Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Nexhi Baushi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Nexhi Baushi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Nexhi Baushi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Nexhi Baushi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Nexhi Baushi   Poezi nga Nexhi Baushi EmptyFri May 01, 2015 3:25 am

Poezi nga Nexhi Baushi 10425010

Poezi nga Nexhi Baushi




***


Dua me shputat e mia zbathur,
Të lë gjurmë, në cipë të tokës.
Me shpirtin tim të dëlirtë si ëndrra,
Të prek dashurinë,
Përtej horizontesh,
Përtej dhembjes,
Përtej ëndrrës,
Te vetja,
Brënda frymës.





Mos ndoshta.....!


Ajo mbrëmje na la,
Pak kush na pa të zënë përkrahu,
Kur perëndonte dielli i artë!
Nga dritarja e menduar vështroj
Nuancat blu të qiellit plot yje.
Ndërmend po e sillja atë moment
Me ndjenjën time të ndrydhur,
Dhe frikën që veç ai e dinte
Kur beftë një mendim më drodhi:
- Vallë, ku do të jetë tani?
Çfarë po mendon..?
Mos ndoshta.........?
Ah, nuk di ç'të them,
Shpesh më ndodh kështu,
Në heshtjet e zbrazëta,
Të natës së lodhur,
Vetmia ime e ndriçuar
Me dritë hëne mendon për të
Edhe pse sonte terri
Ma ka fshehur.





MALLIN E LIDHUR KOMB
VEÇ GOTA DO TA TRESË


(Kushtuar nënës)

Nënë më beso!
Në ëndrra gjithmonë më je perëndeshë
Mallin në grusht për ty po e mbledh
Ende më përvëlon i yti afsh
Në ëndrrat e bardha vitet m’i ledhaton.

O nënë! Më beso!
Unë akoma shumë etje kam
Hijen tënde lëndinave e mbledh
Si një dorëzonjë ngarkuar me vesë
Si trëndafilin që e doje në maj të çelur
Si një orkide të mermë në heshtje
Dhe malli im për ty
Ende ka aromë të freskët nëne

Nënë, moj! Më beso!
Nga lart si ëngjëll qiellor më vështron, e
Si varkë ngrihesh mbi dallgë
Mallin për ta shkundur
Si skifter i rrufeshëm folenë për ta mbrojtur.

E ëmbël më bëhet nata kur në ëndërr më vjen.
Si Perendeshë Hëne e ulur mbi fron
Ne përqark një tufë yje të zjarrtë.
E pavdekshmja nënë
Ti ende vdekjen s’po e pranon.

Kujtimet për ty, o nënë
Më beso!
Do t’i mbledh në grusht me fjongo të bardhe
Pranë gotës së përgjysmuar të jetës.

Errëtimet e jetës sate
Dhe mallin tim të lidhur komb
Veç loti do t’i tresë!





ZËRA TË POEZISË


***


Pas shiut të vrullshëm
dhe gjethja e fundit
nga dega ra.
Nën diellin vjeshtak
edhe këtë vit
zogjtë larg shtegëtuan


***


Kërmilli pin lotin e vesës,
i dehur më vështron
uji fërkon sytë me vale,
verbuar nga rrezja e mëngjesit


***


Mbi burimin sykaltër
shelgu harliset,
hëna veten gënjeu,
kur në pasqyrën e detit u pa.
Kur retë ju afruan,
vuri vellon e saj të bardhë,
të nusërojë nën qiellin e zbetë,
në lot u mbyt e dëshpëruar.
Kur retë u larguan
u zhyt në det
për të qëndruar larg qiellit,
që dot s’e pushtoi,
zambakët petalet ulën,
me valën u puthen,
qiellin xhelozuan.




Me Ekuinoksin!



Kur pranvera nis me ekuinoksin
Pemët harlisen e lulet lulojnë
Fryma dhe shpirti përulen ngadalë
Puthen me tokën që sekretet t’ua ruajë
Shpresën e rrokin me sytë e imagjinatës.
Vështrimin e hedhin me pafajësinë e Deas.
Me frymën mbajnë gjallë ëndrrat e jetës.
Të mund të shijohen me sytë e një vashe.
Si kënga e mjellave në dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Nexhi Baushi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Ylli Meçe
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: