Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ / Poezi nga Vullnet Mato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato Empty
MesazhTitulli: BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ / Poezi nga Vullnet Mato   BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato EmptySat May 02, 2015 5:44 am

BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ  /  Poezi nga Vullnet Mato 11149311

Poezi nga Vullnet Mato



BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ


Kjo baladë drithëruese, me njëqind vajtime bilbilash,
për ju, njëqind nëna, nuse dhe virgjëresha suljote,
vjen nga humnera e Zalogut me tinguj të tretur klithmash,
ku jehona e sqepave të zogjve ushton ndër mote...

Për ju, që bashkë me zogjtë e gjirit, në pelena engjëllore...
fluturuat nga shkrepi i shkëmbit, në fund të honit vdekëtar,
për të ruajtur nderin e shenjtë të fustanebardhave arbërore,
duke mos rënë në duart e halldupëve të vezirit gjakatar...

Historia juaj legjendare, ka mbetur në kujtesën njerëzore,
e ndriçuar me shkronja të arta, në më të lartin përnderim,
për shpirtrat e shquar të sakrificës më të madhe femërore,
me atë shembull rrëqethës të vetëflijimit, për mos turpërim...

Ju, hodhët vallen e vdekjes, buzë greminës, kapur përdore,
derisa fundi i humnerës u ndali në fyt klithmat rrëqethëse.
Dhe kur çatajtë e ujqërve shqyen cicërimat e buzëve qumështore,
fluturuat si tufë e madhe zogjsh, në pavdekësinë e përjetshme.

Prapa u mbeti jehona drithëruese, për gjithë bilbilat vajtimtar,
ta përhapin sot në semafore udhëkryqesh, ku tregtohet trupi,
nga mijëra fatkeqe, të çliruara prej kodeve të kanunit shqiptar,
që shesin nderin, për pak kartëmonedha me njolla turpi…

Por njëherësh, për më pak dinjitet e më pak pastërti fytyre,
më pak besnikëri femre, të njohur dikur në opinion bote,
më pak krenari nëne, të lënë trashëgim për pjellën e tyre,
dhe aspak emër të mirë, ashtu si ju, o gra faqebardha suljote...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ / Poezi nga Vullnet Mato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: