Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 Poezi nga Behare Daja Kasa EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  Poezi nga Behare Daja Kasa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 Poezi nga Behare Daja Kasa Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Behare Daja Kasa    Poezi nga Behare Daja Kasa EmptyTue Aug 09, 2022 11:21 pm


 Poezi nga Behare Daja Kasa 24187910

Poezi nga Behare Daja Kasa


Uni im

Unë vazhdoj të grindem me të tjerët,
Me ata që gënjeshtrën e kanë bijë të tyren.
Gënjejnë e në ninëz të syrit të shohin
E aspak nuk u bën përshtypje.

Unë vazhdoj të grindem me të tjerët,
Me ata që me mashtrimin flenë frymë më frymë.
Mëngjeseve ta servirin në filxhanë kafeje
E si pa të keq të buzëqeshin në fytyrë.

Unë vazhdoj të grindem me të tjerët,
Me ata, të ligjtë me shpirtin pa ngjyrë.
Me ata që dhimbja e tjetrit u kthehet në buzëqeshje
E vetë përbrenda ndrijnë.

Unë vazhdoj të grindem me të tjerët,
Grindem me shpirt me zonjën Pabesi.
Ndoshta Uni im s'i kapërdin këta njerëz
E s'i honeps të tilla padrejtësi.


Nxehtësi vere

Në këto ditë të nxehta që djegin si ethet,
Diellit për çudi s'i lëviz asnjë nerv
Orët e mbrëmjes s'ia joshin qerpikun
E aspak s'e tundojnë ta shtien në mëkat

Në rrugët e ngrata s'shihen kalimtarët,
Tek xhiron e radhës zgjatnin që me natë.
Dielli si orë e prishur mes qiellit ka ngecur
Dhe çastet bezdisshëm shtyjnë njëri -tjetrin ngadalë.

Veç mëngjesi na dërgon ca pikla vesimi
E si magjistar na huton me pak grimce freskie.
Por jo, për dreq nuk zgjasin çastet e bukura
E i nxehti shtrin krahët e plot epsh na përpin.


Nga cikli i lirikave për veten

Ka kohën që me pasqyrën i kam prishur marrëdhëniet...

...se aspak s'më buzëqesh më si më parë.
E pyes për veten dhe për dreq s'më përgjigjet,
-Ç'të duhet përgjigjja ime,- më thotë, - moj e marrë?

Dhe unë e lënduara s'e pres k'të përgjigje,
Sepse kurrë më parë s'e kam anashkaluar.
Çdo çast i buzëqeshja kur i dilja përpara,
A dhe syrin si çapkëne shpesh ia shkelja shpenguar.

Ka kohë që me pasqyrën i kam prishur marrëdhëniet,
E simotra nuk jemi më si më parë.
Tashmë kur shkëmbehemi shihemi veç me bisht të syrit,
Sepse ajo s'mi fsheh më rrudhat mbi sy e mbi ballë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Behare Daja Kasa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» Poezi nga Ganimete Thaçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: