Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo   Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo EmptyThu May 21, 2015 9:56 am

Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo Flutra10


Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo




Fjalët  

(Tim  eti)



Sot ndjej nevojë
për fjalët e tua,
si dikur…
t’i sjell me vehte;
t’i mbështjell
me pelhurën e kujtimeve
këtu, para tenxhereve
ku unë gatuaj,
që të më bajnë shoqni
në kët ditë dimnore shiu
kur dielli, sikur ka harruar
të ngrohë, me rrezet e tij…

Mijra fjalë
i mbaj me vete
në xhep, në çantë, në mendje
si një bekim tandin, të përjetshëm.
Për kur ndjej vetminë,
kujtoj buzëqeshjen
kur derën më hapshe
dhe sytë…oh, sytë e tu
që derdhin mbi mua,
një det fjalësh erëmira…

Këto sjell me vete gjithnji
Baba jem,
i shtrenjti jem...





Shkodra ime


O tokë, që më rrite;
që në rrënjët tua gurgullon
uji i pastër i lumenjve të mij Kir dhe Drin;
tokë, që mban një aromë të veçantë...
që më përkund me shushurimën,
që në vesh më arrin si muzikë;
që e ndjej akoma sot
dhe pse jam, larg...

Toka ime,
Që nga damart e tu të nxehtë
buron dashuria yte e parë;
mbështjellun me aromën tënde, prej Rozafe
më ndjell ndjenjën e krenarisë,
që jam, bija e yte...

Toka ime. Ne
të shpërndarë ndër cepat e botës
mbajmë në dorë shtërnguar
një grusht dhe
të sjellë nga larg...
Aty, dhe vetëm aty
Janë jetët tona, ç’prej shekujsh.

me brengë në shpirt, ikëm
me kokën mbrapa, toka ime
ikëm, si t’arratisunit, nga liria
me pengun, që një ditë
të t’ shohim ma mirë ty
trualli im, vendi im,
Shkodra ime...





Vizita



Tok...tok...dëgjoi lehtësisht
me sytë, mbi libër...
Ajo hapi portën
para saj s'ish askush...
shikoj andej këtej...asgjë...asnjeri;
ndjeu vetëm një fërshfërimë...
dikush, zbriste shkallët tek hyrja e saj,
ku me vite s'banonte asnjeri...
kuptoi. Ishte maj...ai, mbante premtimin
duke trokitur përherë:
Jam këtu - i tha, me aromën e pjeshkës,
që kish lënë, ndër shkallë.
Buzëqeshi lehtas...
pas vetes afroi portën....e bota, në çast ndryshoi
në brendi kish pranverën,
si atëherë, kur u njohën
shumë, shumë vite më parë.
Ishte, maj…





Hija


Po ikën ngadalë,
ashtu ngadalë...
Siç hyre në shpirtin tim
Po ikën pa më thënë
Me frikën, se po më bën keq;
Po ikën, si dita kur sjell natën
e një dite vjeshte.
Pa kthyer kokën prapa asnjëherë;
të mos shohësh dimrin
në sytë e mij;
Përtej telit zëri dridhet me emocion,
ka frikë mos hapë krater,
s'flet dot...

Por, lëkura e ndjen çdo gjë
në ndryshim;
edhe ikjen tënde
të ngadaltë e me lehtësi...

Unë, s'dua të gjykoj.
Nuk të gjykova, as kur arrite çmendurisht
në shpirtin tim;
të prita, me krahët hapur
siç pres diellin, në agim.
Të fala, të dhurova gjithçka:
pastërtinë time;
të mbulova hallet e tua
me kuverten e dashurisë;
të mbështolla në pelena ndjenjash, si fëmij
nuk desha të dija nga vije, ku shkon,
por vetëm të të mbroja
e të të doja, gjithmonë.

S'jam e penduar, o hije në kaltërsi...
më dhe...të dhashë, të pastrën dashurI...

Tash, në heshtje, i flas vetes:
ekziston vallë dashuria, tek ti?…





Portreti



Më  ndjen, shpirt?
dora ime pushon lehtësisht
në fytyrën tënde burrërore,
që pak nga pak
largohet nga syte e mi te lodhur;
nga ankthi i pritjes
të preku lehtësisht mollzat,
ballin plot flokë, me thinjat e para;
zbres lehtësisht në hundën e mprehtë
me forma jo të rregullta,
por të ëmbla
e takon buzët mishtore...
përsëri rijetësojnë ngrohtesinë,
që akoma ndjej, në shpirt;
rrethuar nga  nofullat e ashpra
formojnë portretin tënd,
të  turpshem e të ëmbël njëkohsisht.
E dora ime të  përkdhel,
kështu me fantazi krijoj
portretin tënd...
çdo darkë në ëndërrimet e mia
imagjinoj fytyrën, që më mungon
e  shikimin e hudh te hëna,
që sonte ka formë drapri,
duke  ju drejtue
me lutjen të të përkdhel
për të t’thënë: Natën e mirë...
e unë, yjeve i besoj fjalët e mia...
mbyll qepallat
e ti më përkëdhel
me sytë e largët të hënës...
e unë, zhytem në endrrat e jetës
me deshirën
të ëndrroj, vetëm ty...





Imazh


E mbledhur kruspull
Në dallgët e mendimeve
zbres si lot, i vakët
mbi kujtimin tënd...
Duke marrë me vete
në brazdat e rrudhave
të kanalizuara, në infinit
portretin tënd;
duke anashkaluar
në luginën e memories,
si në një panteon të fshehur
për mos të humbë asgjë...
fëtyra yte fanitet në çdo çast e...





Skicë dashurie



Vendosa në një pëlhurë të gjithë penelat
për të pikturuar shpirtin
me ngjyrat e tij të pafund...
duke analizuar çdo gjë me imtësi;
duke levizur në kujtimet
shrregullisht vendosur në arkiv;
në mes tyre dhe dashuritë.
Penelat filluan të lëvizin,
si të çmendur...
si vetë koha e shkurtë, për të shijuar atë
të paarritshmen, dashurin’
në këtë botë të vogel
të pikturuar me dorën tonë
në një pëlhurë, si tabllo
me ngjyrat e pafund
të përziera me kolorit, të ngrohta e të ftohta...
të shumëllojshme dhe te larmishme, si jeta
oh, si vetë jeta…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Flutra Kuqani Malo
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» IMAZHI YT (Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Fshehja e lotit” / Poezi nga Dashamir Malo
» Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha
» Cikël poetik nga Donika Paci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: