Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 NË NDËRRIM STINËSH / Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI Empty
MesazhTitulli: NË NDËRRIM STINËSH / Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI   NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI EmptySun Apr 26, 2015 3:42 am

NË NDËRRIM STINËSH  /  Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI Ilir-m10

Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI



NË NDËRRIM STINËSH





NË LLOGARA


Dielli pikëz loti
Ra mbi det,
Ah,kam mallë
Dhe deti u tha.

Retë si duar vajze
Perde e mendafshtë,
Më përqafojnë ngrohtë
Këtu mbi Llogara..




PAS FESTËS

Ditëne parë të vitit
Qyteti hesht.
I dehur nga festa
Shpërndarë nëpër ëndra
E bardhë më dukej heshtja,
Si e Trojës ajo qetësi.

Me sytë nga qielli
S’di pse u luta
Asnjë kalë të mos shihja.
Asnjë kalë
Që prish ëndrra!…




NË NDËRRIM STINËSH

Atje ku pranvera u përzje me dimrin,
Ra heshtje për pak,
Stinët ngatërruan duart,
U pëlqyen ,dhe bënë dashuri
Pa një…pa dy.

Zogjtë ,
Të lodhur nga udha e gjatë,
Kthyer nga shtegëtimi
U trembën një çast.
Habitur për c’ndodhi
Nxituan të gjejnë fole,
Të mësojnë
Te luajnë një lojë për ngrohje,
Dhe kaq…

Pastaj,
Guxuan te nxjerrin pak kokën
Të shohin shkrirjen e dëborës,
Lulet që mbijetuan nga shakatë e stinëve,
E të dalin nga foletë,
Si nga arka e Noes.

Ti,
E mrekulluar nga çmenduritë e stinëve,
Një aparat fotografik
Shkrep ritmikisht tak tak,
Sheh fotot e qesh.
S’nguron në të ftohtë aspak.
Shijon stinën tënde,
Atë ,që të bën të jetosh ndryshe.
Si dikur në Tokë,
Kur akoma
Stinët nuk qenë ndarë,
Dhe zogjtë
I fton t’i bësh shokë….




QYTETI IM


Në ajrin e pluhurt ,
Zogjtë hutuar fluturojnë
Pa kurrfarë orientimi.
Trafiku i tyre rënduar është
Folezë betonuar ngado
Mungesë gjelbërimi.
Mureve te betontë ,
Ngjitur fytyra politikanësh.
Vjetëruar
Që nga zgjedhjet e fundit.
Lagur nga shiu…
Tharë nga era, e djegur nga vapa
Ambjentalistë të betuar.
Dhe zogj,
Ah zogj,
Cicërima që bien si gjethe vjeshte,
Të thara, të lagura në shi.
Zogj që vajtojnë
Se s’kanë ku bëjne dashuri…




BËJMË SIKUR…

Ne arkëmort e mbyllëm fundjavën
Kaq ishte.
U zgjuam, pimë kafe,
Shkëmbyem fjalë të lodhura,
Fjalë
Që u kthyen në grindje bajate.
Pastaj…
Bëmë sikur u pajtuam.
Qeshëm me njëri tjetrin
Me shaka kallp,
Ose…bëmë sikur.
Shetitëm ne pyll.
U bëmë apel zogjve,
I vumë te këndojnë.
Ata protestuan ,
Në konkurs
Çmimet qënkan ndarë me mik.
Kënduam edhe ne,
Sejcili këngën e vet
Ose…bëmë sikur.
Dhe u kthyem nga kishim ardhur.
Gatuam,
Hëngrëm ,
Lamë pjatat,
Ja dhe pak tv ,
Lajmet,një film,sport.
Dhe pastaj :
Pak ftohtë, një kuvertë supeve
Duke pritur të hënën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
NË NDËRRIM STINËSH / Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Rami Kamberi
» Cikël Poetik nga Skënder Lazaj
» Cikël poetik nga Sinan Sadiku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: