Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 KOHA LIRIKE” E KADARESË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

KOHA LIRIKE” E KADARESË Empty
MesazhTitulli: KOHA LIRIKE” E KADARESË   KOHA LIRIKE” E KADARESË EmptyTue Jan 10, 2012 4:34 am

KOHA LIRIKE” E KADARESË

Ma. Natasha LUSHAJ

1. Ritmi orakular, ëndërror
“Ju do të vini në kohëra më të qeta,
Shumë fjalë tonat pa kuptim kanë për t’ju dukur...”
(I. Kadare Brezave që vijnë, 1964)
Mund të mos fillonte kështu diskutimi për një autor bashkëkohës me ne, por për Kadarenë poet ka kuptim të flitet në retrospektivë. Së pari, se në këtë kumtesë kemi ndërmend të sjellim nivelin e komunikimit të lirikës së këtij autori me lexuesin dhe kritikën, në kohën kur ai botonte vëllime poetike të suksesshme; së dyti, sepse koha e Kadaresë poet për lexuesit e sotëm mund të përbëjë një kohë të përveçme e të përmbyllur, ngaqë ngjan e pakthyeshme, krejt ndryshe nga Kadareja prozator, për shembull. Kurse për studiuesit, “koha lirike” e një shkrimtari mund të vihet vetëm në thonjëza.
Lexuesit dhe admiruesit e hershëm të poezisë së Kadaresë, në kohën e tyre mezi janë mësuar me faktin se ai nuk shkruante më poezi. Sikur ta ndiente këtë, herë pas here ose përfshinte një cikël poetik në fund të një libri me proza apo ese, herë ribotonte 40 lirika të përgjedhura malli, me titullin “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Pastaj, nëpër romane ata gjejnë vazhdimisht këngëtarë anonimë, të dehur a marrokë të pandreqshëm, që këndojnë rrugëve nëpër natë ankueshëm për dhimbjet e dashurisë dhe kotësinë e kësaj bote, me nga një brilant nga të popullit diku në zemër a në brinjë të vargjeve.
Në fakt, kur Kadareja shkruante lirika dashurie, nuk ishte koha më e mirë për të shkruar poezi. Por problemi i kohës së dhe kohës në një vepër letrare është çështje shumë e ngatërruar, ndaj po mjaftohemi të themi se këtu do të flasim për “kohën lirike” të Kadaresë. Na vjen në ndihmë koncepti i formuluar nga S. Hamiti (V. 8, 2002:484), që ai e quan “bioletra”, në kuptimin e jetëshkrimit, dorëshkrimit dhe bukurshkrimit. Ai thotë se veprën letrare bioletra e njeh si “autentike, të veçantë, të papërsëritshme, si trajtë e si domethënie”. Ndoshta duhet t’i rikthehemi “ritmit orakular” (N. Fraj, 1990:369) të lirikës kadareane, për të kuptuar si ka ndodhur që Kadareja lirik, “posi shkrimtari ironik, ia kthen shpinën publikut” (po aty), pra, lexuesit të kohës së vet, të cilit i kishin thënë se duhet të shihte edhe në poezitë e dashurisë, si në një pasqyrë, ato që shkruheshin në gazeta.
Kushdo që do të nisë studimin e vlerave të lirikës dashurore të Kadaresë, do t’i duhet ta fillojë hulumtimin me një retrospektivë kritike, për të realizuar një analizë të saktë semantike. Në këtë perspektivë, çdo studim do të mbërrinte në konkluzionin se autori qe ndër të parët poetë të pas ’945-ës që i riktheu poezisë shqipe të dashurisë natyrën orakulare ose përmasën e ëndrrës. Lirika e Kadaresë u bë urë lidhëse ndërmjet dy etapave të lirikës shqipe të kultivuar, të cilat, në vitet ‘960-‘970, dukej se nuk do të puqeshin kurrë: lirika dashurore e viteve ‘930-’940, e Lasgushit për shembull dhe ajo socrealiste e fazës së parë të pasluftës.

2. Retrospektivë
Një rrip i blertë
I shtrëngon qafën muskuloze,
Tek ec në pyll me hap të lehtë...
(I. Kadare Qeni i kufirit, 1958)
Vëllimet e para poetike të Ismail Kadaresë, Frymëzimet djaloshare (1954) dhe Ëndërrime (1957), nuk u pritën me ndonjë entuziazëm, por as nuk kaluan pa u vënë re. Për to shkroi A. Varfi, D. Siliqi, D. Agolli, R. Brahimi, D. Shapllo, etj. Mendimi i përbashkët ishte se ky që po vinte do të qe një lumë i gjerë e i thellë, që nuk do të shteronte shpejt. Madje, mund të të befasonte me ndonjë vërshim përmbytës. U konstatua se poezia e tij ishte romantike (madje, postromantike, A. Varfi), se mbizotëron lirika intime (e natyrës dhe e dashurisë) dhe ka një zbërthim krejtësisht intim edhe të temës shoqërore. (D. Shapllo). D. Agolli thotë se poeti ka marrë rrugën e lirikut. Bie në sy një pozicion soditës që vjen nga përvoja e pakët (R. Brahimi) dhe se mungon atmosfera shqiptare. U vunë re imitime nga Pushkini, varfëri e fjalorit poetik (40 herë fjala pranverë), qëndisje e natyrës dhe eklipsim i njeriut në këtë natyrë, që krijonte një lloj mjegullire të zbehtë në komunikim. E kështu një varg vlerash e vërejtjesh. Sidomos për vëllimin e dytë vërejtjet merreshin më seriozisht dhe kundërvërejtjet po ashtu. P.sh., D. Agolli nuk pranon si vërejtje se në shumicën e rasteve dashuria paraqitej më shumë se ç’duhej si një dramë: “Gabimisht mendohet se në lirikë duhet të paraqitet veç një dashuri gazmore”, thotë ai. Veç kësaj vlerësohet prirja për poezinë filozofike me temën e njeriut të kohës e të shekullit. Poeti dënon pengesat në dashuri, është kundër lidhjeve të saj me interesat e çastit a me llogaritë. Një vend të veçantë do të zërë poema Ëndërrimet, të cilën autori do ta botojë të ripunuar rreth tridhjetë vjet më vonë me titullin Anketë. Gjithashtu, në këto vëllime duket prirja për organizimin në cikle të poezive, përgatitja për poemat e mëvonshme. Hulumtimet krijuese po e çonin drejt temave të mëdha, që i kalonin kufijtë e Shqipërisë, disa poezi u kushtoheshin hapësirave, shtegtimeve e shpendëve shtegtarë. Së shpejti ai do të nisej për në Moskë, madje, një pjesë e poezive që tani kishte tisin e mjegullt të rrugëve me pluhur dhe mbrëmjeve të arta ruse.
Vëllimi që shpërtheu kufijtë e interesimit të zakonshëm të kritikës ishte Shekulli im (1961). Mjaft nga poezitë e tij i kanë qëndruar kohës, shumë motive janë rimarrë më vonë nëpër poema ose prozë. Kritika do të flasë për pikë maksimale vlimi dhe kristalizimi si poet, por edhe për shkëputje të dukshme nga vëllimet e para. Heroi lirik i vëllimit nuk di ç’të dojë, ai është një “citta aperta” dhe e bën për vete lexuesin me atë që Bjelinski e quan “njerëzorja-universale”, të cilën arrin ta komunikojë vetëm një poet i vërtetë (A. Varfi). Në përgjithësi ndjehet thyerja që ka pësuar poeti i ri, një lloj kontrasti mes aspiratës së pafund të ëndrrës dhe mundësive reale të kufizuara. Shumica e poezive e merr temën nga jeta studenteske në Moskë. Dashuria është ende e bukur, por shpesh e lidhur me çastin e ndarjes, dhimbjen e thyerjen që sjell. Tejembanë ndjehet dhimbja e ndarjes si me thikë. Kritika alarmohet nga konceptet liberale, që autori thotë se do të jenë normale në qytetet e ardhshme industriale të Shqipërisë (S’po të premtoj fejesën…), se përmend gagarelët e gratë me buzëqeshje kaproni, që në Shqipërinë deri atëherë konservatore e gjysmëfshatare tingëllonte si një krim, sidomos për fanatikët e ngjyrave rozë të letërsisë (“tingëllojnë false”, A. Varfi). Ai akuzohet për natyralizëm, se “s’janë tipike këto”, madje, shtrohet si rastësisht pyetja intriguese dhe përvëluese për kohën: “Pse e përdor në shumës “dashuri të lira si era” dhe jo në njëjës, “dashuri”?”...
Në fakt, në lirikat intime ka filluar të ndehet një cipë ftohtësie që shoqëron shprehjet e dashurisë provinciale (i quan profka), por ka dhe poezi që gërryejnë (Dallgët në rrëmujë), ku flet për dashuri të lira si era, ose poezia e mrekullueshme Këngë e millonait, me atë fisnikëri e gjerësi shpirti që rrallë gjendet në jetë. Ka ndërruar pozicioni nga vëllimet e para: sfondi është i zymtë, as pranverë, as vjeshtë. Monotoni, shqetësim, rebelim. Poeti e ndien veten më të lidhur me kohën që jeton dhe kritika fillon e pajtohet me atë pesimizmin për temën e ndarjes e të largimit, në emër të thellimit të realizmit (Ardhja e tij, Tunelet etj.). Vihen re kapriçiot figurative, për të cilat u bë i njohur (bora si bishta cigaresh, si letra që nuk i mora kurrë, tek Qielli i dimrit). Sot kjo figurë mund të duket madje naive, por atëherë ishte diçka e re dhe ngjallte shqetësim, por ka edhe një lloj individualizmi që binte ndesh me frymën kolektiviste të kohës. Edhe sinqeritet, për të cilin Shapllo thotë se nuk mjafton për një poezi me vlerë. Por a mjafton? Edhe për vetë autorin ishte shumë pak.
Disa studiues gjejnë pika takimi me Migjenin përnga dashuria për të renë (T. Gjata, K. Velça), por vihet re një lloj mekanizimi i jetës (D. Shapllo), ca abstraksione që në fakt ishin një mënyrë për të dhënë kërkesën e një mentaliteti të ri urban që po vinte. Fjalori poetik ishte pasuruar, ishin ngritur në nivel artistik fjalë të gjuhës së përditshme, kishte dhe pasurim të motiveve, kurse e shkuara nuk përbënte më një objekt adhurimi e trishtimi. A. Kallulli vë re se sundon poezia meditative, që dallohej nga poezia përshkruese e deklarative (e viteve ’950) dhe dashuria ishte “moderne”, pa lotë e psherëtima, po heroi ishte i shqetësuar, vargu ishte gjithë nerv dhe tendosja e tij ngjante me një masë që mund të shpërthente nga çasti në çast.
Pas tij boton vëllimin Përse mendohen këto male (1964) Poeti është bërë më i qetë, po më i thellë. Vargu është i shtruar, ka një trishtim të madh që nuk vihej re më parë (R. Brahimi), e sheh botën nga jashtë, si diçka të pavarur të cilën mundohet ta kuptojë. Motivet e së kaluarës ndeshen shpesh, por pa e bërë nervoz, gati asnjanës. Shtron probleme të familjes e shoqërisë, të mentaliteteve e psikologjive të vjetra me petk të ri, si tek Shoqes që u martua ose poezia e bukur Në kishë.
Vëllimi poetik Përse mendohen këto male (1964) dhe Motive me diell (1968) përmbledhin poezi me temën e jetës së përditshme, ndryshe nga prirjet filozofike të Shekullit.., pa figuracion të pasur e deklamime tronditëse dhe u quajt thellim i realizmit, po më tepër qe lodhje e konformizëm. Kadare po shpërthente në prozë. Në mjaft poezi të tjera kemi ato gjetje tipike, origjinale, si tek Lokomotiva, Antena ose tek Poemë e blinduar, që japin gjendjen e dyfishtë të heroit, midis dëshirës për të shpërthyer, për të mos ia mbyllur shtigjet fantazisë, kërkimit dhe dhimbjes për humbjen e horizonteve të gjera. Shqipëria kishte hyrë në kohën e izolimit të madh. Autori vërtitej brenda blindazhit të kohës e ndërkohë projektonte strukturën e pavdekshme të prozave të tij, që do ta çonin drejt botës së madhe. Ndeshen shpesh fjalët kështjellë, piramidë pranë fjalëve paralele, mirazh, natë teletajpesh etj.. Autori përgjon botën e madhe e tkurret për të përballuar darën e brendshme. Titulli (Motive me diell) sot tingëllon si ironik, ose si maskë. Po fillonin vitet ’970.
Vëllimi Koha erdhi pas një pauze të gjatë (1976), kur u duk sikur Kadare e kishte braktisur tashmë të “dashurën e parë”, poezinë. Ajo, e tradhtuar shpesh, sikur ishte hakmarrë duke ia tharë vargun. Vjershat rëndojnë nga mendimet. Vargjet ngjajnë si metalike, të bronzta, me cepa e dhëmbëza që të shpojnë mendjen, po shpirtin ta lënë të ftohtë. Aty-këtu ndonjë brilant, si ato të hershmit (Mall e ndonjë tjetër). Mendimi është i thellë, gjetjet të përsosura, si të krijuara me mendje gjeniu, por të ftohta si perënditë.

3. Dikotomia e botëkrijimit
Porsi çifuti i kthyer në fé tjetër
Ia behu shiu i konvertuar në breshër
(I. Kadare, Studioja dimërore, 1985)
Që më 1987-ën, Arshi Pipa ka shkruar se poezia e Kadaresë është një lirizëm që “vërshon në narrativë” (1999:9). Përveç shumë poezive që kryqëzohen tematikisht me motive të veprave në prozë, mund të vihet re se, sidomos në poezinë e dy dhjetëvjeçarëve pas Shekulli im, 1961, në fillesë të poezive ka një mikrosubjekt rrëfimtar. Një hulumtim i kujdesshëm i datave do të vërente se shumë nga poezitë janë shkruar paralelisht, por jo rrallë edhe pas ose para prozave, të shkurtra ose të gjata. Kjo mund të vihet re nëse kujtojmë se shpejt autori kaloi në llojin e poemës epiko-lirike, të quajturat “poema sintezë”, por edhe faktin se mjaft nga motivet e lirikave të tij, edhe ato intime, strukturohen me mjete të epikës, si: dialogu, minisubjekti, detaje simbolike të mjediseve konkrete apo emrat e përveçëm. Në procesin e tij krijues duket sikur poezia, ka qenë shtrat i hershëm shoqërues edhe i prozës, pa qenë në vetvete ky një tipar i panjohur në letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit XX, por i pangatërrueshëm sidoqoftë në asgjë me autorë të tjerë. Lidhja që në konceptim si e tillë e veprave mund të jetë një nga arsyet e asaj që T. Çaushi e ka quajtur “universi i Kadaresë”.
Një tipar të tillë e gjejmë, p.sh. edhe tek D. Agolli (lirika me minisubjekt dhe portrete e detaje me referenca të qarta të një mjedisi konkret), por vështirë se mund të bëhen lidhje të drejtpërdrejta të motiveve të lirikës me motivet organizuese të prozave të Agollit. Konceptimin poetik e kanë thelb të romaneve të tyre edhe mjaft autorë të tjerë të afërt në kohë me Kadarenë, ndër ta, sipas nesh, më spontanisht gjendet kjo karakteristikë tek P. Marko. Megjithatë, për asnjërin prej tyre nuk mund të thuhet se tërësinë apo konstelacionin e plotë të mesazheve të krijimtarisë mund ta rrokësh vetë nëse lexon edhe veprën në prozë, edhe poezitë me të njëjtat motive. Kjo mund të thuhet vetëm për Kadarenë. Poezitë e tij, sidomos ato me nuanca dramatike dhe tema historike, ku epizmi vjen si thelb dhe performim i tingëllimit, ngjajnë si shtojca poetike të së njëjtës vepër, si pararendëse apo epilogje të tyre (kujto: romani Kështjella, 1971 dhe Mundja e ballkanasve nga turqit në Fushën e Kosovës më 1389; Nisja e shqiptarëve në luftë; Kthimi i shqiptarëve nga lufta; Portret i Skënderbeut, vëllimi Koha, 1976) Në mjaft raste, poezitë lirike, thonë atë që nuk mundej (kufizime të gjinisë) ose nuk duhej (ambiguiteti i mesazhit) të futeshin në prozën me të njëjtën temë ose me pikëtakime subjektesh të së njëjtës periudha a së njëjtës ngjarje.
Duhet thënë se, kur flet për veprat e tij, vetë Kadare nuk e bën dallimin roman-novelë, i quan vetëm “libra”, duke i vënë në plan të njëjtë, si pjesë e “çlirimit” prej presionit që ushtron vepra në ndërgjegjen krijuese, derisa ta shkruajë. Teoritë e procesit krijues e shpjegojnë këtë me përpjekjet e shkrimtarit për të kuptuar shenjat e fshehta të botës, të cilat zgjasin me vite e vite, grumbullojnë mijëra fjalë brenda vetes, gjersa s’ka ndodhur ajo, shkëndia magjike, si dritë vetëtime, që ta lejojë të shohë tërë ngrehinën në një sekondë të vetme, të kapë thelbin e kumtit që sjellin ato shenja. Hedhja pastaj në letër është vetëm puna bruto, më pak e lodhshmja. Ndërsa madhësia e veprës në këtë punë nuk ka kurrfarë rëndësie. Çfarë arriti të kapë në atë sekondën e përndriçimit, ka përcaktuar madhësinë, formën dhe strukturat. Mundet që poezitë të jenë fryt pikërisht i këtyre ndriçimeve të para, çasti i ngjizjes së veprës.
Në se me kohë, ndien se kjo qenie brenda tij (gati si ato jashtëtokësoret) nuk ka dalë plotësisht jashtë, në formën e veprës përkatëse dhe po grumbullon sërish rreth vetes imazhe të reja, ai s’ka ç’të bëjë, veçse të presë çastin tjetër, më të ndritshëm, si një fanitje, për ta rishkruar në formën e një tregimi, novele a romani, ku ngrehina e përvijuar, tani tërësisht, ka një strukturë krejt tjetër.
Dhe, meqë bota është unike (madje, edhe pse ka jetë e vdekje, parajsë e ferr), shenjat e saj fillojnë e krijojnë ngadalë një strukturë të madhe. Ajo sa vjen e qartësohet, duke ia plotësuar shkrimtarit mozaikun e fshehtë që ai e zbulon (a e krijon) pjesë-pjesë dhe gjithnjë e më i mahnitur. Tashmë s’mund të shkëputet prej kësaj magjie, fillon e bën lidhjet midis pjesëve, tregon kalimet e fshehta nga bota e ëndrrave e iluzioneve në atë reale, nga vuajtjet e trupit në bukurinë e çlirimit të shpirtit. Kështu plotësohen pjesët ndërmjet, ngrihen ura mes dy humnerave dhe sheh të flijohen aty arkitektët e tyre, ose shtrohen gosti perandorake mu në mes të betejës së përgjakshme, në fund të të cilës të dyja palët dergjen mes një banje të llahtarshme prej helmi dhe gjaku. Prandaj peizazhi i kësaj krijimtarie është kaq befasues e i pazakontë, larg çdo imitimi e uniformiteti.
Ose mund të jetë krejt e kundërta. Vepra e përfunduar, e çuar në shtypshkronjë, vijon të japë drithma e tronditje, si ato pas një tërmeti a vullkani. Poezitë mund të jenë shkëndijat e fundit, para se të shuhet llava që pati përmbysur gjithçka, për ta krijuar nga e para peizazhin e botës. Dhe të mendosh se lirika është përbërësi dikotomik ose përthyerja e fshehtë e këtij universi gjigand gjithë dritëhije...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
KOHA LIRIKE” E KADARESË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KORNIZA NË POEZINË LIRIKE- ECURIA LIRIKE NGA PERIUDHA E KALIMIT PREJ SHEKULLIT TË KALUAR DERI NË DITËT TONA
»  TRE ZËRAT EMBLEMATIKË TË NJË LIRIKE
» Poezi lirike nga Alfred Molloholli
» Poezi lirike nga Vjollca Koni
» Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: