Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Herman Cuka Zeka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Herman Cuka Zeka Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Herman Cuka Zeka   Poezi nga Herman Cuka Zeka EmptySat May 16, 2015 3:55 am


Poezi nga Herman Cuka Zeka 10439010


Poezi nga Herman Cuka Zeka





VETMIA E NJË BURRI


*

Kam kërkuar dashurinë
gjithë jetën.
E përsëri,
jam përsëri
vetëm.
Si kjo flakë
qiriri,
që po shuhet ngadalë
në vetmi ...!


*

Kam kërkuar
dashurinë gjithë jetën.
E përseri nuk e kam gjetur.
E përseri jam vetëm.
Si kjo gjethe që dridhet mbetur,
dimrit të egër në degë të pemës.
E unë prej të ftohtit të shkretëtirës,
së shpirtit.
T'’ braktisur nga njerëzit ...!


*
Ç' është për ty, dashuria
o' njeri,
Shpirt trazuar ?!
Dy njerëz që ndajnë
shtratin,
në atë thënie; "së bashku
për gjithë jetën, o’ të jetojmë,
përgjithmonë
së bashku" ?!


*

Për mua
dashuria,
është
çasti, ku botën me halle
kemi harruar,
për t' mos u ndjerë kaq t' vetmuar ...


*

Por,me të gjitha ato gra
zemërmira
që jam dashur,
Dashurinë
më kanë mësuar .

*

Ndërsa unë
kërkuar, gjithnjë i etur,
jam martuar me një grua.
Dhe përsëri ndihem kaq i vetmuar !

*
Kjo flakë qiriri,
dhe unë, që ngadalë po shuhem,
më është e vetmja shoqëri
në këtë vetmi,
shkretëtirë shpirti ..!



SHAMIA E BARDHE


Provuar, të mbledh në një shami të bardhë.
Diellin
Zjarrin
Lumin
Erën
Detin
Malin...
por më kot,
s' ja dola dot !
Herë u shpalos
herë u dogj
herë u tkurr
herë u mbyt,
herë rrjedha e ujit
e mori në vorbullën e vet...

*

Provova
të mbyllja ,
dhe gojët idhnake të njerzve.
Shtërzimesh, pjellë veset e tyre !


*

Dhe sytë e kureshtjes, delirante e paepur
për të krijuar,
histori
pa histori.
Por, pabesia kaq lajkatare i dha dorën
e mashtrimit,
të shkruajë; "te zezën mbi të bardhën "

*

Provova, provova,
eh' sa provova ...!
të mbuloja
dhe heshtjen.
Ndërsa ajo buiste kaq shumë fjalë,
që dilnin si ortekë, në hapësirat mbetur
prej nyjeve lidhur,
luftuar
të vrisnin demonë
ajo vetsakrifukuar.

*

Provova...!
gjithë Botën, ta mbyllja,
e më pas t' a ndryshoja,
por më kot.
Gjithçka ka ecjen, në rrjedhën e saj
bota rrotullohet në ciklin e saj,
herë prishet,
herë ndreqet.

*
Besimi vdiq i shitur (in vĭtĭum)*
nga shtatë mëkatet, botën mbarsur.
Vetëm shpirti im i bardhë
le t' më mbetet
i paprekshëm brenda meje
në këtë përpjekje
titanike,
si një i thjeshti
Njeri...
Gjithsesi, sa të kem kohë të frymoj,
ende do provoj
botën ( dhe timen) të ndryshoj !
...mua le t' mbuloje një ditë,hiri i saj...!

*
..dhe titanët e kishin prejardhjen ...
... në ngjizje zotash, me njeriun... !





REFREN IKJESH


*

Koha ka ngelur, mbërthyer Qiellit
historia përsëritet Detit,
të njëjtët skenare dhimbjesh zogjsh të ikur ...
Nga luftra ikni,
në humnerën e vdekjes të detit, bini !

*

Kjo apoteozë të ndjek ikur
pre e flakës
së luftës,
në tendën tokë, plumbash djegur.
Dhe deti s' është i dashur
me ty i ngrati fatkeq , të rreh dallgës
së egër, si birin e njerkës
përndjekur.

*

Deti, për ty, mallkim i dyllosur,
tradhëti prej zotave të hershme,
e të sotme,
ende të pret që përsëlargu si pre antike,
dhuruar zemërimit
të Poseidonit.

*

Tashmë, bota sheh tragjedinë tënde,
pa emocion ekranit (in tre D) si një e keqe
e mbipopullimit.
Kaq qetësisht e shpërfill ujrave të Sirakuzës,
e ardhur
përtej kontinentit të Zi,
si jashtëqitje e diamantit mbërthyer,
zbukuruar
kurorën e mbreteshës,
Elizabet të Ingliterrës.
Ajo, këtij mëngjezi, kaq e shqetësuar,
vetem për ngjyrat e kapeles.

*

Piratët e detit të sotem, s'kanë anije me bandjera
të zeza.
Te djeshmit ishin të egër legjendarë
në llojin e plaçkitjes së tyre.
Të sotmet jane bërë;
"më të ëmbël, më delikatë " se plumba lufte,
të llogaritin, dhe humbur
thjesht si një numur.

*

Oshëtimat e dallgëve
në stuhi të zeza,
përherë me ngjajnë me ulërima
të shpirtrave të humbura,
në kërkim të shpresave, të mbytyra ...

*

Nga luftra lemerisur ikni,
pre në humnerat e vdekjes vini.
Si një refren i tretur, në një këngë të heshtur,
refren ikjesh ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Herman Cuka Zeka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Miltiadh Davidhi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: