Poezi nga Pullumb Ahmeti
PETALE, PETALETa shtrova lëndinën plot në petale
erdhe u shtrive mes tyre zambak
të ndoqa si ylli natës s'mu ndave
më kot të kërkoja ti ishe në shtrat.
***
Këputur nga gonxhja petale praruar
shtrirë mes tyre më lbyre nga sytë
s'besoja veten në gjumë apo zgjuar
dora më kërkonte petalesh përndrit.
***
Ecën zjarit që të djeg nga brënda
ndezur prush s'di pse ti sa e duron
është vullkan që përcëllon zëmra
është erë e marrë shpirtrat trazon.
***
Nepërkë belholl rrëshqisje në zalle
buzën me puthje ma pickove rëndë
prej ëndrës reale gjumin më ndale
pranë shpirtit tim të hapa një vënd.
***
Petale mbi shtrat ty të kam shtruar
arompetal'lulesh mora në të tuat buzë
nepërkë dinake të mblodha në duar
helmëmjaltin e buzës e piva si burrë.
NË SHTRATIN E ËNDRAVENë shtratin e ëndrave të tua do të vi të futem
përkrah tyre do të endem hapësirave të paanë
s'e di nëse portat e liqeneve do më len të kridhem
të lundroj rrymave dallgngritura si një palombar .
***
Syri kundron i etur lëndinën brenda oazit dhomë
dritzbehtë e hënës të mbështjell me vello argjendi
tej lëndinpraruarës në hone gremisur zemra gëlon
ëndrash trazuar shpirtit eh zoti ç'deshi që mi mëndi?
***
Jo,s'jam grabitqar zemre i natës së orës së vone
poshtë dritares të vi e të këndoj me zërin e bilbilit
me agun e parë lëndinës dal lulet aromira kundroj
vesuar në afshputhjesh derdhur ëmbël prej delirit.
S'JAM XHELOZS'jam xheloz për ty o flutur
kur ndalesh lule më lule
të kundroj trupin e bukur
e ndjej buzën ku më puthe.
***
S'jam xheloz kur floku gjatë
mjegull që mbulon bregoret
e më shum më shton në ngas
në koshere ku rrinë si hojet.
***
S'jam xheloz po të kan dashur
nektarin e lulkuqes prush
përmbi buzën e përflakur
shum kan dash veç unë puth.
***
S'jam zheloz nëse të folën
fjalët mjegull ikin i merr era
dhe nga buzët fllade dolën
fllade që ti përcjell zemra.
***
S'jam xheloz e prap të dua
nga qerpiku të pikon vesa
margaritar mbledhur për mua
mjaltin e buzës tënde desha.
***
S'jam xheloz e jam xheloz
eh ta dish se sa të dua
pran shkon s'më ben nervoz
vargje nis për ty e shkruaj.