Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Pullumb Ahmeti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Poezi nga Pullumb Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Pullumb Ahmeti   Poezi nga Pullumb Ahmeti EmptyFri Jan 15, 2016 9:08 am



Poezi nga Pullumb Ahmeti 12239410

Poezi nga Pullumb Ahmeti




SONTE,ME GOTË MBUSHUR


Mbusha sonte me verë
goten e kristaltë,
ballkonit, ulur e shifja menduar
përballë meje,
rrinte e qetë, një hënë e zbehtë,e paqtë
trembur yjet fshehur pas saj
me një tis resh janë mbuluar.

Disa gllënka vere të vjetër
harruar me tëngën e shpirtit
trazuar idhshëm në gotë,
i kisha hedhur për të pirë,
në cdo gllënkë,
një fjalë e jotja godiste pa mëshirë
shpirtin brenda si nata ma kishe nxirë.

E mbyt pija tëngën ,më the dikur
as mbahet mënd ajo kohë,
rënë rrebesh si pikat e shiut
e etur e piu pandalshëm kjo tokë,

E ç'faj ka bota që unë ta pija?
më ike si hëna fshehur dritës së diellit
e une sonte rri e shikoja
shikoja, udhët e largëta errurr qiellit.

E hëna pa fjalë u kthye e ra ne gotë
pimë -më tha- siç do pije buzën e vashës
ej, kush foli,nga erdhi ky zë, nga cila botë?
s'e di, mos vallë gota mblodhi sonte zërat e natës?

Hëna tej gotës iku e ra pa zhurmë
ra buzës së pyllit të dendur me pisha
e si s'u ndje një herë të vetme ,kurrë
une pija gllënka vere tëngën të mbysja.

Si hëna më ike dhe ti pa zhurmë
jo nuk të prisja si hënën çdo natë
nga pikat e verës gotën shtrydha unë
aty e shkrire mes tyre të fusja në gjak.

Te pika e fundit më erdhe papritur
e pive shpejt me afsh nga buza ime
ç'eshtë kjo furtunë që më ka goditur
komet derdhesh pas më prure vezullime.





SI SHPIRTI DHE KOHA


Koha më pa të mërzitur
më shikonte ngultas pa fjalë
s'më pyeti fare për ta ditur
retë shtrydhi e zuri të qajë.

Vallë koha kaq shpejt ku e mësoi?
Se shpirti kuvendonte me ëngjëjt tër mall,!?
sot me mua erdhi heshtur e lotoi
sytë thellë pa ku trishtim më kishin marrë.

Pika e shiut teposhtë faqes u trazua
me pikëlotin e brengave të mia
sa zbritën në mjekërhimtën e pa rruar
vështruan ngultas në bebëzat e mia.

Jetim qenkam? ,Pyeti pikëloti në të ikur
kur pika e shiut thirri mijra të tjerë
syri fshehtas,lotët, brenda i kish mbyllur
ndërkohë, pikat e shiut larg i çoi kjo erë.

Pushoi shiu e trishtimi syve u largua
brengat burgosa me çelës,shpirtit thellë
lart fshehur nga retë dielli u kujtua
me rrezengrohtën shpirtrat zuri ti çelë.





MONOPATI I JETËS



Rruga m'u duk e gjatë,
monopatit ku jeta udhëton
eksiplohej,dita bëhej natë
sa herë dielli hënën përqafon,

Hapat vendosja me kujdes
gurëve që gjeja monopatit
zhurmat lija pas në çdo kthes
ecja pandalur shtigjeve të fatit.

Trokita fatit përherë me drojë
se porta e Sazamit rrinte mbyllur
zemra cyste udhën të vazhdojë
zëri i saj thellë më vinte mbytur.

Hapin s'e ndala, i pabindur ecja tej
portën e Sezamit shpiti gjeti hapur
symëndjen monopatit të jetës kthej
lart dielli më buzëqeshte i kënaqur.

Troket tik taku i orës në ditët e mia
më rrëmben shpirtin valsit melodioz
sytë marrin flakë jetë merr dashuria
një vend i bëra vehtes në këtë botë.





FLUTURON MES ¨ËNDËRRIMEVE



Më erdhe mbështjellur flutur me panë ëndrrash
nga xhelozia mjegullës i thashë,të mbulojë yjet
si yll mes tyre vjen e gris tismjegullnajën e trash
ndjenjën më trazon kur pranë meje vjen e ulesh.

Ti botë përrallore mbushur me shpirtin ëngjëllor
ti dritë e dritës hënore ardhur përtej galaktikave
ti krahëlehta flutur e ëmbla bukuroshe e pa gojë
para teje nga ëndrat shpirtëndjellëse u mahnita.

Buza lindi qeshjen e pëcolli me shikimin hyjnor
erdhi hyri rrugëndjenjës,time shtruar jargavanë
çelur gonxhe burbuqe,buza për puthjen më fton
përse rri vështroj i ndrojtur, lidhur ç'far më mban?

Vërtet ëndrave udhëtoj a zgjuar jam këtë mëngjes?
mbi degë jasemini erdhe ëngjellore mu ule qetë
ti e ëmbla e mira e bukura flutur si lulja me vesë
tëndi shikim rreze drite diellore në shpirt më hedh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Pullumb Ahmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti
» Motive persiane nga Pullumb Ahmeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: