Rrapo KëlliçiNjë degë e thyer dafineDedikuar poetit Rrapo KëlliçiPranverë dukej të vinte këtë vit
bashkë me lulet dhe mallin e poetit
Pranverë në shpirtin e endur harrakat
pas ëndrrash përhumbur qiellit të tymtë.
Ngjyrat e jetës tretur kreshtës bardhë
dhe mjegullës së fshehtë thinjur lartësish
tek i shenjti prag lindur shpresë plot
tek i shenjti prag tretur mallëngjim.
Pranverë dhe lule të ftohta Marsi
që kurrë si prekën dot duart thatime
një fjalë të vetme s'arrite ta thoje
për këngën e zogut turrur fluturim.
Dhe lisi plak varur në kodrinë
me kujën e gjonit netëve në vajtim
ti ike ashtu tinëz, hijesh psherëtimë
me të vetmin kujtim, një degë dafinë.
@sheleagron