Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vullnet Mato EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vullnet Mato EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vullnet Mato EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vullnet Mato

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Vullnet Mato Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vullnet Mato   Poezi nga Vullnet Mato EmptyMon Oct 26, 2020 3:22 am


Poezi nga Vullnet Mato Vullne10


Poezi nga Vullnet Mato



KRYRRUGA E ÇDO NJERIU

Është një rrugë,
ku të mbijnë krahë shqiponje,
shtigjeve të padukshme të qiellit të natës.
Është një rrugë,
ku të përcjellin jonet,
e një kënge të heshtur në ajrin e kaltër.

Është një rrugë,
ku nata të bëhet mesditë,
dielli të rri, mbi dy bregoret e zemrës.
Është një rrugë,
ku horizonti të ngjitet tek sytë,
dhe të bëhet llambë shtylle, disku i hënës.

Është një rrugë,
ku mund të bëhesh erë,
Si maratonomaku drejt qëllimit.
Është një rrugë,
ku dëshpërimi i thellë,
të bëhet shpresa jote e ngazëllimit.

Është një rrugë,
ku nuk e ndal vrapin,
as në lartësitë më shkrepa të përpjeta.
Është një rrugë,
ku truri të gjallëron hapin
edhe kur je larg, me mijëra kilometra.

Është një rrugë,
ku njësoj, si kali e mushka,
trokon thundrat e tua me revan.
Është një rrugë,
ku mali dhe fusha,
të duken, sikur janë nëna me babanë.

Është një rrugë,
ku çdo njeri i largësisë,
bëhet shpendë shtegtar, kudoqoftë.
Është një rrugë,
me strehën e shtrenjtë të shtëpisë,
kryerruga, ku të pret prehri i familjes së ngrohtë.



FATI I FEMRËS


Kam njohur rastësisht një femër fatkeqe,
një kanarinë vajzërie, të kapur në leqe,
lakmuar nga grabitqari për trupin perri,
mish i bardhë përfitimi, në trafikun e zi.

S’më tërhoqi për fatin e nxirë me blozë,
si zogëza të tjera, të delikates moshë,
në duar të tjera mashtruesish, kapur,
po për intelektin dhe talentin e spikatur.

Ra në kurth, në kushte të rënda trazirash,
kur tutorët rrëmbenin zogëza rrethinash,
për semaforët, në shtetin tej Adriatikut,
duke fshehur identitetin, si vajz’ e mikut.

Pasi mashtruesi, nuk ia doli me dhunë,
në prostitucion, ta përdorte për “punë”,
shpejt, me dy fëmijë e bëri të tij, qafiri,
duke e lidhur, me dy palë pranga floriri.

Ai mediokër, me padituri të pashkolluar,
kishte një zemër derri, të pa ndryshuar,
mendjen e saj të ditur, me reflekse drite,
mbylli në kënetën e tij me kallamishte.

Mos qoftë asnjë femër, si u ndje ajo grua,
pas universitetit letrar, ku qe diplomuar.
Ai grisi fletoret, të mos shkruante poezi,
i ndaloi çdo komunikim me teknologji.

Të mos kishte kompjuter, as celular,
të jetonte me fëmijët, burgun familjar.
Të mos dilte asnjë hap, nga katër mure,
Të mos takonte shoqe, të mbetej kërcure.

Përjetoi vuajtje, me zemrën copëtuar,
derisa fëmijët iu bën me këmbë e duar.
Më pas vendosi fatin e saj ta bëjë vetë,
të provonte aftësitë, në një tjetër jetë.

Bashkë me ta emigroi, në shtet së mbari,
ku punon si zonjë, e ndarë nga grabitqari.
Aty futi fëmijët të studiojnë gjuhën e huaj,
dhe librat e parë poetik, filloi të shkruaj.

Qyqari injorant, gjeti femër si veten e tij,
dhe paqja familjare ra ndryshe, në dy shtëpi.



MËKATARI

Ti o pjellë e djallit gjynahqar,
linde mëkatar, u bëre mëkatar.
Kudo ku shkel, thundra jote,
lë prapa, vetëm pellgjet e lotëve.

Ke shokë, disa hajdutë e kusarë,
kriminelë ordinerë e lapërdharë.
Ti qëndron në krye, të çdo horri,
dredharak me zigzage rrëshqanori.

Mbjell pelinin e mjerimin të hidhur,
lë fëmijë të uritur, duke u dridhur.
Bën të kulmojë gjithandej varfëria,
pret sa të hajë njeriu, leckat e tija.

Mbledh parat, si Harpagoni floririn,
për t’u lënë vatrave, vetëm hirin.
Mendon se do jetosh në tre breza,
kur dy metra dhe’ të pret në varreza.

Ndonëse nuk vret njerëzit direkt,
bën të thahen, si frutat në degë,
duke u prerë gjithë ujin vaditës,
të mbeten pa kotheren e ditës.

Bën të rinjtë të bëhen kurbetqarë,
të mbeten pleqtë e thyer qyqarë,
pasi moshën rinore atdheut i heq,
të martohen vajzat me bosët pleq.

S’pyet se shkreton kodra e brigje,
shkel kode morale, rregulla e ligje,
Ndjehesh në kope dash me këmborë,
sepse ke fuqinë e parave në dorë.

S’bën dot ndryshe, se je bir djalli,
ndaj njerëzit, që durojnë nga halli,
duhet të gjejnë fuqinë e Anteut,
të të shfarosin nga faqja e dheut.

Më thuaj, cili bir i djallit, në botë,
bëri gjithë njerëzit të derdhin lot,
dhe të gjitha krimet që bëri në jetë,
nuk i ka paguar me kokën e vet?...



ZHGËNJIMI I ÇLIRIMIT NGA COVIDI


Trumbetarët veror thanë, virusi është zhdukur,
bashkë me varrmihësit e mortjes aziatike.
U flakën maskat me filtrat e pambukut
për frymën e kontrolluar në hundore frike.

Qeshën fytyrat me lundrimin e diellit në sy,
shpërthyen zërat e ndrydhur prej llahtarisë,
gëluan fustanet shumëngjyrësh në lirshmëri,
brofën peshqit, nëpër kofshët e djalërisë.

Dukej se Covidi u shua, në kujtesën e secilit,
filluan të pluskojnë ëndrrat e ardhmërisë,
erëmuan aromat e këndshme të trëndafilit,
gjelbëruan gjethet, nëpër degët e miqësisë...

Por papritur ndodhi zhgënjimi i tmerrshëm,
viruse të shumuar, në embrione fshehtësie,
u përhapën nga zgjimi i tufanit të djeshëm,
pllakosi paniku vjeshtor me dridhma lemerie...

Vdekja u ringjall bashkë me veladonin e zisë,
mprehu kosën, me arkivolë viktimash t’i mbushi.
Tmerri çau shtigjet e ajrit dhe dritaret e shtëpisë,
duke mbuluar gjithë hapësirat me maska virusi.

Por blozën e kohës, do bjerë mbi fytyra fajtorësh,
që lejuan të rikthehet epidemia me kanosje të rrepta,
kur për vete rrëmbejnë pasuri e mbyllen dora-dorës,
me mendimin se do shpëtojnë në kupola të qelqta...

Harrojnë se koronavirusi nuk pyet për krerë bosësh,
kur kap për fyti dhe presidentet e mëdhenj të botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vullnet Mato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» Poezi nga Vullnet Mato
» SHKOJ NË PYLL / Poezi nga Vullnet Mato

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: