Poezi lirike nga Pullumb AhmetiMOS MOS IK !Për ku je nisur ?
a s'më thua?
ecën tej e tronditur,
sytë përlotur,
shpirt trazuar,,
s'më dëgjove ç'far të thash?
pritmë mos ik,,
rruga gurë e shteg s'të lash
Mos,mos e fshij
pikëlotin nën qerpik
ra e faqes rrokulliset
përmbi buz vjen e gremiset,
Zbathur këmba shkel në gurë
zemëruar ke me mua
eh një fjal nuk ta thash kurr
zemra më thoshte , Të dua!
DY POETË FTOVASot në ditë maji Naimiane
dy poet pranë vatrës ftova
dy poet të gjuhës persiane
nga vdekja e gjumttë i zgjova
Thirra me zë e s'më dëgjuan
ulur këmbkryq po pinin verë
hapur librat mbajnë në duar
në të tyren muhabetin tjerrë.
Kuvendon Naimi me Omerin
në ëndra rubairash fluturojnë
si kuptoj përse flasin e qeshin
mua kaq shumë më mundojnë.
U kthye Naimi në shqipen gjuhë
miku poet pran vatrës dëgjonte
gurgullonin ujvarës vagjet lumë
tej lëndinave qengji blegëronte.
Embël derdhej melodioze gjuha
si zëri bilbilit pllajave nëpër blira
pinin verë e flisin vatrës me cupa
dëgjoja heshtur vargjeve në libra.
Koha ecte kalëronte me shekuj
më ikën pandjer e zë s'u dëgjova
vera mbeti vatrës pa pirë Dishepuj
ju thirrën e shkuat s'ju priste koha
Ju thirra vërtet sot ditës Naimiane
ditë e bilbilit ,këngëtari gjuhës shqipe
zëri i tij këndonte mes botës otomane
zemrave shqiptare hidhte rreze drite.
SHKËNDI QË NDEZI ZJARRENjë shkëndi shkrepi vetëm një shkëndi
shkrepi masatit zemër djegura eshke
ku syt e mi goditën strallin si çelik
zgjuan papritur vullkanfjeturin që djeg.
Flakëprushin shpërndave ,ku s'e di?
kokën ktheve sytë jo ti nuk m'i shqite
Ti shkëndi që ndeze shpirtit yllësit
zjarre le lëndines ndjenja pas të ndiqte.
Eh shkëndi zjarrprushëruarin ç'më ndeze
mos më ik kaptuar trembur si sorkadhe
s'ke ku vete lëndinës të kam ngritur leqe
kthehu, kthehu të pres buzagaz nazemadhe.
Fjala ime fllad mëngjesi të përshkoi trupin
më ndale pak tej dyzuar mbi lule trëndelinë
sytë vetëtimë filluan mendjen të më ngucnin
zjarrpërvëluarin shpirtidjegur flak për dashurinë.
LULET E BARDHANën lulet e bardha
të kam prit gjith natën
nga vesa un' mardha
ç'më fute mandatën.
Hodha syt mbi lule
mos tretur mes tyre
jo, nuk të besoja
se më flisnin yjet
Më erdhe mëngjesit
kapluar në gjumë
të shihja mes lulesh
lule kishte shumë.
Nje pikves mes syve
lulet ma dërguan
u bëra mes yjesh
ëndrat m'i larguan,
Nuk qe pik e vesës
s'e dërguan lulet
lot kristal i saj
mbi buz vjen e ulet.
Dorën përmes flokëve
të lagur nga vesa
futur si mes degëvel
lulen zgjodha desha.
Me arom të saj
trazuar me vesë
puthjen më dhuroi
puthje që të vdes.
Trazuar me lulet
në gji e mbështolla
puthjet zu ja ktheva
eh, buzëve të holla.
KJO NATË E ORËS SË VONËPo shikoj i vetëm sonte hyjnoren hënë
ngadale ecën mesnatës përplasur yjesive
rrezearta brenda dhomës drite i ka dhënë
dritartën derdhur në të tuat liqene te syve.
Të pres shkallëve mbuluar me trëndafila
dua të dëgjoj kërcitjen e takës mbi parket
të shof këmbën borëbardhe kur të ngrihet
fustanin e mëndafshtë kofshës kur rrëshqet.
Eja e dashur të shkelësh petaleve të purpurta
mesnatën e orës së vonë ta kalojmë bashke
gjaku i nxehtë kapilarëve të zbres buzëve të buta
te digjemi vash prushuar kurmesh deri në asht,
E ndjej se po vjen kunadhe nate sytë dritë
flladi natës së vonë më pruri aromën tënde
hëna mërzitur iku hapësirës të mbyllte sytë
u ndje leht kërcitje takës e degjoja me ëndje.
Kërcitja e derës rrënqethje trupit më lëshoi
lastarederdhura mbuluar kurmin me fustan
dritë e syve zemrës korac rrufe ra e drithëroi
vullkan shpërthyera pres kryeshkallëve pa fjalë.