SINAN VAKA
( përkthim dhe shqipërim )Torkuato Taso
Nga libri " RIMA * * *Ishim dikur të lumtur...
Unë dashnor dhe i dashuruar
ti dashnorja në të ëmblën gjendje.
Pastaj e dashnorit armik u shndërrove;
dëshiren përbuza me sa më vjen në mendje.
Shpërfilles... pra desha që tu thoshja
që zemërimi ujk në shpirtin tim
mban gjallë turpin e times shpërkujdesje...
dhe degët e dafinës tënde të shkulur,
të thata, por ende profumojnë në heshtje.
* * *Një bletë do të doja të isha !
E bukur dhe mizore,
që me b♪zatje të lëshonte mjaltin ;
dhe duke mos mundur zemrën
të paktën pickuar të bardhin gji...
Plaga...( oh, jo nuk ëmbëlsohet )
hakmarja atje rri.
* * *Amaril ! nëse unë të kundroj
shoh diellin e syve të mi.
E këndshme, e bukur siç je ti
për tjetër natyrisht nuk mendoj.
Kur qesh,ah! buzëqeshja
që çelet petaleve të tua,
rikujton pranverën,pra dehja
nga fytyra jote vjen tek mua.
Fletë petalore dhe unë të dëgjoj
e freskia që çelet Prillit rrjedh,
ti e këndeshme turbullimin
ma bën të ëmbël, ma vjedh.
AMARILI - lloj luleje.