Poezi nga Astrit Balliu***Sa më shumë t'ia mundosh
të thjeshtosh ne rrugën "jetë"
Dot'shohësh që do të përfundosh
në një labirinth t'vërtetë...!
PËRFYTYROJ !Shpesh përfytyroj duart e tim eti
duar të trasha,plot kallo mbushur
Që dhe ngricë e janarit jashte ia gjeti
dhe kurrë nuk i pashë ne xhepa futur.
E përfytyroj veshur me të reja
por më kot, veten i sigurt do gënjeja
E përfytyroj mbi divan te shtrirë
por më kot, nuk pati kurrë kohë të lirë.
Më vjen keq për të,si të mos lotoj?
Kur vuajtjet e tij rri edhe kujtoj
Më vjen keq se vdiq me zemer t'helmuar
s'arriti t'na shihte një ditë të gëzuar.
Dhe them se ka vdekur vetëm nga meraku
s'ish gjë i sëmurë, iu helmua gjaku
Tek rrinte punonte ditë edhe natë
dhe gjë s'siguronte përveç bukës thatë.
Më vjen keq për të
S'di si ta shpjegoj
Ndoshta kur të vdes
Atij t'ia tregoj.
***Është film pra...
që shpesh e kam parë
Kush nuk është plagosur
më thuaj,kur është ndarë ?
***Ka njerëz që vetëm flasin
Dhe një fjalë të hajrit s'e thonë
Ka që dëgjojnë dhe heshtin
Por,heshtja e tyre është jehonë...!
***Tek një stacion "ndaluam" ne
n'të njëjtin tren hypëm të dy
Por si u bë,ti kurrë s'më the
njëri për jug...tjetri n'veri...!
S'ËSHTË TURP TË FLASËSH SHQIP !Thjeshtë shqip,fol shqip
Kudo të jesh dhe me këdo
Fol shqip,rrezato dritë
Gjuhën e nënës mos e moho .
Shqip pra!Ku ka më mirë?
Zëri i shqipes të jehojë
Gjuhë e nënës,e dëlirë
Mbarë botës të kumbojë.
Shqip shprehu,shqip shtrëngo dorën
Përshëndet vetëm në shqip
Shqip edhe kur pyet për orën
Gjithçka bëje vetëm shqip.
Shqip pra!Shqiptar ti duku.
Por shqiptar i qytetëruar
Amanet nga Gjon Buzuku
Shqipja duhet trashëguar
Fol shqip kudo të jesh
S'është turp të flasësh jo!
Shprehu shqip me këdo të jesh
Turp është të fshihesh më beso !
Fol shqip,ndero Atdheun
Bëja nënës zemrën mal
Shqip pra! Kujto Skenderbeun
Që veç për shqipen ndjente mall !