Poezi nga Shezair KokoCeremonial terapeutikNata plot hyjni, zhvesh kemishën me topinj ari,
Dhe pak nga pak fillon e hap sytë e kaltër,
Vesh gjithë magji fustanin bojë bari,
Këpucët kafe, tonin rozë në fytyrë,
Dhe hapet dalëngadalë mëngjez i dlirë!
HESHTJALumë dhe mjerë ai që hesht,
S'e heshtja është vrull i pashpërthyer,
Që s'i pllakos gjërat në shesh,
Dhe mban situatën mbërthyer.
Heshtja është maturi,
Dhe vetëdije anonime,
Heshtja është dhe krimb në gji,
Që të bren, të bën thërrime.
Heshtja është mençuri,
Rallë, është edhe injorante,
Heshtja duhet në njerëzi,
Dhe për situata tolerante.
Heshtja është dhe ironi,
Heshtja është edhe fudulle,
Heshtja është filozofi,
Po dhe e hijshme, si një tufë lule.
Heshtja është dhe fshehtësi,
Është e paqtë ose e frikshme,
Heshtja është flori, flori,
Dhe ndonjëherë e perëndishme.
***Pak nga pak,
Triumfova mbi gravitetin,
Dhe me drithërimin yjor,
Ia dogja trishtimet reales,
U ktheva i rilindur.
Inercia hyjnore më mbeti refren,
Ndaj, shpirti, trupi, mendja,
Vazhdon e hapërron,
Hapërron e humbet,
E qetë qetë si vegim,
Në ritrajtën e saj vjen.