Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj / Përktheu: Bardhyl Selimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi Empty
MesazhTitulli: Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj / Përktheu: Bardhyl Selimi   Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi EmptyTue Aug 09, 2022 12:24 am

Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi Tibor-10

Tibor Sekelj



Akulli i Kilimanxharos
Përjetime nga udhëtimet nëpër botë

Atë mëngjes ndjeva qetësinë e majës mbuluar me borë të Kilimanxharos. Kjo qetësi nuk ishte si të tjerat, që i kam njohur më parë. Nuk ishte ajo e ngrirë, një qetësi shekullore e akullit të Himalajeve,, as nuk i ngjasonte qetësisë që tregojnë, metalike, thuajse me zë të majave të Andeve. Këtu, në çatinë e Afrikës, qetësia është mosprani e çastit, e zhurmës së pyjeve të lashtë, e klithmave të shpendëve, e pëllitjes së elefantëve.. Një ndalim i çastit i jehonave të tambureve dhe i këngëve të brezave.. Një qetësi e stërngopur me mungesë tingujsh, është qetësia e kraterit të Kilimanxharos.
Ekspedita jonë hyri në Tanzani përmes Kenias, pasi përshkoi 22 000 km rrugë nëpër Azi dhe Afrikë. Egjipti, Sudani, Etiopia, Somalia dhe Kenia me qindra motive entuziaste dhe të frikshme historish njerëzore dhe çudirash natyrore, mbeti prapa krahëve tanë.
Në parkun e madh kombëtar të Kenias, Amboseli, kamerat dhe aparatet tanë fotografikë u mbushën me elefantë, gjirafa dhe zebra, që ngjasonin me kuaj në pizhama, që, në tufa prej qindëra krerësh, kapërcejnë me vrap rrugën automobilistike. Që andej ne hymë në Tanzani, duke e kaluar kufirin pa kontrolle, si vazhdë e të qenit një kur të dy vendet, bashkë me Ugandën, formonin koloninë britanike, të quajtur Afrika Lindore.
Nuk morëm drejtimin për në Moshi, as në Arushë, dy qyteza nga ku nisin marshimin alpinistët për të provuar fatin të përballen me kolosin afrikan. I ndalëm automobilët në udhëkryqin, ku në njërën anë  ishte mbishkrimi “Shtegu malor për Kilimanxharo”. Vendosëm të ndjekim atë shteg.
Ishte vërtet thjesht një shteg malor. Automobilët tanë Landrover dhe Zastava, xhironin dhe kërcenin përmbi gropat dhe gurët, duke u munduar të shmangnin ndonjë pemë ose shkëmb. Dhe ne kërcenim përpjetë mbi ndenjëset tona sikurse kaubojtë mbi kuajt e egër. Përmes bimësisë subtropikale dilnin në pah kasollet e rrumbullakta të fshatrave me çati prej kashte.
Pasi udhëtuam dy orë, u gjendem para një ndërtese malore Bizmark në lartësinë 3000 metra mbi nivelin e detit, tanimë në anë të Kilimanxharos dhe në gjysmën e lartësisë së tij. Ky vend ishte ideal për të përmbushur përgatitjet e fundit para ngjitjes. Po të shtojmë këtu edhe faktin që para asaj ndërtese malore shtrihej një hektar shesh i lirë për të vendosur automobilat dhe çadrat tona të fushimit, kuptohet se menjëherë pranuam të ngremë aty kampin tonë.
Përmes pyllit që fillone në afërsi të kampit ne mundëm të shihnim për herë të parë të dyja majat e malit që, së bashku, janë emërtuar “Ҫatia e Afrikës”, një masiv i gjerë i kraterit të mbuluar me akull të vullkanit të shuar Kibo dhe maja e hollë shkëmbore Mavenzi.
Ditën tjetër ne zumë miqësi me rojen e ndërtesës malore, David Paulin, një djalosh brun nga fisi Ҫaga, fis që banon në gjithë fshatrat përreth.
Në mbrëmje David Pauli na dëfreu. Ai tregoi për malin e madh dhe, duke trokitur ritmikisht me dorë ndenjësen, këndoi:
Mali im, Kilimanxharo!
Askund nuk gjendet një qiell kaq i kaltër sikurse përsipër teje
As një borë kaq e bardhë sikur sipër teje
Oh, bukurosh ndërmjet maleve të botës!

I shpërndamë racionet e ushqimit, ilaçeve dhe veshjes rezervë në tetë çanta shpine. Dhe, kur ditën e tretë para agimit hymë në pyll, prapa nesh mbeti kampi që do priste kthimin tonë.
Për ngjitjen alpinistët zakonisht pajtojnë hamej, të paktën nga një për çdo person të grupit, si edhe një udhëheqës rruge. Përkundër këtij zakoni, ne i bartëm në shpinat tona çantat, shportat me ushqim dhe qeset me aparatet dhe kamerat dhe e nisëm marshimin pa hamej dhe pa udhëheqës rruge.
Që në fillim dukej ndryshimi në moshat tona, nga më i riu te më i vjetri gati 25 vjet! Ishim gjashtë burra dhe një grua. Disa qenë mësuar me alpinizmin, ndërsa të tjerët e kishin për herë të parë.
Shpati nuk ishte i thiktë. Por ecja përpjetë dhe tatëpjetë nëpër kodra ishte shumë lodhëse në këtë lartësi. Kaluan orë dhe këmbët tona e ndjenin lodhjen. Edhe supet tona kishin nevojë për pushim. Mali ia nisi hakmarrjes ndaj nesh për guximin tonë në këtë ndërmarrje, pa asnjë ditë ushtrime në ngjitje dhe pas gjashtë muajsh udhëtimi me automobilë.
Me kalimin e orëve drurët bëheshin më të vegjël dhe më të cunguar, derisa në orët e pasdites ne po ecnim nëpër një bimësi të ulët me gjethe të trasha plot qime, të ngjashme me kaktuset.
E kapërcyem një lumë të vogël, të fundit në atë rrugëtim dhe u ngjitëm në Kasollen  e Petros. Sapo hymë brenda u hodhëm në shtrojet me dërrasa që, për fat, ishin të lira. Atë mbremje nuk kishim nevojë për këngë gjumi. Edhe po ta këndonte kush, asnjëri nuk e dëgjonte dot..
Ditën tjetër- ishte një nëntor- doli një mëngjes plot diell, sikurse të gjitha ditët që kaluam në atë rajon. Në atë kohë, në fillim të sezonit të shirave, thonë se Kilimanxharo pranon shpesh vizitorë, i mbështjellë me një pelerinë të hirtë resh të dëndura dhe i qeras ata me shira dhe stuhi.
E nisëm ecjen në ora 7. Tani shportat tona na dukeshin më të rënda se një ditë më parë. Ishte vërtet e padurueshme. Ajri ishte i rralluar dhe frymëmarrja e vështirë. Shtegu nuk ishte shenjuar, por ishte mjaftueshëm i dukshëm, nuk kishte rrezik të humbnim. Nuk e pata përshtypjen se po ngjiteshim në një mal të lartë. Shtegu herë i ngjitej një kodre, herë zbret në luginë. Kjo na cfiliti shumë më shumë psiqikisht se trupërisht, sepse ishim të vetëdijshëm që nuk po përparojmë në lartësi.
Në një vend të mbrojtur nga era, prapa një shkëmbi, ata më të shpejtët bënin pushim duke i pritur të tjerët, që të hamë bashkërisht peshqit dhe ananaset e konservuar. Këtë pushim e quanin Drekë.
Pasdite marshimi ishte më i ngadaltë. Gjunjët na dridheshin dhe na kërcënonin me mosbindje. Synimi ynë ishte  ndërtesa malore Kibo në lartësinë 5000 metra, streha e fundit për alpinistat. Por qysh t’ia mbërrijmë asaj?
Një gjysëm kilometri para objektivit u përballëm me dy marinarë britanikë. Ata na kishin vërejtur nga larg që forcat tona qenë shterur dhe erdhën të na ndihmonin. Na i hoqën çantat e shpinës nga supet tona dhe i bartën vetë para nesh, nga njërën në secilën dorë. Kuptohet se ne u ngazëllyem nga kjo sjellje simpatike. Ata na bënë me dije se ndërtesa malore ishte e mbushur plot dhe na këshilluan ta kalonim natën në ndonjë shpellë. E pranuam këshillën e tij.
Pasi e kaluam natën më shumë duke ngrirë se sa duke fjetur, mëngjesi na befasoi me një shtresë  të mirë bore që mbulonte pejsazhin. Ndërsa po gjerbnim çajin me ujë bore, vendosëm të rrimë atë ditë aty për t’u përshtatur me klimën e lartësive.
Ngjarje e ditës ishte ardhja e një grupi prej tridhjetë të rinjsh, që sapo kishin përfunduar një kurs trijavor për alpinista në qytezën keniane  Loitakitok. Kjo ngjitje ishte për ata si “punë diplome” për fundvitin. Udhëheqësi i grupit ishte  një luftëtar sulmues simpatik anglez më mjekër të kuqe. Gjatë bisedës me të mora vesh se ai ishte ngjitur 28 herë në Kilimanxharo. Mbase ishte një rekordmen botëror në atë sport të specializuar ngushtë, që mund ta quajmë “kilimanxharizëm”.
Askush nga grupi ynë nuk mund të flinte. Në ajrin e rralluar frymëmarrja ishte e vështirë dhe trysnia e ulët e ajrit na shkaktonte dhimbje koke. Veç kësaj ishim të eksituar para provës së madhe që kishim përpara.
U ngritëm në orën 2 të mëngjesit dhe gjysëm orë më pas morëm shtegun.
Me një peshë minimale bartje kolona jonë bëri përpara me ritëm të njëtrajtshëm, duke e prekur tokën me këmbë në errësirë.
Nuk kishte dritë hëne. Gurët vullkanikë në ngjyrë të errët grimcoheshin në këmbët tona. Vetë mali qendronte para nesh si një fortesë që duhet ta pushtojmë hap pas hapi.
Merrnim frymë me vështirësi dhe na duhej të ndalnim çdo çerek ore për të pushuar. Më pas gjithnjë e më shpesh.
Nuk kishim nevojë për ndonjë teknikë për ngjitje mali apo lartësie. Ecjen përpara e pengon vetëm ndryshimi i madh në lartësinë që duhet të mposhtim në një kohë relativisht të shkurtër.
Pasi ecëm një orë, njëri nga ne pati ndjenjën e sëmundjes së lartësive, që e torturonte atë edhe dy ditë më herët. Ai volli, ndjente marrje mendje dhe zhurmë në veshë. Pas një momenti krize ai vendosi se më e mira është të kthehet në kasolle. Aty ndodhej dhe gruaja e vetme e ekspeditës sonë. Qysh ndjehej ajo e ilustron deklarata e saj: “Ky është mali i parë dhe i fundit në jetën time”.
Temperatura ishte disa gradë nën zero, ndonëse ishim shumë pranë ekuatorit. Kur ndalëm, ndjemë një të ftohtë të madh te këmbët. Veçanërisht mjeku i ekspeditës ankohej dhe kishte frike së këmbët po i ngrijnë.
Rreth orës 5-30 nisi të zbardhë. Prapa nesh në qiell u duk një rrip i gjerë në ngjyrë vjollcë përmbi retë e dëndura e të zeza. Në atë rrip, duke u bërë më i gjerë dhe më i kthjellët, pak e nga pak u dukën qartë konturet e malit Mavenzi. Ai kish pamjen e një fortese shumë të madhe me kullëza të panumurta dhe mure mbrojtëse.
Sa herë që ndaloja për të pushuar pak, kthehesha për të parë pejsazhin gjithnjë e më mahnitës. Shtresa e gjerë ngjyrë vjollcë në qiell e ndryshonte ngjyrën në të purpurt, pastaj në të futeshin gjuhë të zjarrta, të kuqe dhe portokalli, Më në fund, prapa malit Mavenzi u duk një burim drite të verdhë intensive, që tani, shkallë shkallë, mori formën e një disku inkandeshent. Ishte saktësisht ora 6.
Kjo shfaqje madhështore është njëra nga arsyet që i shtyn alpinistët të ecin në këtë etapë të fundit në mes të natës. Ia vlen!
Ecja e mëtutjeshme ishte e ngadaltë dhe munduese. Shtegu na shpinte në mënyrë zigzage nëpër një shpat pothuaj vertikal. Pas çdo etape pesë minutëshe ne ndalonim duke marrë frymë fort dhe të cfilitur.
Një qind metrat e fundit, nën cepin e kraterit, kalohen nëpër shkëmbinj ku duhet të bësh përpara me të gjitha forcat që të kanë mbetur. Por kur, në fund, e pamë direkun metalik për flamurin sipër kokave tona, nuk kishte forcë që të na kthente mbrapsht. Dy pjesëtarët e parë të ekspeditës ecën mbi çatinë e Afrikës në 7-15, unë vetë gjysëm ore më pas. Pak para orës 9 erdhi mjeku bashkë me pjesëtarin e pestë të grupit tonë. Vetëm atëhere morëm vesh se këmbët e mjekut ishin paralizuar nga ngrica, aq sa asnjë  njëorë fërkimi me borë nuk ia ktheu qarkullimin e gjakut. Vetëm kur ai i injektoi vetes novokainë në arterie, gjaku rinisi të qarkullojë dhe ai mundi ta vazhdojë ngjitjen. Edhe në këto rrethana, ai nuk mund t’i rezistojë thirrjes së “çatisë së Afrikës” me 6010 metrat lartësi të saj mbi nivelin e detit dhe me kurorën e saj të bardhë rreth kokës, që e bën veçanërisht joshëse.
Mbërritja te cepi i kraterit na mbushi me lumturi. Ishte kurorëzim i përpjekjeve tona të mëdha dhe i dëshirës që kishim që në fillim të ekspeditës.
Po qendronim mbi një shtresë më shumë se 20 metra të trashë, në një botë përjetësisht të akullzuar në mes të Afrikës ekuatoriale. Konturet e kraterit të atij vullkani të shuar janë të qarta, krateri ngjason me një kazan gjigand me hapje të gjerë pesë kilometra. Nga të gjitha anët masa e akullit zbret në thellësi të grykës së vullkanit, si në një hinkë të stërmadhe dhe shtresëzohet në rripa në ngjyrë të hapër të kaltër dhe të blertë. Nga disa pika të ngritura të atyre shtresave varen stalaktite të akullt të trashë sa një trup njeriu.
Shfaqja ishte madhështore dhe e frikshme. Në fund të kraterit nuk dukej madje as liqenthi i blertë, që e kam parë në krateret e vullkaneve të tjerë, që kaq qetësueshëm ndikojnë mbi nervat e lodhura të alpinistit.
Përreth nesh ishin vetëm trapet e akullit të ankoruar në shekuj, të kapur nga limani pa rrugëdalje.
Në largësi, diku nën këmbët tona, në mjegullën e butë, shtrihet një rrafshnaltë e gjerë, rrethuar nga male dhe kodra. Në mes të rrafshnaltës shkëlqejnë çatitë prej teneqeje të qytezës Moshi.
Por edhe këtë herë, shpërblimi për mundimet tona nuk qe ai që ne mund të shihnim nga sipër, por në ndjenjën në momentin e ngadhnjimit në luftën ndërmjet natyrës madhështore dhe asaj qënies së vockël që e quan me kaq shumë krenari veten njeri.
Mbi shtizën e metaltë në lidhëm disa flamurka. Së pari atë të Tanzanisë, shtetit në tokën e të cilit ndodhemi, nën të flamurkën e gjuhës ndërkombëatre Esperanto, gjuha që na lidhi bashkë në ekspeditë. Pastaj të tjerat sipas shtetësisë së antarëve të ekspeditës, jugosllav, polak, britanik dhe zviceran.
Pas një qendrimi një orësh mbi majën më të lartë të kontinentit afrikan, ne filluam zbritjen. Të them të drejtën, në vrapuam me të madhe tatëpjete, pa marrë parasysh se shtegu ishte me zigzage, që në përpjetë na e lehtësoi aq shumë ngjitjen. Dija që detyrën tonë e kryem plotësisht na entuziasmoi dhe njëkohësisht na bëri apatikë. U bëmë pa ndjenja sa me këmbë shtynim gurë që më pas rrokulliseshin me zhurmë në luginë. Të pandjenja ishim ndaj dridhjes së gjunjëve nga lodhja e skajshme dhe ndaj gishtave të këmbës të bëra tashmë plagë nga fërkimi me këpucët.
Kishte rëndësi vetëm sa më shpejt të shkonim në luginë e të pushonim.
Pasi mbërritëm te kasollja më e sipërme, pas një zbritje të zhurmëshme me vrap, na prisnin edhe tridhjetë kilometra ecje shumë e vështirë për kushtet që ndodheshim.. Me mundim të madh mbërritëm në vendin ku i kishim lënë automobilat dhe çadrat.
Të nesërmen, ndërsa po rrinim para çadrave tona në afërsi të qytezës Moshi, para vështrimit tim ngrihej Kilimanxharo në gjithë kthjelltësinë e vet, i larë nga drita e diellit mëngjesor.
Pranë nesh kalojnë njerëz me lëkura të errëta nga fisi Ҫaga.
- Xhambo, bvana! (Mirë dita zotëri)
- Xhambo, rafiki!- (Mirëdita mik)
Ata më sjellin ndërmend një legjendë për një mbret të dikurshëm të fisit të tyre, në kohët kur historia përzihej me legjendat. Tregohej se  mbreti kaq shumë e adhuronte mbulesën e bardhë të Kilimanxharos sa ai dërgoi një ekspeditë për të sjellë që andej aq “argjend” sa mund të bartnin. Nga një qind burrat këmbëzbathur dhe gjysmëlakuriq që u nisën në marshim, vetëm gjysma mbërriti te mbulesa prej akulli. Të tjerët u zhdukën nga të ftohtit dhe sëmundja e lartësive. Por ata që erdhën, i kishin mbushur koshat e tyre me thesarin e panjohur, që digjej kur e prekje, si zjarr.
Ata nisën zbritjen. Por, o bo bo! Duke iu afruar luginës, në koshat e tyre mbetej gjithnjë e më pak “argjend”. Para mbretit të të popullit Ҫaga të dërguarit e tij erdhën me koshat bosh, të mposhtur, të turpëruar. Thonë se mbreti kurrë nuk e mori vesh shkakun e kësaj disfate të të dërguarve të tij trima. Por atij i lindi mendimi filozofik, për pakutimshmërinë e synimeve për pasuri të largëta, të panjohura.

Në anë të fshatit, ku kaluam ne, një grup i hareshëm burrash dhe grash po kërcenin një valle në formë rrethi me shishe në duar dhe këndonin me zë të çjerrë. Ata këmbëngulën që edhe ne të pinim pak nga vera e tyre prej bananeje. Pastaj duke qeshur me zë të lartë na kapën për krahu dhe na tërhoqën në valle. Plagët e fërkimit në gishtrintë tanë dhe majisja e muskujve nuk na lejonin të tërhiqnim këmbët në valle. Por ata nuk falnin. Rregulli vlente edhe për ta në Afrikë: kush hyn në valle, duhet ta heqë vallen!
Re të bardha u tërhoqën para Kilimanxharos si një perde e dëndur, duke i venë pikë njërit nga episodet e mia në kontientin e zi.

Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj /  Përktheu: Bardhyl Selimi 11922910

Përktheu: Bardhyl Selimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Akulli i Kilimanxharos (Përjetime nga udhëtimet nëpër botë) - Tibor Sekelj / Përktheu: Bardhyl Selimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi
» Poezi nga Bardhyl Mezini
» ZËRAT E DETIT SHKASIN BUZË DRITËS / Poemë nga Bardhyl Maliqi
» Poezi nga Muhammad Shanazar / Përktheu në shqip Dr. Albana Alia
» Poezi nga Giovanni Pascoli / Përktheu në shqip : Sinan Vaka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: