Le të ndalim pak frymën, të mbajmë një minutë heshtje për dy të rinjtë Michal Svatos dhe Anna Kosinova dhe të lutemi që shpirti i tyre të ngrihet sa më lart në qiell, që të bashkohet me engjëjt e kësaj toke!
Poezi nga Nehat JahiuBESA E SHQIPTARITShqiptari e ka pas gjithnjë në shtëpi traditë
zemërhapur mikun për ta pritë,
me bukë, kripë e zemër në sofër shtruar
mikun në besë kurr nuk e ka tradhëtuar.
Besa e shqiptarit kurr nuk është harruar
brez pas brezi ajo është trashëguar,
miku në konak shqiptarit kur i ka ardhë
pas shpine nuk ka mund kush për ta vrarë.
Besa e shqiptarit kur së shit në derë të pazarit
siç po shitet sot nga shpirti i tradhëtarit,
kurr nuk është shit besa e shqiptarit
se ka qenë e lidhur fort me fijet – fijet e arit.
Tek çdo zemër shqiptari thell ishte mbjellë
kurr kjo besë nuk është shkelë,
brez pas brezë besën shqiptari se ka harruar
nuk është shkelë e nuk është tradhëtuar.
Shqiptari mikun që i vjen në vend të vet
me derën hapur në sofër gjithnjë e pret,
shqiptarit gjithkush në botë ia ka pas lakmi
si është pritur miku kur i ka ardhur në shtëpi.
O, Shqipëri ta puthësha qiellin e tokën
që dikush po të turpron duke ta bë gropën,
Shqipëri ta dish se këta nuk janë bijtë e tu
që besën e shqiptarit për... e kanë tradhëtu.
Shqipëri, ti oj nënë e dashur, ti, oj nëna ime
ty ca hajna po ti vrasin miqtë pas shpine,
besën, oj NËNËLOKE ca pisa po ta tradhtojnë
miqve në konak pas shpine thikë po i mëshojnë.
Shqipëri ti ngrite ballin lart e mos u turpëro
një gjë Shqipëri ta dish e kurr mos e harro,
gjithë shqiptarët besën nuk ta tradhëtojnë
e kurr ty emrin Shqipëri nuk ta turpërojnë.