Poezi nga Mehmet BISLIMIKosovë
dil priti bijtë tuaj 1. Kosovë
dil priti bijtë tuaj
priti se po vijnë buzëqeshur
me shtatin e kuq si bajraku
me armët e lirisë ngjeshur
të përgjakur e të heshtur
me mustaqe e mjekër
syzi e vetullpërpjekur
për atdhe djegur
përjetësisht futur në këngë
priti ti oj nënë
priti pa bërë gjëmë
2. Kosovë kryelartë
me bijtë tuaj shtatgjatë
si lisat e mëdhenj me kurorë
po të kthehen si Gjergj Elez Alia
me nëntëqind plagë në shtat
si nëntë lisa të gjatë
lisat e Dukagjinit
po
një lis mbeti në Kumanovë
atje ku një ditë do të shkojmë
hakun për tua marrë
do të shkojmë
herët a vonë
atje është vendi jonë
vëllezërit tanë t’i mbrojmë
do përgjakemi prapë
rrugë e lirisë
është rrugë e gjatë
3. Kosovë në stinë pranvere
Kosovë në stinë dimri
Kosovë kurrë ngushtë nuk të zunë
Kosovë amësi e trimërisë
Kosova gjak ka për të dhënë
për hir të lirisë
për mua
për ty
për shqiptari
4. Kosovë
ata ranë edhe për ty
ata ranë për të gjithë ne
ata ranë për atdhe
Kosovë dil priti tek porta
nëntë lisat e gjatë
po të vijnë buzëqeshur
me nëntëqind plagë në shtat
po të vijnë në këmbë
nuk po të vijnë ratë
dil atje
ku po i presin nënat
ku po i presin motrat
ku po i presin fëmijët dhe gratë
ku nuk shuhet zjarri në vatër
ku po i pret flamuri shqiptar
ku në shenjë pikëllim
trëndafilat ulur kokën po mbajnë
atje ku po i presim të gjithë ne
ku dielli është ndalë dje
ku është skuqur bari
ku është përkulur në pritje
Komandant Adem Jashari
atje
ku dje ka ardhur për t’i pritur
nga Vlora në Prishtinë
vet Ismajl Qemali
atje ku pikat e gjakut ranë
ku ata namin e madh lanë
ku ata këngës së lirisë ia thanë
atje ku mitralozi i tyre volli zjarr
ku ata hodhën vallë
ku ata veprën e madhe e bënë
atje
ku nuk do të ketë paqe në Ballkan
pa bashkimin tonë kombëtar
5. Kumanovë në flakë lirie
lagja e trimave në zjarr të sprovës
o sa shumë të paskan hije
lulëkuqet e Kosovës
ata sollën me flamur
sollën nusen e Kumanovës
Beg Rizai ai dhëndri i parë
Xhafer djali bajraktar
përcjellë nga krushqit e lirisë
djem të zgjedhur të shqiptarisë
për atdhe gjithmonë përpjekur
ata te marrin gjak në vetull
ti moj vatra e Kumanovës
mbaj fort në gjirin tënd
krushq e trima të Kosovës
që s’ia marrin dorën pushtuesit
nuk i kanë frikën prushit
ata bijtë e kësaj toke
më të dashurit e nënës loke
krenaria e shqiptarisë
për ta kënga s’ka me pushua
sa të jenë jeta me jetua
toka mëmë s’ka me i harrua
përgjithmonë
qofshin lavdu
23, maj