Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Rudina Muharremi Beja Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rudina Muharremi Beja   Poezi nga Rudina Muharremi Beja EmptyTue Aug 09, 2022 1:44 am


Poezi nga Rudina Muharremi Beja 28953810

Poezi nga Rudina Muharremi Beja


***

Gjithçka përreth merrte formë
pengesash...
Gji të lashtash, grami shtrinte rrënjë e gjethe,
Shtatin zgjatnin silueta të varfëra
me mistere të vockla,
ngutnin frymët e ankthshme
e ngjethshëm, zhvendosnin re.

Errnin praninë e kahershme të një rrezeje...

Fëshfëritën mendimet më të heshtura,
Tërsëlliu porta që hijet la jashtë,
e feksjes së agut,
ajo shkëlqeu më shumë...!


NDJENJË


Madhështia e ndjenjave,
zbriste me butësinë e çastit
për të mbështjellë tërë pluhurin e kozmosit,
për të ndezur vullkanët e shpirtit,
e fjalët e humbura nëpër erë
për t’i rrëzuar mbi fletë me një frymë!


Në tri kohë

Nganjëherë,
përhumbej hapësirave
rrokullisur plasaritjeve të së shkuarës
çelur stisjeve të stinëve të thata,
udhëkryqeve,
ku çdo kah qarkullimi është i errët,
e nganjëherë,
në tablonë e së ardhmes,
ku shkëlqimi i roztë në pëlhurë mezi shquhej,
penguar grisë së reve...

Në mes, qëndronte jeta,
Ajo e vërteta...

Çapitej ajo pa zë ndjesive,
agut gjymtyrët ende pa shpirë,
drita këmbën sapo vënë në shteg,
mëngjeseve, ku trëndafili i vesuar shkëlqente
e vështrimi i tij të mbetej mbi lëkurë,
rrezes që ngroh skajet më të fshehta të së tashmes,
ku lumturia flet përmes puhisë së erës,
e gjithçka përreth bëhet e bukur.


KAFSHIM I SIGURT

Çudi
se si lindja sjell me vete fillimin e udhës drejt fundit...
Kufijtë brenda të cilëve
mendja frikshëm ngutet të kundërshtojë
e nxiton të fshihet,
të fluturojë në një mijë drejtime
mbi krahë drithërues pëllumbash të bardhë,
larg me mijëra kilometra,
për të vrapuar drejt kafshimit të sigurt...


Aty pengoj mendimet

Gjarpëronte rruga kodrave të blerta
tutje rëndohej trafiku i makinave.

Zhvendoseshin njerëzit.

Kuiste babëzia mbërthyer nga angështia,
e emigrimi,
pragjet vijonte t’ i linte shkretë!

Mbrëmja zbriste përsëri magjepsëse,
erërat loznin me qepikët e hënës,
krahët mbyllte erashka e një shegu,
e zhurin lagte i njelmëti lot i nënës..

Ah si nuk çahet ky gjoksi im në dhimbje

Avitet mëngjesi me krahë cicërimash,
dallgët atje nuk i reshtin fjalët ...
A thua Zoti me dorë e vizatoi
mrekullinë që prishën të gjallët?!

Trishtimi im fanitej me muzgun,
rruga gjarpëruese që fshehte kujtimet,
hapat sa shpejt paskan ngutur vitet,
por kurthet s'i pasan hequr,
aty kaherë pengoj unë mendimet...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rudina Muharremi Beja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Rudina Muharremi Beja
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: