Poezi nga Pilo Zyba
E MADHE LONDRAE madhe Londra,me fabrika dhe me T.V.
Rrugë me drita dhe me pallate alabastër.
Por shumë gjëra të miat nuk i gjën në të,
Shëmbull,lugë,pirunë,fabrika Gjirokastër!
E di,do qeshni dhe,do më lëshoni rromuze:
“Kur ka të tjera më të mira, ato përse i do”?
Tallja juaj si një litar i gjatë, e si një tërkuzë,
“Iku dhe Pilua për lesh, sot këtë po e shoh”!
Por “talljes” tuaj i vendos thikën e prehur,
Sepse prandaj e mbaj në Londër,në shtëpi.
Ajo, përmbi mendimet e marra rri e ngrehur,
Dhe pret me mase,me mënd, Alla Shqipëri!
Sepse me thikë e me lugë në guzhinën time,
Nga dita që mora rrugën e gjatë,në botë ika,
Në dhjetra shtete, e nëpër dhjetra mërgime,
Në guzhinë edhe burrëri, nuk ika nga tradita.
Mishi i qëngjit, furrës por dhe në hell mbeti,
Nëpër shekujt,që të huajt na e bënëë benë.
Dhjamin e trupit me dhunë na e shkriu, treti,
Por në epoka nuk mohuam fenë e atëdhenë.
Prandaj pirunë, lugë i kam marrë në Londër,
Nga shtëpia ime e gjyshit,gjyshes dhe nënës,
Herë trokas mbi tryezë,si mbi daulle për lodër,
Të shikojë nga lart dëshmitarja,drita e hënës!
Këto që ndodhën botës rrumbullake,të madhe,
Në tryeza ministrash, në pallate dhe në parqe,
Dua ti shijoj, të flas, të qesh dhe të ha pa naze,
Si në pjatën traditë të të parëve,alla Shqiptarçe!
Prandaj lugë,pirunë,thika i mora nëpër mërgime,
Që të jetoj,mas,pres,e të ha sipas mënyrës time!