Motive persiane nga Pullumb AhmetiVERËN E BEKUAR PIJNË SI UJË***1**
Erdhi Omer Khajami e na gjeti duke pirë
e kë pra?,,ne,, këtu ku mijra vjet jetonim
e thirri fort me zë nga shpirti i tij i lirë
pini,, o njerëz pini verë e jetën të gëzoni
2**
Pini nga vera e kuqe gjaku i profetëve tanë
me gotën në dorë mes nesh vjen e më ulet
mbi buzët e dashurisë aty le të japim xhanë
me të bekuarën pije të kuqet buz le të puthen.
3**
Poeti i Persis së lashtë pse vall nuk e dinte?
se në vend të ujit në ahengje verë ne pinim
e mishin e pjekur në hell me duar ne e nduknim
si trupin e vashave sorkadhe lëndinave kur dilnim.
4**
E c'na kujton sonte në natën e kërshëndjellave
ku verën e kuqe pimë me vashat buzë më buzë
e shikon trup lastaret tona prush si shtojzovalle?
si zana të bukura ulur në prehër pijnë verën si ujë.
5**
Brenda verës hedhur në gotë arome trëndafili
që kur e pimë të mbushet shpirti zjarrë prush
e fort i marrim shtojzovallet e lozim si bandilli
verë u hedhim trupit ku zëm e pijmë me buzë.
6**
E përvëlim i prushit mbetur ne pore lëkure
i ndez ato si zjarri verës kashtën e grurit
kush stundohet prej nesh e të thotë kurrë
aty bëhemi robi i saj e lëm krenarin e burrit.
7**
Aty në ato rrëkeza ku vera gjen pak prehje
buzët pinë të etura e zjarrin dot se shuajnë
aty duar harlisur kurmeve kapemi për vdekje
aty gjirit prehemi e si qengja të urtë luajmë.
7**1/2
Pini verë të kuqe të bekuar nga profetët tanë
kurmit si sorkadh lëndinash ne le të bredhim
buzëve të derdhim dashurine e pirë si të marrë
bregorevet brenda trupharlisurave le të mgecim .
BISEDË NË ËNDRRA ME OMAR KHAJAMINAty në mes rreshtave te Rubairat
të nxora sonte të mora për dark
shishen me verë të dhashë që të pije
u ulëm këmbë kryq vatrës në oxhak.
Bisedova për qef me ty Omer Khajami
dy netë dimri ndan vatrës me prush
e folëm e folëm të dy e radhë s'linim
për vashat e ëmbla që puthnim në gushë.
Të thash poet i madh i Persis së largët
poet??unë jam thjesht një pik uji oqeani
po deshe të them se kemi poet penë artë
dhe kur flenë shpirti u buron gurrë mali.
Po,, kam poetë ,që pena kurrë s'u ndali
kam Driteroin,,eh sa shumë ty të ngjan
kur i thonë ti je plakur por ke zemër djali
ai pranë vatrës prushëruar, mendimet ndan.
Jo, të thote poeti Dritëroi, penë madhi,
trupi s'më mban por zemra është e re
sa herë merr penën mendohet gjenerali
urdhër u jep gërmave e mi vë në rresht.
Kam shumë poet shpirtin e kanë gurrë
kur shkruajn për emër jo nuk kan dert
e kur zën nga vargjet s'pushojne kurrë
qumështin gjirit pirë kan muzën e vërtet.
Kam shumë Omer khajami për të shkruar
se vargjet i mbajnë ne shpirt e jo në xhep
eh sa shumë dhe emrat s'u kam kujtuar
i këndojnë shpirtit dashuris vendit të vet.
S'i ndaj dot ,jo,poet persian i Rubairës
se poet lindin të mitë edhe kur qajnë
e rrugëve të botës nga ecin e barisin
e të rrafurat e zemrës kthejnë në varg.
E di që s'më beson Omer Khajami ,e di
se botës jemi shpërndarës dhe në farë
e lindin vargjet poetike thellë në shpirt
se janë të tërë lindur në gjak,, shqiptarë.
Eh Omer Khajam poeti ç'pate ku më vajte
shishen e verës të dehur netëve e pimë
pse më ike e më le mua në këto percatje?
pse të thash se këtu ka edhe më të mirë?
E poet e pimë verën hedhur në dy kupa
e ti në ëndrat e mia bëre rrugë të gjatë
kur u zgjova pranë oxhakut s'kisha çupa
por drutë bër prush mbuluar nga hiri thatë.
PSE ME IKE OMER
Pjesa e Dyte**1
Pse ike Omer Khajami hënëzës pas?
e shkove ndalove te ylli mëngjezit,
a pse hëna sonte ndriste më pak
a mos vallë puthjet tona të ndezin?
2
S'të ndaloj jo,Omer të shkosh te ylli yt
bëre mirë qe u largove nga dritë hëna
ne të dy skemi nevoj për dritë e kandil
se trupat digjen zjarr nga afshi brënda.
3
E mora vet gotën e qelqtë, poet i Persisë
verë të kuqe të hodha në buzë, leshverdhë
poshtë mjekrës rrodhi krua drejtë magjisë
ti më nise moj afshit kurmit që ta mbledh.
4
Gotën më kerkoi verën ta pinim bashkë
e mes buzëve një fije mish të pjekur vura
eh, Omer ç'ke? ik mos më shiko nga lart
në të bardhët gji të saj të pija verën, zura.
5
Të harrova e të kujtova disa herë poet
kur pija verën mes buzëve zjarr prushuar
kurmi saj dridhet në kurmin tim dallgëdet
sorkadh mali lëndinave të saj jam lëshuar.
6
Harrova, se s'të kisha lexuar poet i rubairave
se me leshverdhën rubairat vumë në punë
verën pinim me mish saçi përveshur buzëve
qeshnim e loznim me shpirtrat djegur furrë.
7
Të kujtova Omer poet i famshëm, të kujtova
ku me sorkadhen lëndinës ramë për gjumë
gotën verëplotë për ty e lashë se ngacmova
e di që nga lart na shikon e sna bën zhurmë
8
Me hënën vetullngrënë ike Omer, larguar
ku yllpraruari agimit hapi synë për të parë
ne të dy me carcafbardhin ishim mbuluar
e mengjesartit , syrit të diellit i ishim falë.