi toka pse më shkele,
Ku tërbimi i njeriut s'njeh kufij,
Si dordolecët kuturu zhduken sa hap e mbyll sytë,
Duke hedhur vrerin deri në rrenjë,
Çdo gjë thahet, vyshket, tretet,
Fytyra të zbehta, kërkojne gjak të thithin,
Djalli ka bërë krahë ,fluturon mbi kokat tona..
Sarkazma ka arritur kulmin,
Mbyll sytë vallë ku jemi,
Etja për urrejtje s’ ka mbarim,
Njerëzit janë bërë me dy koka..
Të zënë pritë si kuçedera, që nuk lëshon ujin,
Ligësia është përhapur epidemi..
Do ketë shërim kjo botë,
Rrugët janë të minuara nga jenat
Gjithçka memece më duket.
S’ kam më forcë, portat e ferrit janë hapur
Goja e njeriut nxjerr flakë si dragonjtë
Në errësirën e përjetshme ku jeton djalli.