Poezi nga Giovanni PascoliPërktheu në shqip : Sinan Vaka
A unagiovinetta – një vashë Mos thuaj ” unë e dashuroj atë këngëtar ”
të paktën mërmërit ” atë këngë e dua “.
Edhe të gjëmbaçit dëshiro lulen zjarr
por se shkurrja të josh , kurrë mos e thua.
Ajo vetë pqrligjet ‘ jam gjeja e trishtuar “,
pra merr trëndafilin shmang ferrën me duar.
2
Ju si qerpiket e mbrëmjes, të lodhur
Picëroni sytë me shpresën që ruan
në netët e trazuara duke ngrohur
zemrën që vuan .
Laguazza – Vesa Atje poshtë, nëpër natë, të ngutur,
tinguj zilesh dhe një shkrofëtimë .
Ende…ende nuk janë përskuqur
malet eremte.
Në qiellin me agullimë të flashkët
Yjet rrëzëllijne si të lodhur,
Ndihet një fëshfërimë e zvargët
në ajrin e ngopur.
Kush kalon nëpër rrugët me hije ?
Kush bëzan nëpër pragjet e ngrata ?
Askush. -Është vesa e bollshme që bie
mbi gjethet e thata.
Ka nisur dhe ende s’është ditë.
Duke shqyer qepallat e zbardhëllimit
fillon midis një koloriti të hirtë
pika e vesimit.
Në mes të mugëtirave qielli
ndonjë vrimë reve rindez e ndërkaq
reflekton tufeë rrezesh . Ah, dielli
pastaj mbyllet. Vetëm kaq.
L’incenso- Lajka Nëse bëjnë që unë të venitem, mëkatare
ideja se vityt tek mua më nuk gjen.
Unë vdes…dhe e dinin që jetoja lajkatare.
Me lavdërojnë ata ?!. por unë s’do të jem.
Nelcuore umano – Në zemrën njerëzore Mos u habit nëse në një zemër të paqartë,
se cilës i drejtohesh për provë ndjen të cëmbuar;
pas çdo guri që kthehet anës së mbraptë
ka një sfurk të helmuar.
Mos u habit nëse në një zemër të keqes shitur
dëgjon ngazëllim, një ritëm të shenjtë që vret…
Çdo qipariz me kurorën drejt qiellit të ngritur
ka folenë e vet.