Poezi nga Drita AdemiDo të bëhem dheAi vet është paqja.
Me yje, diell, dashuri e hanë përrreth
Me liri të paskajshme, t`gjatë ,t`gjerë.
Ndërsa unë? Unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarrë
kam buzeqeshje ,ëndërra, me zemër që pulsojnë rimë e hapa të pabindëshem.
Unë jam vesë
mekatare
jam kështu qysh se kam lind
e rrethueme me engjuj ,
ata kur t`duan më marrin, më qojnë lartë
me dashuri, me zjarrë, me fjalë,
dilema , malli, dashuria, dhimbja zjarri...
treten diku tjeter, si polen lulesh, ndoshta si ujvarë
veç trupi ka me u bë dhe!.
Sa shumëSa shumë të vdekur
Të palindur sa shumë
Dallgë që thyhen shkëmbinjëve,
Gjethe purpur ra përmbys
T`paharrum sa shumë… !
Ajr që digjet nga luftat
Jetna që ndiqen në ajr,
Duar të heshtura, sa shumë,
Dashuri të rrëzueme
E vajza flokfjetuna, sa shumë!
***Ndonjëhere e dua Plakun më shumë
ndonjëhere më shumë e dua Detin.
Ndonjëhere me vjen t`i kryqëzoj , Plakun, Detin
bashkë me Hemingway
për një Det, për një Plak të ri...
***Heshtim o vdekje heshtim
bëhemi gurë bashkë
të tretemi në agime t`bardha
atje ku cicërojnë Zogjtë e Diellit!
Përrallë/ Dialog
kurrë nuk i kam dasht retë, ato
Lidhen , lidhen…
si një kërthizë e pafat, pastaj vrasin pabesisht
dlirësinë e një dite me diell
foli mikja ime me shenjën X,
që bartëte me vete një kryq të lashtë
e kryqëzohej sa herë i vinte rendi…
Ngjitemi baladës, ne mund edhe të qeshim, janë vetëm trille,
I thashë,
amshimi mund të jetë edhe në një ditë Maji ndër cicërima
zogjsh, vetëm se nuk duhet të heshtim
në mes të ca lotëve deri atëherë … !
Të kujtojmë për shembull seriozitetin e fytyrave qelibare
pa u pyetur, pa kuptuar se si, kur e në ç`vend
madhërishëm u ndodhën para një akti të kryer
si lulet e mbuluara me vesë,
që presin rrezet e diellit për t`i dhënë kuptim zgjimit.
Preferoj qetësi…
Është vetëm një përrallë e ritreguar, e mira ime
nuk duhet ta marrim seriozisht…
dhe ashtu mbetet në kaptinën e një libri, diku në një arkiv
ku nata e udhët mbesin mbuluar me mjegullën
e ndërdijes njerëzore ,
ku dëgjohen vetëm ulërimat e ujqërve të uritur, e shenjat e reve që vrasin
apo tek-tuk ndonjë çast…
sa për të rifilluar…
Sa bukur, hëna ruan qetësinë e yjeve, e herë, herë qesh, me trillet që nuk ju dihet
fillimi as fundi…
andaj të flasim më mirë për gjërat që ende nuk janë zbuluar ,
e i shtrëngova dorën, i thashë…
e brishtë,
sikur bota të ishte e krijuar nga qelqi!
Jo jo janë ato, ato, tik-taket e zemrës që çahen nga dhimbjet e
trazuara…
do të bartë dhe unë atë që
shpirtrat veç ankth me vete bartin, hijeshinë e një kryqi
për të ritreguar
e herë herë qafën varin në minare me dashuri ,
për të dhuruar, për të falë
peshën e mëkateve, frikës, ankthit,
të asaj që kurrë nuk e kuptuan…!
MetamorfozeKam vendosur të hesht, e
Të shkruaj për një njeri
E për një tjetër që quhet luftë
Për ty, për vete,
Për atë Kala që kurrë nuk e ndërtuam.
Kam vendosur të shkruaj, të hesht…
E njëkohësisht të mos hesht, ju dua, e
Ju kam frikë…
Frikë…
Për ju, për vete, nga ju të gjithë…
Në heshtje, në paqe, në luftë,
Kam frikë se do të vdesim një ditë
Pa folur , në heshtje, pa u thënë…
Pa u njohur!
Ajo, e bardhë do të vijëErë e lehtë, atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoi,
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.
Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallnueshëm kohërave…
Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin ,në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.
Ajo ,do të vije e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoi
Ashtu lirëshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
E lindjes së Diellit.
LumturiaOh sa do të doja
Që sot e lumtur të isha
Pra, më e lumtur se sa ti
Por, kjo e vështirë është
Aspak e lehtë
Sepse ti mua më dukesh
Dhe më e lumtur se sa je.