Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)Enkeleda Pashaj (MuratajGjethjaNga pema një gjethe
ra duke rënkuar
e grisur, e zverdhur
paskohëve trazuar
Mbi trupin e brishtë
askush nuk mund të shkelte
të mbetej ashtu,
kujtim i hidhur vjeshte
Betejë e fituar
(u kushtohet të gjithë atyre që përballen dhe fitojnë betejën me kancerin)I fuqishëm,
demon i pamposhtur i trupit tim.
Betejash,
përherë rrënues jetësh, shakatërrim.
Merimangë e zezë
e rrjetave të frikshme dhimbje
..dhe dhimbjeve rënkim.
Sfidë e hapur,
e ditëve tona .
dhe të nesërmeve zgjim.
I ashpër,
plagë e shkuar e shpirtit tim.
Doje,
për mua,
për ne,
nje emër më tepër në statistikën e vdekjes,
...por,
e bukura jetë triumfon mbi vdekjen!
Me fjalënMe fjalën
tjerrim mendimet.
thurim vargjet.
ngrohim zemrat.
Zbojmë thëllimet.
Me fjalën
godasim ashpër.
ndezim urrejtjen.
ledhatojmë ëmbël
shprehim dashurinë.
Me fjalën
presim mikun
lidhim besën.
zbukurojmë jetën.
mbajmë gjallë shpresën.
LotiLoti nga sytë pikoi
faqeve u rrokullis
në buzë përfundoi
pak vend kërkoi.
Buza lotin s'e pranoi
mbi mjekër rrëshqiti
mjekra e tradhtoi
as ajo se priti.
Loti prapë rrëshqiti
fort në zemër trokiti
priti ta pranonte
brenda saj ta ftonte.
Loti i pashpresë vrapoi
një vend tjetër kërkoi
detin kishte pranë
aty u shkri anembanë.
Deti nga keqardhja e pranoi
shumë gjatë nuk e mendoi
loti i hidhur derdhej thellësisë
mirënjohje me shenjën e kripës.
NënaDashuri
Buzëqeshje
Ledhatime
Ninulla
… dhe netë të tëra pa gjumë
Mirësi
Mirëkuptim
Ngrohtësi
Rrezatim
Dritë jete plot shkëlqim.
Sakrifica
Tolerancë
Bekime
Dritëthënie
Thellë në shpirt
Fjalë e vetme
Burim jete
vetëm ti
vetëm nëna.
JetaJeta është dhuratë nga Zoti
jetoje.
Jeta është mundësi e krijuar
shijoje.
Jeta vjen me pranverat e saj
gëzoje.
Jeta ka dhe stinët e ftofta
duroje.
Jeta është duel i heshtur
sfidoje.
Jeta është vargje poetike
recitoje.
Jeta është partiturë muzike
kendoje.
Jeta është teatër i hapur
aktroje.
Jeta është enigmë e pafund
zbuloje.
Jeta është koha e njeriut
ndryshoje