Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Rudina Muharremi Beja Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rudina Muharremi Beja   Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptyMon Oct 26, 2020 2:09 am


Poezi nga Rudina Muharremi Beja 52654410

Poezi nga Rudina Muharremi Beja



Tingull i kahershëm

Kur dritën për herë të parë prekim
me sytë ende pa shpëlarë
një engjëll veshur me të bardha,
vërtitet rrotull,
e nën magjinë e dhuruar të jetës
shkruan faqen tonë të parë.

Të fundit prap ka për ta shkruar
mes rrjedhjes kohë të përhershme
përpjekjes tonë për të ndalur,
mbi një gjethe peme,
pa zhurmë,
harresës që ther me teh,
trishtimit të një rrënqethje,
dashurisë së një buzëqeshje
apo drithërimës së një tingulli të kahershëm...



NDRYSHK!


Vijon të çirret rëra pa reshtur
plugje të hekurt kanë gjithmonë uri-etje
e duar të padukshme ujdisin netëve dantellat e deteve,
ndërsa mokra e sëmurë
Bluan pa pushim, bollgur...
Gërxhe e brigje pa fotosinteza,
shpalosur në pergamena
si trofe me vlera...

Ndërkohë pikëllimi tej thellon hone,
mjerimin gremis morisë së turmës
e territ që bie,
mbi shpinë i hedh një mal harresë...

Ka ftohtë një nënë,
sëpatën oborrit t'lagësht
e ha ndryshku!
Ka ikur i biri...
e një fëmijë që ka uri,
mjekërdridhur mezi mban një lot
që varet kërcënueshëm e më tremb
e me ca sy që shpojnë,
ndizen e lypin dije...

Njerëzia ...
ah, njerëzit,
Vëmendshëm vrojtojnë erën,
nga të kthejnë gunën...
Fali Zot, nuk dinë ç' bëjnë!



DILEMASH PËRKUNDUR


Kuptuam se s' jemi mosha që kemi,
as rrobat që veshim,
e as ajo që mundëm të mbledhim si milingonat që s'reshtin.

Po ç’jemi vallë?!
Ne, qenie të habitshme,
përkundur dilemash
Nga vijmë,
ku shkojmë,
këtij universi,
udhëtarë pa busull
thellësive të pambarimta,
kryqëzimeve të errta,
pragjeve të fshehta,
Mrekullish e misteresh,
ku vetëm një besim i sinqertë,
kurajoja për të gabuar,
përulësia për t'u kthyer mbrapsht,
ca libra, një grusht miqsh,
apo ndonjë këngë kënduar me zë të lartë,
mund të na shpëtojë e degdisë në harrim!



***

Nuk munda ta ndal lumin,
as erën,
e valës vrapin t' ia ndal s'munda,
Ndaj, ndalova vetë,
e lashë që gjithçka të ndodhë përreth,
pa u shqetësuar
Zoti, gjithmonë më ka befasuar me ç'më fsheh...!



PRAG APOKALIPSI


Lëngon toka, braktisur prej Zotit e dashurive,
rënë duarve të lakimve,
të paskrupullta e të padukshme,
që betejën e kanë humbur me ndërgjegjen
e sot luajnë një lojë të re me maska.

Një tis trishtimi mbulon horizontin
E ashtu shtrihet syve tanë,
pasqyrë e asaj që strukim në shpirt...

Rënkon dhe deti,
Nga vala e përjetshme përkundur piskamash...
Pa peshq e alga,
veç ujë që mbledh lumenj të njelmët,
e s'resht së lari mëkate!



Ëndërr


Sa e çuditshme,
ka kohë që më shfaqet e njëjta ëndërr e më luhat,
sikur mbi prehjen time
poshtë një selvie që qiellit zgjatet
udhën humbur verbërisë së gjumit,
shpupurit plisat e lule mbjellë,
lot vërshon,
dikush, që për së gjalli,
s'di në më ka dashur ndonjëherë...

Sa keq, që më pas ëndrra më braktis,
e mjergulla imazhin bitis...




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rudina Muharremi Beja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Rudina Muharremi Beja
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: